VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Audio-përgjimi i denoncuar në një konferencë zyrtare për shtyp të Partisë Demokratike ku pak javë më parë dy deputetë dhe një sekretar i PD-së, një drejtues i lartë i saj denonconin se kishin siguruar një dëshmitar, ‘dëshmitarin X’.
Nëpërmjet një audiopërgjimi dhe në një konferencë shtypi ku doli vetë Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, shpërtheu skandali. Vëllai i Ministrit të Brendshëm u pretendua se dëgjohej duke folur me një mikun e tij, i cili më parë kishte qenë në burg dhe flisnin për drogë e trafiqe.
I gjithë përgjimi erdhi pas një periudhe gati një javore ku Partia Demokratike në konferenca të shpeshta për shtyp denoncoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kërkoi dorëheqjen e tij, pasi moralisht ai nuk duhet të qëndronte në detyrë sepse vëllai i tij ishte dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Dalja e audiopërgjimit tronditi fort skenën politike në vend. Ra një qetësi në kampin e qeverisë dhe opozita mori frenat e sulmin ndaj saj, më pas u shkua dhe në një protestë.
Por çfarë po ndodh?
Duket se babalizmi politik i Lulzim Bashës po kthehet në një flluskë sapuni. Duke luajtur bllof si një infantil politik i papjekur dhe në një aventurë totale Lulzim Basha pa verifikuar burimet e informacionit, pa e verifikuar fort të vërtetën e atij audiopërgjimi u hodh në sulm. Një sulm që sot po i kthehet në të kundërt.
Të gjitha faktet dhe provat po nxjerrin se audiopërgjimi nuk ishte i vërtetë, por i sajuar. Vetë gazetari i cili pretendon se është autori i audiopërgjimit, Jetmir Olldashi në daljen e tij në emisionin “Opinion” në TV Klan tha se nuk kishte qenë në ambientin kur ishte bërë audiopërgjimi midis Agron Xhafës dhe dëshmitarit X, pra ‘babales’.
Një arsye që tregon se gazetari e ka shmangur të vërtetën e këtij informacioni që pretendohet se më pas i është dhënë deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili përditë me radhë në korridoret e partisë, por dhe në konferencën e parë për shtyp, dilte si triumfator, sikur kishte zbuluar një akt kriminal që rrëzonte gjithë qeverinë dhe jo më Ministrin e Brendshëm.
Por mesa duket me ngjarjen që po zbardhet dhe dokumentet, e provat që po siguron Prokuroria ditë pas dite, ‘babalizmi’ po na kthehet në ‘bashalizëm’. Nga ?Babale? në ?Bashale?.
Sepse kështu mund të quhet aksioni politik i marrë nga Lulzim Basha dhe përfundimi i tij. Sepse ishte vet kryetari i PD-së ai që doli në konferencë shtypi që mbrojti dëshmitarin X, që foli në emër të tij, që devijoi këndvështimin politik dhe qëndrimin politik të opozitës nga një qëndrim moral dhe dorëheqjeje padiskutim të një Ministri të Brendshëm për shkak se vëllai i tij ishte dënuar. Basha e spostoi gjithë debatin tek audiopërgjimi duke rrëzuar dhe tezën morale dhe politike për largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra.
Dy ditë më parë në emisionin “Opinion” Lulzim Basha për herë të parë akuzoi dëshmitarin X si kriminel. Ndërkohë disa ditë më parë dhe përgjatë muajit maj, dëshmitari X ishte simbol i zbulimit të opozitës. Babalja ishte morali përse duhet të largohej Fatmir Xhafaj, ndërsa çuditërisht të enjten u kthye në një kriminel i pavlerë.
Kështu ndodh gjithmon në fakt me Lulzim Bashën dhe megjithse në skenën politike është Luli që e solli ?babalen? ishte sërish ai që me një fjali të thënë në emisionin e Blendi Fevziut kërkoi ta largonte dhe ta hidhte në koshin e plehrave.
Por në fakt tani zor se e nxjerr dot jashtë. Në rast se gjithçka vërtetohet që është një skenar i paguar, ky është bllofi më i fortë politik në këto 27 vite i zbardhur, pra ku njëra palë politike gënjen dhe pala tjetër zbardh gjithçka ose institucionet, të cilat po bëjnë hetimin, të nxjerrin ën dritë të pavërtetën e madhe.
Këtu Basha do të humbiste akoma më shumë pikë dhe përfundimisht nuk do të kemi më një ‘babale’, por do të lemi një ‘bashale’. /CNA.al
Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë Vettingun, do të p...
Reforma në drejtësi dhe efektet e vetingut kanë bërë që shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dje seancën dëgj...
Një shtetase ka rënë në pranga në Fier pasi ka mashtruar një...
Një vjedhje ka ndodhur ditë më parë në një market në Lushnjë...
Zbulohet skema e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t...
Partia Demokratike prej kohësh ka ndërmarrë një aksion polit...
Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version ...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po përjeton ditët m...
Nënkryetari i Parlamentit për PD, Edi Paloka ka sulmuar ashp...
Policia gjermane me ndihmën e njësive speciale ka goditur nj...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 9 q...
Policia e Tiranës vijon kontrollin me drager në të gjitha rr...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe ...
Edi Lesi prej kohësh ka zënë shtratin si Gjergj Elez Alia mu...
Një aksident është regjistruar sot në fshatin Voskopojë të K...
Sot në Uashington u mbajt ceremonia e përvitshme e vendosjes...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e so...
Pas ngjarjes të rëndë të ndodhur sot në “Don Bosko” ku një 3...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...