Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
CDU i thotë Po Shqipërisë për negociatat, megjithatë pas kësaj vjen “por”, thotë deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistë për DW. Ai e sheh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.
Ndërsa referuar procesit të Vettingut, zyrtari gjerman tha se ?ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave?.
Po ashtu ai tha se ?Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë?.
DW: Kemi një situatë të vështirë tani për Bashkimin Europian. Në këtë kontekst diskutohet edhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Pse është relevante Shqipëria?
Johann Wadephul: Shqipëria ka rëndësi dhe as më pak e as më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me të cilat Gjermania ndjehet shumë e lidhur. Deklatat e Selanikut ne i kemi parë seriozisht dhe jemi të bindur se këto vende janë pjesë bërthamë e Europës dhe se ne edhe premtimet që kemi bërë nga ana europiane duhet t’i mbajmë, edhe sepse konfliktet brenda jugosllave siç i kemi parë në vitet 90-të mund të rindizen në çdo kohë, e një proces i integrimit dhe anëtarësimit, siç ka ndodhur pjesërisht, pikërisht këto i çtensionon, prandaj kemi edhe një motivim të dyfishtë që të tregohet kujdes për këto vende.
Rekomandimi i grupeve parlamentare, CDU/CSU është formuluar me një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave duke përcaktuar qartë edhe hapat e mëtejshëm, si e komentoni ju?
Kemi nevojë për një vendim të Bundestagut. Këtë ne e kemi përgatitur prej vitesh dhe me shumë kujdes, ashtu si edhe për Serbinë. Në rastin e të dy vendeve, Bundestagu merr një vendim dhe qeveria gjermane që ka kontakt të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare ka kërkuar të dijë se çfarë është e rëndësishme për ne. E rëndësishme për ne është që të themi Po, por edhe?Pra po, duhet të fillohet me bisedimet për negociatat, por?
Cilat janë këto ?por”?
Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE. Këto janë tri fusha ku ne themi se Komisioni që zhvillon bisedime i ngarkuar nga BE duhet t’i shohë me vëmendje.
Në javët e fundit ndërkohë që përgatitej ky vendim kishte diskutime e zëra kritikë mjaft konkretë brenda CDU-së, ndërkohë që Partia Socialdemokrate ndoqi një kurs më të butë. Si e shihni këtë?
Ne ndjekim të njëjtat norma. Edhe në rastin e Maqedonisë, kur qeveriste partia partnere, VMRO-DPMNE ne kemi vendosur po ashtu kritere të qarta se çfarë duhej të bëhej në Maqedoni. Të njëjtat kritere europiane vlejnë edhe për Shqipërinë e këto kërkojmë që të zbatohen, pavarësisht se kush është në qeveri. Por kur ne regjistrojmë, se prej vitesh duhej të kryhej një reformë zgjedhore, dhe OSBE për shembull e ka thënë qartë, se cilat janë kriteret, unë pyes veten, pse kjo nuk bëhet. Ose kur prej kohësh flitet se duhet bërë një proces vetingu në sistemin e drejtësisë, janë 800 persona, por deri më tani janë verifikuar vetëm një grusht njerëzish, – unë shtroj pyetjen sa seriozisht është zhvilluar ky proces deri më tani në Shqipëri. Nuk ka të bëjë me përkatësi partiake, por me kriteret që ne presim që të respektohen. E nëse Europa e merr seriozisht, duhet që të plotësohen kriteret e rëndësishme për bashkëjetesën mes vendeve në BE.
Një person që u vendos në qendër të kritikave është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, zoti Fatmir Xhafaj. Ju keni kërkuar në disa intervista shumë konkretisht, që ai duhet të përballet me akuzat, deri edhe dorëheqjen e tij. Të enjten zoti Xhafaj u takua me ministrin e Brendshëm gjerman, zotin Horst Seehofer. Më pas ai shkroi se gjithçka u zhvillua në konsesus të plotë. U vendos paqja?
Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.
Ka pasur edhe politikanë gjermanë që kanë thënë se nuk duhet të flasim kolektivisht, sepse akuzat janë drejtuar kundër vëllait të tij?
Po sigurisht, kjo është e drejtë, unë nuk jam instancë gjyqësore që jap një vendim për këtë, por ju i referoheni një sekretari shteti gjerman dhe unë jam pak i habitur, që një anëtar i qeverisë t’i parashtrojë parlamentit se ç’duhet të bëjë dhe këtë ne nuk do ta pranojmë.
Ka për momentin diskutime, dhe këtu është i kërkuar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azikërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?
Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.
Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE-së, por brenda Europës. Janë më shumë teza se sa gjëra konkrete, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë?
Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë./ DW
Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlame...
Reshjet e dendura të shiut gjatë mesditës së djeshme shkaktu...
Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeministri Ra...
Gjatë vizitës në Berlin, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thyen heshtjen. Rret...
Ish-kryeministri Berisha vijon publikimin e denoncimeve të q...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive...
Shqipëria po zien nga debati mbi çeljen e negociatave. Dhe k...
Policia Rrugore ka arrestuar 3 shtetas si dhe ka proceduar ...
Zyrtari i lartë i LDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se nëse asoca...
Është mbyllur raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e ...
Kryeministri Rama ditën e sotme është pritur me protesta në ...
Është ndarë nga jeta shkrimtari i mirënjohur, Loni Papa.Dram...
Pas videos së publikuar ku kryeministri Edi Rama dëgjohet du...
Nata që kemi lënë pas ka qenë e mbushur me rrufe, vetëtima e...
Ura e Drojës në Mamurras, e cila është shembur prej muajsh e...
Shqiptarët po orientohen gjithmonë e më shumë drejt kontrata...
PD nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi ka reaguar për shkar...
Pas përfundimit të ndeshjes, ku Zvicra ka mundur Serbinë me ...
Prokurorja Amanda Xhaferri, vitin që shkoi tronditi opinioni...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...