Hajdarmataj në Katania/ Pritet të zbërthehen Habilajt
Prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj dhe një ofi...
Në vijim të takimit të zhvilluar në Vjenë në fillimit të muajit, dhe të një bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy Ministrive, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati një telefonatë me Ministrin e Brendshëm të Austrisë, z. Herbert Kickl, me kërkesën e këtij të fundit.
Rritja e numrit të migrantëve nga vendet e treta, të cilët kalojnë përmes vendeve të Ballkanit drejt vendeve të BE-së, ishte fokusi kryesor i bisedës. Ministri Xhafaj duke vlerësuar këtë shqetësim, e njohu homologun austriak me masat e shtuara të Policisë së Shtetit, për menaxhimin dhe përballjen e kësaj situate, veçanërisht përgjatë vijës kufitare me Greqinë.
Pavarësisht masave të shtuara, vihet re një numër në rritje i migrantëve që depërtojnë përgjatë kufirit me shtetin grek. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, një pjesë sistemohen në Qendrat e Përkohshme të Pritjes, por qëllimi i tyre final mbetet rrugëtimi në vendet e BE-së.
Ministri Xhafaj e informoi homologun Kickl se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë fenomen, megjithë burimet e pakta në dispozicion. Në këtë kontekst, nënshkrimi sa më shpejt i marrëveshjes së dakordësuar tashmë me FRONTEX, do të ketë një ndikim të posaçëm.
Ministri Kickl, duke vlerësuar përpjekjet e palës shqiptare, e falënderoi ministrin Xhafaj për prezantimin e situatës dhe sugjeroi që këto çështje të jenë në rendin e ditës, në takimin rajonal që mbahet në Brdo të Sllovenisë, në fillim të qershorit.
Ai sugjeroi që të vijojnë takimet në nivel operacional, për një qasje të koordinuar mes shteteve për këtë situatë, veçanërisht sa i takon luftës kundër kontrabandistëve të personave, për të shmangur një situatë si ajo e vitit 2015. Nëse do të ndodhemi në një situatë të ngjashme, – u shpreh ai, ? Qeveria austriake është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj dhe të shteteve të tjera. Në këtë aspekt, Ministri austriak theksoi nevojën e veprimeve të mirë-koordinuara mes shteteve.
Ministri Xhafaj, nga ana e tij, ndau të njëjtin mendim me homologun dhe theksoi domosdoshmërinë për një takim të drejtuesve të kufirit të vendeve të rajonit, i cili të konkludonte në një plan operacional të përbashkët. Më pas, ai propozoi një takim të Ministrave të Ballkanit Perëndimor së bashku me Austrinë, Italinë dhe Slloveninë për të koordinuar politikisht përpjekjet në këtë drejtim.
Dy bashkëbiseduesit ri-diskutuan propozimin e palës shqiptare, për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor dhe Ndërkufitar, e cila do të trajtojë edhe këto çështje.
Ministri Xhafaj kërkoi që BE-ja të konsiderojë një paketë financiare, të domosdoshme për të mbështetur menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Xhafaj i bëri me dije homologut të tij, se shumë shpejt do të paraqesë gjithë propozimet e palës shqiptare në një dokument të vetëm, gjë që u mirëprit nga z. Kickl. Ky i fundit, u shpreh në mbështetje të propozimeve të palës shqiptare për Qendrën Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Ai sugjeroi që kjo të jetë temë e konferencës për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në shtator. Ministri Kickl theksoi se ajo mbetet një projekt i rëndësishëm i Presidencës austriake të BE-së, në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, kriza ka sjellë një farë tensioni, por ana pozitive e saj, janë përpjekjet e palës shqiptare për menaxhimin e kufijve, gjë për të cilën ai shprehu vlerësime.
Në fund të bisedës, ministri Xhafaj përsëriti ftesën për Ministrin austriak, për të vizituar Shqipërinë.
Prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj dhe një ofi...
Pasi i grumbulloi demokratët në çadër një vit më parë dhe i ...
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij austriak Sebastian...
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka është kallëz...
Disa media kanë raportuar sot, se gazetari Blendi Fevziu pri...
Dosja e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi i ka kaluar Gjyka...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ka drejtuar akuza të forta...
Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në ve...
Një lokal është djegur gjatë natës së sotme tek Rama e Hedhu...
Serbia po pretendon se tri shtete, duke përfshirë së fundmi ...
Vetëm disa ditë na ndajnë nga vendimi për hapjen ose jo të n...
Ish-presidenti Bujar Nishani, i është rikthyer deklaratës së...
Denoncimi se një drejtoreshë e shkollës në Ersekë diskrimino...
Prokurorët shqiptarë, të cilët po hetojnë çështjen e ish-min...
Kryetari i ALUIZNI-t Artan Lame në një deklaratë për mediat ...
Në vitin 2016, Partia Demokratike në atë kohë me grupin e sa...
Si është e mundur që nuk di një ligj të plotë të dërguar në ...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në një takim ditën e ...
Në seacën gjyqësore të 15 majit 2018, të mbajtur në Gjykatë...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...