Barnat/ Manastirliu thërret përfaqësuesit farmaceutikë
“Rishikimi i rregulloreve për ruajtjen dhe cilësinë e barnav...
Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% (26 persona më pak) në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të lrta sesa vrasjet (që në vitin 2017 ishin 63).
Por cilat janë grupmoshat që vrasin më shumë veten dhe qytetet ku shënohet numri më i lartë i vetëvrasjeve në raport me popullsinë?
?Monitor? ka përpunuar të dhënat e INSTAT, nga të cilat rezulton se në vitin 2017 ka pasur rënie të vetëvrasjeve tek moshat e mitura (10-19 vjeç), por është shënuar një rritje e ndjeshme për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç. Në këtë grupmoshë u kryen gjithsej 34 vetëvrasje, me një rritje prej 41% (ose 10 të rinj më shumë që kanë preferuar të ikin para kohe nga kjo botë) në krahasim me vitin e mëparshëm.
Psikologët pohojnë se studimet e fundit nxjerrin moshën 14-25 vjeç si më të prekur nga ky fenomen. Të tjera studime e kanë çuar deri në moshën 29-vjeçare. Është edhe mosha e rritur e vonë e prekur, por arsyet se pse e marrin këtë akt i diferencojnë.
?Adoleshentët, duke jetuar në periudhën e zhvillimit shpërthyes të individit dhe formimit të personalitetit, janë lehtësisht të ndikueshëm nga faktorët socio-ekonomikë. Konkretisht, edhe në Shqipëri, ideja e adoleshentëve për të konkurruar për status: veshje, teknologji, para, makina luksoze, udhëtime etj., i vë ata nën një trysni që shpesh i çon në vetëvrasje. Edhe rrjetet sociale janë një faktor negativ në këtë mes, pasi u ofron mundësi ekspozimi të gjerë, nga ku një pjesë nuk mundet të arrijë të ketë të njëjtat. Ne si ekspertë e quajmë si dukuri ?të pasurit të gjithçkaje?. Por jo të gjithë arrijnë t?i kenë dhe frustrohen. Presioni social shpesh bëhet i fortë dhe mund të ndikojë në marrjen e vendimit të vetëvrasjes?, ka pohuar më herët për Monitor, Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj, anëtare e Këshillit të Psikologëve.
Në të kundërt, një tendencë dominuese në vitin 2017 ka qenë dëshira më e ulët për t?i dhënë fund jetës tek moshat pak më të pjekura, nga 30-44 vjeç, ku vetëvrasjet kanë rënë me 50% (28 më pak), duke ndikuar në uljen e tendencës së përgjithshme.
Një rritje e fortë e veëtvrasjeve, pothuajse dyfishim ka ndodhur te grupmosha 50-54 vjeç, në 31 raste, ku varfëria mbetet arsyeja kryesore e kësaj zgjedhjeje.
Në total, grupmosha 49-60 vjeç dominon, me 52% të totalit të vetëvrasjeve.
Meshkujt më të dobët, Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje
Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë vetën në 2017-n dhe vetëm një femër.
Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.
Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça (11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).
Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.-raporton Monitor.
Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7.
“Rishikimi i rregulloreve për ruajtjen dhe cilësinë e barnav...
Ditët me shi duket se i kanë lënë vendin kthjellimeve dhe te...
Dita e djeshme u karakterizua nga një mot i qëndrueshëm, me ...
AKZM, AdZM Elbasan, shoqëria civile dhe komuniteti i zonës f...
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vij...
Një paketë fiskale me reduktim taksash për të nxitur agrotur...
Qendra Shëndetësore e Picarit në Gjirokastër, nga një ngrehi...
Arsimi i lartë në vendet e Ballkanit është një mundësi që mu...
Nga Denis DyrnjajaYxhymi turk kundër një këngëtari grek ësht...
Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për s...
Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gj...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ...
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbet...
Pas vendimit të ndalimit të qeseve plastike, së shpejti do t...
“Ndërhyrjet jo vetëm estetike. Ja 7 shërbimet e njësisë Oper...
Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë...
Ditën e sotme shirat janë rikthyer në pjesën më të madhe të ...
Një histori vërtet dramatike ajo e 35-vjeçarit Alfred Karaj ...
Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që d...
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë fes...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...