Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sistemi bankar ndodhet në një fazë të ethshme shitblerjesh. Teksa bankat do të tentojnë të maksimizojnë përfitimet nga ky proces, punonjësit janë në ankth për vendet e punës.
Përthithja e Veneto nga Intesa Sanpaolo po çon drejt largimit 42 punonjës të stafit të Veneto, apo rreth 36% të totalit, ndërsa në Itali ata janë të mbrojtur nga Fondi i Solidaritetit. Kush duhet t?i mbrojë punonjësit shqiptarë? Reagimet e Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave
2018-a po rezulton një vit me shumë lëvizje në sistemin bankar. Në shtator, pritet që të përfundojë bashkimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA), me Banën Veneto, pas një procesi përthithjeje të ISBA në linjë me të njëjtën procedurë të bankave mëmë në Itali. Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI) ka blerë tashmë Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Albania), një proces që ka marrë miratimin e Bankës së Shqipërisë. Një tjetër bankë me kapital grek, Tirana Bank është në negociata finale për shitje dhe ka disa banka pretendente.
Banka Societe Generale ka nisur tashmë procedurën e shitjes, në linjë me strategjinë e bankës mëmë në Francë, për të hequr dorë nga rajoni. Hungarezët e OTP-së janë të interesuar për të hyrë në tregun shqiptar përmes blerjes së Societe Generale. Banka e Shqipërisë ka deklaruar së fundmi se interes për tregun shqiptar ka dhe banka e madhe italiane, UniCredit.
Teksa në afatin e gjatë, këto blerje dhe bashkime pritet të ndikojnë pozitivisht në sistemin bankar shqiptar, duke rritur eficiencën e tij, në afatin e shkurtër, këto lëvizje kanë rritur tensionin tek punonjësit e bankave, që mund të humbin vendet e punës nga blerjet ose përthithjet.
Në fund të vitit 2017, sistemi bankar kishte 6,894 punonjës, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, një numër që ka mbetur pothuajse i pandryshuar tre vitet e fundit, teksa bankat nuk po zgjeroheshin më. Tashmë ky numër pritet të reduktohet.
Të parët që po preken janë punonjësit e Bankës Veneto. Në maj të këtij viti, Divizioni i Degëve Ndërkombëtare të Intesa Sanpaolo i ka nisur një shkresë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bankës Veneto, ku e njofton se është miratuar shkrirja e dy bankave dhe në këtë proces, nga 115 punonjës të Veneto, 37 nuk do të jenë subjekt i ?pushimit kolektiv? dhe 78 punonjës do të jenë objekt i ?pushimit kolektiv?, që do të aktivizohet menjëherë pas miratimit të projektit të bashkimit nga Autoritetet Përkatëse (pas negociatave mësohet se ky numër është reduktuar aktualisht në 42).
Kjo shkresë ka shkaktuar reagimin e punonjësve, të cilët pretendojnë se në Itali, për punonjësit e Bankës Veneto nuk është ndjekur një praktikë e tillë dhe qeveria italiane ka garantuar në marrëveshjen e bashkimit mes Intesa dhe Veneto mbrojtjen e vendeve të punës.
Në një letër që një grup punonjësish i kanë dërguar guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ata pretendojë se nga bashkimi me përthithje i Bankës Veneto nga Intesa Sanpaolo nuk ka arsye të vlefshme ekonomike ose strukturore për të bazuar pushimin kolektiv të 78 punonjësve dhe për më tepër po preken vetëm punonjësit e njërës prej shoqërive të kontrolluara që do të bashkohen.
Në letër ndër të tjera thuhet: ?Ky proces bashkimi bankash u shoqërua edhe me një Plan Biznesi nga ana e Grupit Intesa Sanpaolo Bank ku edhe ne si bankë, me aksioner 100% Veneto Banca scpa, u vumë në dijeni nga ana e pronarëve të rinj të bankës, ku pjesa që është me interesante për ne punonjësit ishte statusi ynë kolektiv me punëdhënësin e ri, në këtë rast Intesa Sanapaolo Bank.
Në prononcimet e tij direkt pas këtij vendimi bashkimi bankash, proces me përthithje të dy bankave Veneto Banca scpa dhe Banca Popolare di Vicenza, z. Carlo Messina (Drejtor i Pergjithshem) i Intesa Sanpaolo Bank deklaroi ?mos-largimin nga puna të asnjë punonjësi të këtyre dy bankave, pa një dakordësi financiare mes paleve, për pasojë dëmshpërblim vullnetar?. Punonjësit i janë drejtuar edhe Qeverisë Shqiptare, por thonë se deri tani nuk kanë gjetu mbështetje.
Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, thotë për ?Monitor? se po ndjek me vëmendje çdo diskutim me Këshillin e Punëmarrësve të Veneto Bank dhe konsultimet me Ministrinë e linjës për arritjen e një marrëveshje të mundshme.
Ajo thotë se racionalizimi i punëmarrësve të agreguar, si pasojë e ristrukturimit të bankave që rezulton nga bashkimi, do të menaxhohet në përputhje me ligjin e punës të vendit dhe pasojat e bashkimit për punonjësit e Veneto Bank Albania do të burojnë në bazë të neneve 138, 139 dhe 139/1 të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë (lexo prononcimin e plotë në vijim).
Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave pranon se në rastet e bashkimeve të bankave teorikisht, nuk mund të përjashtojmë faktin që ekziston risku i shkurtimit të numrit të punonjësve. Edhe ai rekomandon që mbrojtja më e fortë e punonjësve është legjislacioni në fuqi.
Në Itali, punonjësit mbrohen nga Fondi i Solidaritetit, në Shqipëri nga Kodi i Punës
Në marrëveshjen e Bashkimit mes Veneto dhe Intesa Sanpaolo në Itali thuhet se integrimi i dy bankave dhe punonjësve të tyre do të bëhet pa pushime nga puna dhe vetëm përmes largimeve vullnetare. Por, kjo po ndodh vetëm në Itali. Në një prononcim zyrtar për ?Monitor?, zyra qendrore e marrëdhënieve ndërkombëtare e Grupit Intesa Sanpaolo, tha se punonjësit në Itali po përdorin instrumentin special të ?Fondit të Solidaritetit?, ndërsa në Shqipëri, një fond i tillë nuk ekziston dhe punonjësit janë subjekt i ligjeve specifike shqiptare, shkruan Monitor.
Më poshtë është prononcimi i plotë i Grupit Intesa Sanpaolo.
?Në fund të qershorit 2017, Intesa Sanpaolo bleu një pjesë të aksioneve të Bankës Veneto dhe Banca Popolare di Vicenza, të cilat Rregullatori i ka vënë në likuidimin administrativ të detyruar, me ndikim edhe tek të punësuarit.
Ligji italian parashikon mundësinë për të vijuar me pushimet kolektive, në rastet e riorganizimit të kompanisë. Por ka edhe instrumente të tjera të menaxhimit, në drejtim të reduktimit të personelit.
Në rastin konkret të Intesa Sanpaolo, përveç punonjësve në Itali që kishin kërkesa për pension, duke zgjidhur marrëveshjet e punës me qëllim daljen në pension, shumë punonjës të tjerë që nuk kishin kërkesa për pension, shfrytëzuan për këtë qëllim, instrumentin special të ?Fondit të Solidaritetit? të Sektorit të Kredisë.
Ky fond, i cili nuk parashikohet nga ligji shqiptar, financohet nga bankat dhe punonjësit. Fondi i mësipërm paguan një faturë të jashtëzakonshme mujore, për një periudhë të kufizuar kohore që u lejon punonjësve të arrijnë kërkesat e pensioneve të parashikuara nga ligji italian.
Grupi Intesa Sanpaolo konfirmon se, edhe në Shqipëri, do të respektojë ligjet ekzistuese shqiptare, duke gjetur edhe rezoluta të mëtejshme për të minimizuar ndikimin që rrjedh nga riorganizimi aktual. Brenda këtij konteksti, theksohet se iniciativat e miratuara nga grupi kanë mundësuar të reduktohet ndjeshëm numri i punonjësve të interesuar?, përfundon grupi Intesa Sanpaolo.
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave pranojnë që në Shqipëri nuk ka një mekanizëm që të mbrojë punonjësit, por marrëdhëniet e tyre rregullohen vetëm nga Kodi i Punës (lexo prononcimet në vijim të Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave).
Një incident është regjistruar në Kukës.Të dhënat e para fla...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga tri persona, nën akuzën e...
Një pushues është mbytur në plazhin e Porto Romanos, në Durr...
Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbye...
Profesori dhe analisti i njohur Agron Gjekmarkaj në një opin...
Pas votimit të projektligjit që i hap rrugë shembjes së godi...
E zgjedhur mes tymit dhe flakadanëve, Prokurorja e Përgjiths...
Ministri i Diasporës për Shqipërinë, Pandeli Majko ka bojkot...
Partia Demokratike ka rrëzuar skenarët për djegie mandatesh....
Gjyqtarët vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurive. M...
Pas sekuestrimit të 1 ton marijuanë në brigjet e Salentons, ...
Pas votimit të projektligjit që i hap rrugë shembjes së Teat...
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e...
Një trup i pajetë është gjendur mëngjesin e sotëm në plazhin...
Një sasi prej 1 ton marijuanë është sekuestruar në Lecce të ...
Një anije me 500 ton kripë të përzierë me qymyr është largua...
Një sasi prej 1 ton marijuanë është sekuestruar në Lecce të ...
Organet shtetërore do të nisin skanimin dhe kontrollin e det...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 7 k...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...