web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet kriza në PS?/ Xhafaj nxjerr "blof" Ramën

23 Qershor 2018, 18:03, Aktualitet CNA

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistë për DW, ka zbuluar se propozime për ngritjen e kampeve për refugjatët sirianë në Shqipëri nuk ka ardhur nga zyrtarë të BE-së, por është një propozim I bërë nga vetë qeveria shqiptare.

Sipas tij, propozimi është bërë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë përsipër të artikulojë propozimin, duke habitur edhe vetë gjermanët me idenë e shkarkimit të emigrantëve në vendin e tij.

Ndërsa është pyetur nga DW, ?Ka për momentin diskutime, dhe këtu është kërkuar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?

Deputeti gjerman është shprehur ?Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.?

Konfirmi se propozimi erdhi nga Fatmir Xhafaj bëhet edhe më i fortë në përgjigjen e radhës të deputetit gjerman, kur sqarohet se oferta e qeverisë shqiptare ishte serioze dhe se Komisioni Europian do të japë mbështetje financiare dhe logjistike për ngritjen e kampeve.

Por, kryeminstri Rama në mënyrë kategorike e ka mohuar një propozim të tillë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama e ka mohuar publikisht projektin e strehimit të emigrantëve në Shqipëri, një nismë që sipas deputetit gjerman, e ka kërkuar vetë Fatmir Xhafaj.

?Që kjo histori është po aq e vërtetë sa ç?është e vërtetë që Babalja është një hero popullor i luftës kundër kriminalitetit, kjo nuk ka diskutim! Që as nuk e ka çuar askush nëpër mend të mbledhë 600 mijë refugjatë për t?i sjellë në Shqipëri, kjo nuk do as mend as kalem, po nga ana tjetër, është njëqind përqind e sigurtë se asnjëherë dhe askund, asnjeri nuk i ka kërkuar Shqipërisë, as zyrtarisht as me shaka, që të bëhet megapikë grumbullimi e refugjatëve të importuar nga tërë Europa! Që edhe sikur, ta zemë për një moment, se dikush në Europë do të çmendet e do të na e kërkojë një gjë të tillë, ne nuk mundet veçse ta refuzojmë me keqardhje të mirësjellshme, as kjo nuk ka se si të dojë diskutim.?-shkruante Rama në postimin e tij.

Rama e mohon dhe nga ana tjetër deputeti gjerman deklaron se është propozuar nga Xhafaj.

Pas publikimit të këtyre deklaratave, kuptohet qartë që ose në PS është thelluar kriza dhe ministri Xhafaj nuk po i bindet Ramës, ose  Rama ka urdhëruar vetë ministrin e tij që të bëjë një propozim të tillë dhe ky skandal tentohet të mbahet i fshehtë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga