Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e këtyre vendeve gjenden në pozicione të kundërta. Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq takohen nesër datë 24 qershor në Bruksel, në ?fazën finale? të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Para takimit presidenti Thaçi ka folur për domosdoshmërinë e definimit të sovranitetit territorial të Kosovës. Ndërsa Vuçiq flet për një luftë për mbrojtjen e interesave serbe. Bashkimi Evropian paraqitet neutral.
Parlamenti i Kosovës nuk i ka dhënë mandatin presidentit Thaçi që ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog dhe të negociojë me Serbinë.
Ndërkohë që palët kanë bllokuar edhe të ashtuquajturin dialog teknik, sepse Prishtina nuk do të bisedojë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa u realizuar marrëveshjet e tjera, ndër to edhe ajo për energjinë.
Ndaj nuk befason as deklarata e përfaqësuesit serb në dialog, Marko Gjuriq se nga dialogu ?nuk pret asgjë?.
Nuk ka pritje konkrete
?Nuk pres asgjë nga këto bisedime. Nëse shikoni deklaratat e tmerrshme të Thaçit, Hotit dhe Hoxhajt, kur flasin për Kosovën si territor të tyre, ndërkohë që asnjë milimetër nuk është i tyre, atëherë e keni të qartë se nuk janë të gatshëm për kompromis dhe dialog. Ndaj nuk presim asgjë?, thotë Gjuriq.
Gjatë gjithë kohës së dialogut, palët kanë pasur qëndrime të kundërta për statusin e Kosovës. Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshime edhe për Marrëveshjen e Brukselit. BE-ja nuk është përzier dhe nuk ka shpjeguar esencën e marrëveshjes, të cilat janë interpretuar në forma të ndryshme nga palët. Ndaj as pesë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, ajo nuk është zbatuar në tërësi.
Në këto kushte shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka nisur bisedimet që duhet të rezultojnë me normalizimin e raporteve, më së largu gjatë vitit të ardhshëm.
Përveç këtij përcaktimi kohor, ndërmjetësuesit nuk kanë përcaktuar asgjë tjetër lidhur me përbërjen e marrëveshjes eventuale përfundimtare.
Temat e bisedimeve
Me 24 qershor Thaçi dhe Vuçiq do të bisedojnë për gjendjen aktuale, nivelin e marrëveshjeve të zbatuara dhe obligimet e tyre. Të njëjtat tema janë trajtuar edhe në takimin e tyre të fundit, para tre muajsh. Mogherini pati deklaruar se palët duhet të përparojnë më shpejt drejt realizimit të marrëveshjeve. Ndërkohë që kohët e fundit ka pasur deklarata edhe më të ashpra mes palëve. Por janë shtuar mendimet se BE duhet të rishikojë seriozisht gjendjen në terren.
Me rëndësi është të thuhet se ky takim mbahet në një moment të rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Pas takimit të fundit Mogherini tha se palët duhet të arrijnë përparime, por ndërkohë Prishtina dhe Beogradi në rrugën e tyre të integrimit në BE, po përballen edhe me rezervat e disa vendeve anëtare. Franca, Holanda dhe disa vende të tjera ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE dhe fillimin e negociatave me Tiranën apo Shkupin.
Javën që vjen do të mbahet edhe samiti i BE ku do të dihet nëse ky proces do të vazhdojë apo jo. Ndërkohë që këtë të diel mbahet edhe samiti i disa vendeve të BE-së për çështjen e migracionit. Gjermania dhe kancelarja Merkel janë nën presionin kohor, që sa më parë të gjendet një zgjidhje që do të zbuste mosmarrëveshjet në koalicionin qeveritar. /DW/
Këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, Ilir Kulla...
Në një varrezë të lashtë u gjet diçka e pazakontë, në pllaka...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se në Samitin që p...
Në kuadër të turit të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama ...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e sheh shumë të vështi...
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar pasditen e sotme një t...
Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 është propozuar zbatimi i...
Policia turke ka arrestuar 14 anëtarë të dyshuar të grupit t...
28 vjeçarja gjermane, Sophia Loesche, ish presidente e të ri...
Pala kosovare është duke shkuar në takimin e Brukselit, që d...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Policia Rrugore e Tiranës godet një rast të “mitdhënies”, du...
Prej disa kohësh kryefjalë e akuzave të Partisë Demokratike ...
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur d...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ende pa rezultate Vetingu në Policinë e Shtetit.Që në nisje ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë...
Nesër votuesit turq do të shkojnë përpara kutive të votimit ...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar s...
CDU i thotë Po Shqipërisë për negociatat, megjithatë pas kës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...