Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në kuadër të vizitës së tij në Tokio, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u takua sot me Ministrin për Punët e Jashtme të Japonisë, Taro Kono. Në deklaratën e përbashkët për shtyp që i parapriu takimit dypalësh, ministrat Bushati dhe Kono shprehën vlerësimin maksimal për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve që nga vizita e parë e ministrit Bushati në Tokio më 2015-n, të cilat janë kurorëzuar me hapjen e Ambasadës japoneze në Tiranë në fillim të 2017-s. “Jam i lumtur të konstatoj rritje të interesit të kompanive japoneze për të investuar në Shqipëri – nënvizoi Ministri Kono. Kjo do të kontribuojë edhe në zhvillim lokal të vendit. Japonia është e gatshme të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të reformave drejt anëtarësimit në BE, edhe në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor të lançuar nga Kryeministri japonez në fillim të këtij viti, gjatë turit të tij në Evropën Juglindore dhe Ballkan”.
Ministri Bushati, nga ana e tij e konsideroi çeljen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si shprehje të vullnetit politik të qeverisë japoneze për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ai falënderoi qeverinë japoneze për bashkëpunimin e deritanishëm, si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të vendit në 27 vitet e fundit nëpërmjet projekteve konkrete për zhvillimin e reformave shtet-ndërtuese dhe ekonomike. “Ka ardhur momenti – nënvizoi ministri Bushati – që marrëdhëniet ekonomike të zhvillohen në një stad të ri, ashtu si edhe ato në fushën e turizmit, edukimit dhe kontakteve mes njerëzve”. Në vijim, duke u fokusuar tek Nisma e Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, ministri Bushati theksoi se “Përmes kësaj Nisme, Japonia do të kontribuojë në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, përfshirë Shqipërinë, duke pasur parasysh se ajo është partnere e NATO-s, ku ne jemi vend anëtar, por edhe i BE-së. Ekspertiza teknike japoneze është e vlefshme për të gjitha vendet e rajonit”.
Në vijim, dy ministrat shkëmbyen mendime rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajonet respektive dhe kontekstin aktual të marrëdhënieve shumëpalëshe.
Gjatë ditës së sotme, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim në Parlamentin e Japonisë, ku së bashku me delegacionin parlamentar u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe parlamentarë të tjerë, të cilët kanë luajtur një rol kyç në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ky takim ishte një mundësi shumë e mirë për eksplorimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, turizmit, edukimit dhe shkencës.
Duke pasur në fokus thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion potencial i investimeve dhe projekteve japoneze ne rajon, ministri Bushati zhvilloi takime edhe në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme. JICA informoi ministrin Bushati mbi misionin që do të kryejë në Shqipëri gjatë javës së ardhshme, për identifikimin e projekteve të mundshme në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor.
Një pikë këmbimi valutor, mësohet të ketë rënë pre e grabitë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme...
Lidhja Rinore Ambientaliste, organizata e të rinjve të Parti...
Duke komentuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësin...
Deputeti i opozitës Antonio Milloshoski në një status të fun...
Dhuna në Polici nuk ka të ndaluar. Rastet kur qytetarë dhuno...
Avokati Spartak Ngjela vijon akuzat e forta në drejtim të kl...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka filluar procesin e ko...
Në komisariatin e Pogradecit, një 28 vjeçar është dhunuar në...
Lulzim Basha, prej korrikut të vitit 2013, ka marrë drejtimi...
Grupi Balfin, investime të mëdha, vende të reja pune dhe kon...
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka “shpërthyer”, në r...
Mikel Shallari, është autori i vetëm i arrestuar për ekzekut...
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaron se drejtësia është n...
Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit mbr...
Më 17 maj të këtij viti, 27-vjeçari Enea Ftoj ndërroi jetë n...
Drejtoria e Policisë së qarkut të Korçës është përfshirë nga...
Nga Enkel DEMI*Nuk jam i mendimit që largimi ose jo i Blendi...
Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për unifikimin e pikav...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ndotjen që po i b...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...