Skandali/ Korrupsioni i qeverisë "mbyt" televizionet kombëtare
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka sulmuar d...
Nga Agron GJEKMARKAJ
*Dje në Tiranë u luajt farsa e radhës për atë që nuk do duhej të diskutohej kurrë ? shembjen e Teatrit Kombëtar! Ndër ne, të grabisin dhe duan të të mbushin mendjen se po të bëjnë një dhuratë! Të tallin dhe duan të të bindin se po të marrin seriozisht! Të poshtërojnë dhe këtë e bëjnë duke të të përqafuar. Synohet e pazakonshmja dhe ajo na paraqitet si mrekulli! Gënjeshtra të ofrohet si favor e shpëtim.
Kërcënimi ambalazhohet si dëgjesë. Njerëzit e pushtetit, Rama, Kumbaro, Veliaj me një zell i janë vërsulur truallit të Teatrit Kombëtar dhe disa mijëra metrave për t?ia falur privatit, që do të ndërtojë kulla. Kjo përpjekje mund të krahasohet veç me zellin e vitit 1967 për të shkatërruar objektet e kultit. Asokohe gjithë sa bëhej për ideologji, tani si projekt mafioz. Qendra e qytetit të Tiranës falet me ligj se kinse shteti shqiptar nuk paska ca milionë euro për të ndërtuar apo restauruar një teatër të ri! Kush e beson këtë?!
Askush! Por pikërisht për këtë arsye, treshja Rama-Veliaj-Kumbaro e synojnë këtë nëpërmjet dëshmive me kamera! Teoritë moderne të komunikimit kanë shpikur një rregull të diskutueshëm. Një gjë të pamundur që ta bësh të mundur ekspozoje sa më tepër, bëje pjesë të debatit publik, shtrije në kohë derisa kundërshtarët të lodhen e të dekurajohen. Në këtë mënyrë, Rama po tërheq nga pas militantët e tij. Në fakt, ai e ka politizuar këtë synim, të cilin do ta bashkëndajë me deputetët e tij i ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të aktit.
Një fjalë e urtë italiane, ?të bësh dylberin me të prapmet e të tjerëve? i shkon për shtat kësaj situate. Habi përbën fakti se ai nuk ndalet në këtë sipërmarrje. Të lind dyshimi mos është i shtrënguar ta bëjë për rrethana që ne s?i dimë, por që mund të hamendësojmë se janë të shëmtuara e korruptive. Politikanët e PS, deputetët e saj shumë herë mund të kenë gabuar në kokë të vet, kësaj here po gabojnë me kokën e Ramës. Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro kanë detyrën më të vështirë në këtë vetëposhtërim. Një zot e di pse duhet të shkojë njeriu deri këtu?
Kaq shumë të denatyroka pushteti dhe nevoja për një karrige? E kisha ndarë mendjen të mos merresha disa kohë me Erion Veliajn se ndihesha i vetmuar në kritikat e mia, por edhe pse sindromi mediatik se ai po bën ndonjë punë më ishte mbjellë në kokë si pemët e tij në qytet. Ndaj thashë të bëj pak pushim. Po Erioni s?të lë. Ai s?ka mëshirë ndaj vetes e as ndaj nesh. Ndonëse e ka njëfarë moshe e po bëhet baba, ai e urren seriozitetin, por mungesën e tij e imponon seriozisht me të gjitha mediat e Tiranës nga pas. Dje, në takim me artistët, aktori ishte ai. Klouni ishte ai. Por askush nuk qeshi.
Para aktorëve ai luajti mjerisht. U mundua t?i mashtrojë, t?i joshë, t?i miklojë. Ndonëse mbi aktorët e vërtetë këto kanë qenë ditë të vështira, ku janë përballur me fyerje e shantazhe, ata qëlluan në shenjë, pikërisht aty ku nuk arritën vezët e të rinjve të PD! Dje Erioni ishte zëdhënës i oligarkëve dhe jo kryetar i Bashkisë së Tiranës. As diktatura nuk ka pasur kaq zell kundër artistëve sa kjo qeveri koncesionare. Kjo të merr truallin dhe fytyrën. Tanimë kjo nuk është më një betejë dosido. Me ligje kësodore, nesër Edi Rama bën çdo gjë. Ai ka në dorë që ?kurbanin? e tij ta shpallë kryevepër kombëtare. Ditëlindjen e tij festë kombëtare.
Ditën e rinisë ta zëvendësojë me atë të Veliajt dhe teatrit të ri t?i vendosë emrin ?Mirela Kumbaro?, artiste e rilindjes! Askush nuk po e kupton që Rama e ka politizuar këtë çështje që ta fitojë atë. Këtë gjë po heziton ta kuptojë Lulzim Basha. Opozita nuk duhet të kompleksohet nga këshillat që politizimi e dëmton këtë kauzë të artistëve. Kjo nuk është më një kauzë e artistëve, por e të gjithë shoqërisë.
Basha duhet të shkojë vetë te Teatri. Populli opozitar e jo vetëm do t?i bashkohej. Nëse refuzon ta bëjë nuk do jetë e largët dita kur do ta akuzojnë si bashkëpunëtor të Ramës në këtë projekt të grabitjes barbare. Jeta apo vdekja e Teatrit Kombëtar është një kauzë e madhe. Të gjithë jemi në provë. Mbi rrënojat e tij ngrihet portreti i një tirani dhe poshtë tyre perspektiva e një populli për demokraci normale./ Panorama
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka sulmuar d...
Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion V...
Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass, ndërsa ka komentuar z...
Aldo provoi çfarë është zeniti gjatë gjithë kësaj kohe! Pop...
Televizioni publik shqiptar ka transmetuar një skenë aspak t...
Në Berlin po krijohet një rezistencë e fortë kundër kancelar...
Çështja e Teatrit Kombëtar vijon të shkaktojë debate të fort...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët m...
Për të gjithë ju që kishit bërë plane për plazh në fundjavë,...
Mbledhja e sotme e Konferencës së kryetarëve është shoqëruar...
Nga kjo e premte, mjetet e tonazhit të rëndë do të qarkulloj...
Gjatë pasdites së sotme janë shënuar reshje me intensitet të...
Ballkani Perëndimor zotëron vetëm 8 për qind të rrjetit euro...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me audio-përgjimin e...
Rreziku i ndikimit rus ka vënë në “alarm” Shërbimin Informat...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i...
Presidenti Ilir Meta ka hyrë sërish në lojë për marrëveshjen...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dita fillon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat...
DASHI 21. mars – 20. prill Mos i lejoni të tjerët që të ndi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...