"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
1.5 milionë euro për pyllëzimin do të jepen përmes grantit të dytë të Shërbimeve Mjedisore, aplikimet për të cilin do të celen gjatë muajit korrik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi se projekti shkon në përputhje me politikat e Ministrisë së Mjedisit, për forcimin e pyjeve në vendin tonë duke kontribuar në realizimin e objektivit për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020.
?Pyjet janë një potencial i madh ekonomik dhe planet e pyllëzimit duhet të shihen në fuksion të komunitetit?- tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit i cili shtoi gjithashtu se me mbështetjen e Bankës Botërore, do të realizohet edhe inventarizimi i pyjeve për të shkuar më tej edhe në një projekt tjetër për sistemin e numërimit të pemëve.
Ministri Klosi tha se ka ardhur koha e politikave më të forta për menaxhimin e pyjeve, për edukimin mjedisor që nga bankat e shkollave me krijimin e kurorave të gjelbra në cdo shkollë, duke kaluar te bizneset, te të gjithë ata që ndotin mjedisin dhe që duhet të mbjellin pemë në bashkëpunim me bashkitë.
Nga ana e tij, ministri Peleshi theksoi rëndësinë e këtij granti të dytë për shërbimet mjedisore duke theksuar se mjedisi dhe bujqësia kanë shumë pika takimi dhe se projekte të tilla janë mundësi mjaft të mira për fermerët.
Në aktivitetin informues për thirrjen e dytë të aplikimeve për Shërbimet Mjedisore , të zhvilluar në Universitetin Bujqësor, ishte e pranishme edhe Drejtore e Bankës Botërore në Shqipëri, Znj. Maryam Salim, Drejtore e përgjithshme e AZHBR, Znj. Frida Krifca. Në dallim nga thirrja e parë, 70% e fondit prej 2.3 milionë euro do të shkojë në favor të pyllëzimit për të qenë në koherencë me vizionin e qeverisë shqiptare për të shtuar sipërfaqe të gjelbra dhe 30% e fondit për aktivitete si, do të jenë për masat parandaluese ndaj fenomeneve të erozionit, lera uji për bagëtinë, etj
Projekti është mbështetur financiarisht nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Fjala e ministrit Klosi
Projekti që sot është në fazën e dytë, është një projekt që shkon në përputhje me politikat e Ministrisë së Mjedisit, për forcimin e pyjeve në vendin tonë politika. Ne kemi pasur diskutime pothuajse me të gjithë profesoriatin e universitetit , kemi pasur diskutime me përfaqësues dhe ekspertë të Bankës Botërore,se cfarë duhet të bëjmë me pyjet në Shqipëri. A e kemi situatën e pyjeve në vend aty ku duhet apo jemi ehe në kuadër të politikave për pyjet akoma në një fazë tranzicioni. në fazë tranzicioni e cila nuk përcakton qartë se kush janë poseduesit e pyjeve, cilat janë kompetencat e pushtetit lokal dhe qendror, cilat janë raportet ndërmjet pyjeve private dhe shtetërore, cilat janë raportet ndërmjet investime dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve. këto biseda ne I kemi bërë shpesh me profesorët, por realisht ne kemi nevojë që ky të jetë një opinion publik, të jetë një vendim i profesionistë, akademikëve studentëve, fermerëve dhe njerëzve që jetojnë me pyllin. dhe në këtë pikë mendojnë se te Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, akademikët të gjejnë një partner strategjik, në mendim dhe në implementim.
Edhe në kuadër të filozofisë së re ku pyjet janë tashmë pronë e pushteti lokal dhe janë në një raport ndërmjet pyjeve private dhe shtetërore akoma të paspecifikuara ashtu sic duhet ne kemi nevojë për njerëz më terren, intelektualë që kanë jetuar me pyjet dhe iduan, dhe që dinë si t?i mbrojnë pyjet. Pyjet janë një nga asetet më të forta ekonomike në vendin tonë. janë 60-70% e sipërfaqes së vendit. Kemi 18% sipërfaqe zona të mbrojtura , të cilat janë në masën më të madhe janë pyje. Si jemi ne me politikat e kësaj pasurie të madhe kombëtare? Kam frikë të them që nga kjo kohë që jam në drejtim të kësaj ministrie që të gjej politika të pastra, dhe të qarta sesi mund të shndërrohen pyjet në një mekanizëm ekonomik për qyetarët. dhe për këtë projekt ne kemi pasur shumë debate. A duhet të shkojnë gjithë këto para që në fazën e parë vetëm për rehabilitimin e situatës në të cilën jemi, a duhet të shkojnë shumë më shumë në njerëz dhe në pemë? Dhe në debatin për më shumë pemë edhe pse pemët janë të rëndësishme për ekononinë e vendit, të kemi mundësi që pjesë e këtyre investimeve të jenë politikat për një koncept tjetër të pemës, jo vetëm si një bukuri që e kemi dhe ta ruajmë por edhe si përfitim ekonomik, për njerëzit që i mbjellin, për komunitetet që i kultivojnë edhe për komunitetet që duhet të kenë përfitime nga mbjellja e këtyre pemëve. Ky është debati që ne kemi kryesor me grupet e punet ku janë përfshirë shumë njerëz të shquar të kësaj fushe. 6 muaj më parë ne kemi lancuar projektin ?Clean&Green 2020? që kur e thamë, shumë e panë me habi.
Si ka mundësi që brenda këtij projekti ne ta bëjmë Shqipërinë një nga vendet më të gjelbëruara në rajon dhe deri në fund të vitit 2020 ne të mbjellim 20 milionë e 200 mijë pemë. Dhe shumë filluan të shprehnin mosbesim, por faktet janë kokëforta. Ne në Shqipëri mbjellim shumë pemë por që nuk janë vetëm pemë në pyje, por janë dekorative dhe më shumë se kaq janë pemë që prodhojnë fruta. Ne kemi shumë mundësi që brenda harkut kohor të 4 sezoneve të mbjelljes ne të kemi mundësi që të mbjellim 20 milionë e 200 mijë pemë të cilat duhet të jenë në masën më të madhe pemë frutore, edhe pemë të egra në pyje por që kanë arsye përse komuniteti duhet t?i mbrojë dhe kultivojë dhe të përfitojë. Kemi shumë lloje pemësh të cilat edhe pse rriten në natyrë me kujdesin e individit mund të shndërrohen në një potencial ekonomik të madh. Kur flasim për pemët flasim për të gjithë gamën e pemëve, dhe ne kemi mundësi të mbjellim më shumë se 20 milionë e 200 mijë pemë në Shqipëri.
Me mbështetjen e Bankës Botërore ne do të shkojmë në një projekt më të gjerë sic është edhe krijimi i hartave për të gjitha zonat me pyje, por do të bëjmë më shumë se kaq, në një projekt që po e përgatisim për të krijuar një algoritëm për t?i vendosur cdo peme në Shqipëri një numër të caktuar, për të pasur mundësi që edhe kur bëjmë politika edhe ku flasim për mbrojtje apo shfrytëzim të pemëve, ne të kemi përgjegjësi. Ka ardhur koha që të flasim hapur, qe ne na duhen politika shumë të forta për menaxhimin e strukturave pyjore, politika shumë të forta për edukimin mjedisor që nga bankat e shkollave me krijimin e kurorave të gjelbra në cdo shkollë, duke kaluar te bizneset, te të gjithë ata që ndotin mjedisin, duke folur me kryetarët e bashkive se ku dhe cfarë pemësh do të mbjellin dhe duke folur me ekspertët e fushës.
Brenda projektit që ne po lancojmë sot, ne kemi shumë mundësi që me atë pjesë të fondeve që janë për implementimin në terren jo vetëm të mbjellim pemë e të bëjmë rehabilitim por më shumë se kaq të japim modele suksesi, se cfarë do të thotë të mbjellë gështenjën e egër, blirin, apo pemë që shumë shpejt prodhojnë, ekoonomi për atë komunitet .
Unë mendoj se ka ikur koha që të mund të jetë një forcë madhore që të na ruajë mjedisin, duhet të jemi të gjithë së bashku edhe në këto përpjekje me mbështetjen e Bankës Botërore, projekti i të cilës do të shpresoja shumë që të implementohet aty ku duhet dhe sic duhet dhe të kemi mundësi që nga këto projekte në të marrim më të mirën Jam shumë i bindur që kur të jetë dita e pemëve në vitin 2020 ne do të kemi mbjellë edhe më shumë se 20 milionë e 200 mijë pemë.
Policia Kufitare e Hanit të Hotit Shkodër ka vënë në pranga ...
Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”, në audio-p...
Nga Agron GJEKMARKAJ*Tepër potere, zhurmë, fjalë, projekte, ...
Kohë më parë Partia Demokratike nisi një aksion me denoncime...
Në Shqipëri po shfaqet “sëmundja e pestë”. Ky është alarmi q...
Teatri Kombëtar vijon të mbetet tema më e nxehtë në debatin ...
Rama deklaroi dje në dëgjesën me operatorët turistikë në Du...
CNA.al, për disa ditë radhazi ka denoncuar genocidin e Bash...
Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ditë pas...
Me 9 maj 2018, në krye të Prokurorisë së Krime të Rënda Krue...
Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë është shoqërua...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka r...
Prokurori i Apelit, Gentjan Trenova është shkarkuar sot nga ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka shprehur shqetës...
Imami Elvis Naçi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në med...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Disa javë më parë, Partia Demokratike dhe opozita filloi të ...
Gjyqtarë-sheikë vetëm në Shqipëri gjejmë. S’ka Vetting që i ...
Përplasjet ndërmjet deputetëve në Komisionin e Medias ditën ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë vendimin për pr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...