Misioni EULEX: Ide e mirë, zbatim i keq
Gati 1,5 miliardë euro ka investuar Bashkimi Evropian për mi...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku ka folur rreth vendimit që pritet të marrë Komisioni Europian për hapjen e negociatave në datën 28 qershor. I pyetur nga gazetari austriak, Otmar Lahodynsky, Rama është shprehur se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Rama la të kuptohej se Shqipëria është e gatshme të sakrifikojë gjithçka, vetëm për hapjen e negociatave.
Ai duke u ndalur tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, një problem ky i ngritur nga vendet skeptike tha se Shqipëria është gati t?i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.
Intervista e plotë në shqip:
Gazetari: Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.
Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.
Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.
Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.
Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.
Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.
Gazetari: Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.
Rama: Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël.
Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.
Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.
Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?
Gazetari: E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?
Rama: Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.
Gati 1,5 miliardë euro ka investuar Bashkimi Evropian për mi...
Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sig...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit sot nga President...
Pas turit të takimeve me maturantët në shumë shkolla të vend...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtor...
Pasditen e sotme në orën 19:00 nis protesta e artistëve kund...
Nga Agron GJEKMARKAJ*Dje në Tiranë u luajt farsa e radhës pë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka sulmuar d...
Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion V...
Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass, ndërsa ka komentuar z...
Aldo provoi çfarë është zeniti gjatë gjithë kësaj kohe! Pop...
Televizioni publik shqiptar ka transmetuar një skenë aspak t...
Në Berlin po krijohet një rezistencë e fortë kundër kancelar...
Çështja e Teatrit Kombëtar vijon të shkaktojë debate të fort...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët m...
Për të gjithë ju që kishit bërë plane për plazh në fundjavë,...
Mbledhja e sotme e Konferencës së kryetarëve është shoqëruar...
Nga kjo e premte, mjetet e tonazhit të rëndë do të qarkulloj...
Gjatë pasdites së sotme janë shënuar reshje me intensitet të...
Ballkani Perëndimor zotëron vetëm 8 për qind të rrjetit euro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...