web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkelja e normave të qarkullimit/ Policia bën "kërdinë" në Lezhë (video)

4 Qershor 2018, 16:05, Aktualitet CNA

Policia vijon punën për rritjen e sigurisë në rrugë. Në kuadër të këtij qëllimi, Policia e Lezhës ka vijuar me operacionet dhe kontrollet në rrugë, ku vetëm gjatë fundjavës janë marrë 153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, 41 masa për parakalim të gabuar, 9 masa pëe mungesë rripi të sigurimit apo përdorim celulari gjatë drejtimit të makinës.

Po ashtu mësohet se, “Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera”m si dhe “Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit””.

Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës

Policia Rrugore e Lezhës gjatë Fundjaves

Në fokus rritja e parametrave të sigurisë rrugore për të parandaluar aksidentet duke evidentuar shkelësit e Kodit Rrugor dhe kontrolluar respektimin e Kodit Rrugor

Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit

Gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore, janë arrestuar 2 drejtues mjeti për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( në gjendje të dehur ).

Është konstatuar dhe bllokuar një mjet me targa që i përkisnin një mjeti tjetër dhe pas verifikimeve dyshohet se është mjet i trafikuar.

Janë vendosur gjithsej 316 masa administrative nga këto:

? 153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

? 41 masa për parakalim të gabuar,

? 9 masa për rrip sigurimi dhe përdorim celulari

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

? Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera

Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Mos shpejto të arrish aksidentin ! /CNA.al





Lajmet e fundit nga