Nga Majlinda Bregu/ Për Genocid-in dhe Femicid-in
Me Ema Andrean Ishim ulur per kafe e po perplasnim fjalet m...
Populli shqiptar e ka te theksuar respektin për kujtesën e vet historike. Lezha nuk bën përjashtim nga ky virtyt kombëtar. Ky qytet ka pasur fatin e madh sepse qysh nga viti 2005 e ka përfaqësuar në Parlament qeveri e jetë publike një personalitet i madh, vetë Aldo Bumçi!
Pas sprovave të para të suksesshme të cilat e shohin këtë bir të atdheut subjekt këngësh me çifteli qytetarët mejtuan se kaq nuk mjafton. Ata u organizuan në shoqata të ndryshme për ti dhënë formë dëshirës që ju vlonte në gji. Koha që Aldo Bumçi të ketë një monument të vetin në qendër të qytetit është tani. Lezhjanët e kanë kuptuar se nuk mund të presin të ardhmen si Francezët për Molierin se vetëndërgjegjësimi është i lartë dhe dëshira ju vlon ne gji. Ata e dinë që tani se lavdia e Aldos s?ka nevojë për asgjë, por e tyrja ka nevojë për të.
Vendosën fillimisht ti drejtoheshin Kryeministrit që të nxirrte një fond dhe të shpallte një konkurs ndërkombëtar për shtatoren! Por e rrahën dhe e poqën mirë mendimin. Statujat që bëjnë qeveritë ndonjëherë rrëzohen e shemben ndaj duhet vullnet popullor. Kështu si Korçarët dikur motit që mblodhën leka nga qytetarët për të përjetësuar Themistokli Germenjin apo ushtarin e panjohur i hynë nismës me gëzim të paparë! Paratë tanimë janë hazer.
Një dilemë e madhe ka mbërthyer qytetin si një ngërç! Aldo nuk është vetëm një politikan vizonar, por edhe intelektual me thagëm deklaroi njëri përfaqësues i shoqatës “Aldo Bumçi figurë poliedrike” ndaj duhet të konceptojmë një ansambël monumental.
Sekretari i shoqatës “Aldo profet i kombit” tha monumenti duhet të skalisë jo vetëm historinë e tij, por edhe të parashikojë ato që ai do të bëjë për mëmëdhenë! Një tjetër qytetar ende i paangazhuar hodhi idenë që Aldo duhet të derdhet në bronx i veshur me rroba kombëtare të zonës së Zadrimës!
Por gjet reagime të ndezura. Ju hodhën në grykë. I thanë që Aldo udhëhoqi vendin drejt modernizimit dhe Europës ndaj ta bëjmë allafrenga! Një dashakeq mbase i yshtyr nga deputetët socialist, ku i dihet nga vete Lindita Nikolla tha po mos të ngutemi në kemi Frang Bardhin, Abat Docin, Fishten, Preng Bibe Doden, At Zef Pllumin, poete si Ndoc Gjetja Prec Zogaj, Rudolf Marku, gazetare si Remzi Lani, etj…të bëjmë ndonjë gjë për këta se Aldo vërtetë është i serës së lartë, por është i ri dhe pret. Desh e dogjën të gjallë. Iku i gjori duke ndeshur thembrat për të prapme dhe e ndali vrapin në Torovicë.
Diskutimet janë tejet të ndezura. Disa propozojnë qendrën e qytetit, të tjerë malin e Tyrbës si Krishtin në Brazil dhe qyteti nuk gjen paqe. Një dergate mes hezitimesh udhëtoi nëpër natë drejt Tiranës për të pyetur vetë Aldon. Ai i priti atërisht. Ideja tha është në kohën e duhur.Populli i Lezhës po nderon veten duke më nderuar mua. I treguan bocetet. Ndonëse i pa me nge nuk e preu nujën gordiane. Dy janë mundësitë tha: ?Ose të zgjidhni ju njerin ose ti realizoni të gjitha variantet e ti shpërndani kudo nëpër qark?.
Vendim prej te urti. Befas e zu një i lehtë trishtim.Përfaqësia u zu ngushtë. Fol i thanë çfarë të mundon? Se di tha në PD ka personalitete të mëdha si Enno Bozdo, Ervin Salianji, Grida Duma, Astrit Velia, Agron Shehaj, Vali Duka, Oriola Pampuri dhe se di në e meritoj para tyre.
Ç?thua ju gërmushen të zgjedhurit e qytetit? Si të vete ndër mend? Pastaj ai nuk është halli ynë. Atyre tua bëjnë bustet qytetet e veta. Ne detyrimin e kemi ndaj teje. Pasi i përcolli një copë rrugë u ndanë mes përqafimesh. Ju mbushën sytë me lot. Lezhë të kam mëmë e më ke bir tha ashtu i paepur në madhështi. /CNA.al
Me Ema Andrean Ishim ulur per kafe e po perplasnim fjalet m...
Dy pika bastesh në Fushë-Krujë kanë rënë pre e grabitësve mb...
Këngët dedikuar kryetarëve të partive politike shqiptare, ta...
Policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën se...
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka rikthyer në qendër...
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, kryeministri E...
Dje, nëpërmjet postës, në redaksinë e CNA.al ka ardhur një p...
Partia Demokratike ka sulmuar Ministren e Arsimit, Lindita N...
Audio-përgjimi i denoncuar në një konferencë zyrtare për sht...
Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë Vettingun, do të p...
Reforma në drejtësi dhe efektet e vetingut kanë bërë që shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dje seancën dëgj...
Një shtetase ka rënë në pranga në Fier pasi ka mashtruar një...
Një vjedhje ka ndodhur ditë më parë në një market në Lushnjë...
Zbulohet skema e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t...
Partia Demokratike prej kohësh ka ndërmarrë një aksion polit...
Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version ...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po përjeton ditët m...
Nënkryetari i Parlamentit për PD, Edi Paloka ka sulmuar ashp...
Policia gjermane me ndihmën e njësive speciale ka goditur nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...