Rehabilitohet qendra shëndetësore e Picarit/ Manastirliu: Rikonstruktojmë 300 QSh
Qendra Shëndetësore e Picarit në Gjirokastër, nga një ngrehi...
Një paketë fiskale me reduktim taksash për të nxitur agroturizmin do të kalojë së shpejti në qeveri. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e bëri të ditur gjatë një vizite në fermën e kalërimit Caravan Travel, që është shndërruar në një atraksion turistik për aktivitete hipizmi në qarkun Gjirokastër.
Ministri Klosi u njoh nga afër me veprimtarinë e kësaj sipërmarrjeje që ofron për turistët e huaj dy nga guidat më të vështira në Europë për kalërimin në itinerare natyrore dhe historike. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vlerësoi këtë sipërmarrje si një ofertë autentike që ka Shqipëria për turistët vendas dhe të huaj.
Ministri Klosi vizitoi gjithashtu një nga bizneset agroturistike në Lunxhëri ku aktualisht qëndrojnë 10 turistë të huaj nga Australia, Franca dhe Hollanda. Pronari i këtij biznesi, Dhimitër Krisafi shpjegoi investimet e realizuara; mbjelljen e një sërë kulturash agrofrutorë, por edhe ofrimin e aktiviteteve argëtuese për turistët. Ministri Klosi vlerësoi investimet e kryera duke u shprehur se këto ferma janë fillesat e një industrie të agroturizmit që i japin zonës zhvillim. Gjatë bashkëbisedimit, Ministri Klosi shpjegoi lehtësirat fiskale shtesë për bizneset agroturistike duke ftuar të gjithë ata që zhvillojnë këtë lloj turizmi të aplikojnë dhe të përfitojnë nga paketa fiskale. ?Po synojmë që të ngrejmë pole të zhvillimit rural ku të kombinohen bukuritë e natyrës me prodhimet e vendit dhe argëtimet për turistët? – tha ministri Klosi.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, theksoi se Gjirokastra i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar një turizëm të diversifikuar që të përfshijë jo vetëm bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore, por edhe pikat agroturistike dhe turizmin familjar.
Fjala e ministrit Klosi
Eksperienca juaj është realisht shumë mbresëlënëse dhe është ajo cfarë ne duam të promovojmë në të gjithë Shqipërinë. Është një eksperiencë që sic e thatë edhe ju fillon që nga lashtësia dhe më pastaj ka gjetur shumë zhvillim edhe në kohët e fundit pasi është një eksperiencë autentike dhe ajo cfarë na bën të ndihemi më shumë pranë biznesit tuaj, është se ju jo vetëm keni biznesin e kuajve por ju shfrytëzoni edhe të gjithë biznesin lokal të zonës, duke shfrytëzuar gueshous-et e vegjël por tashmë shumë shpejt ashtu sic biseduam ne na duhet që në zonat ku ju kaloni të keni po ashtu edhe iniciativat e para të agroturizmit.
Ne kemi një paketë fiskale e cila do të kalojë së shpejti në qeveri dhe që do të kërkojë që për agroturizmin ne të kemi një reduktim të sistemit të taksave për t?i nxitur ata që të ecin sa më shumë përpara, por më shumë se kaq ne na duhet që të kemi për turistët edhe alternativa të tjera.
Gjirokastra është shumë e famshme përsa i përket bukurive të trashëgimisë kulturore dhe kjo është realisht një krenari për të gjithë ne, por ajo cfarë bëni ju Kristinë padyshim është një vlerë e shtuar e turistëve që vijnë për të vizituar Gjirokastrën dhe bukurinë e këtyre maleve. Ne jemi shumë mbresëlënës, nga ajo cfarë ju bëni dhe kemi një vlerësim maksimal për të gjithë përpjekjen tuaj.
Do të donim që me AKZM ne të kishim një evidentim më të plotë të vlerave natyrore që kanë këto krahina për të krijuar edhe një itinerar i cili mbase shumë shpejt të jetë jo vetëm për kuajt por edhe për të ecur turistët dhe për të qenë jo vetëm turistët e huaj dhekalorësit me certifikata të larta sigurie por të jetë edhe për njerëzit e thjeshtë. Do të kërkojmë shumë edhe nga tur operatorët në Gjirokastër por edhe më gjerë se kaq që itinerarin tuaj ta kenë në guidat si një nga ofertat shumë autentike që ka Shqipëria për turizmin.
Kjo është një ditë shumë e vecantë për ne pasi realisht po prekim me dorë një fillesë të një industrie të agroturizmit këtu në malet e Gjirokastrës dhe falë biznesit që ju keni ndërtuar me 40 kuaj tashmë e gjithë zona po merr një zhvillim dhe unë ju përgëzoj për këtë iniciativë dhe është shumë mirë që turistët sic u shprehën edhe vetë, po shijojnë nga afër ushqimet shumë të mira të kësaj zone, dhe po ndiejnë nga afër bukurinë natyrore të maleve.
Është në fakt kjo e gjithë politika që ne po ndërtojmë që pasi bëmë Rilindjen Urbane në qytet, ne të zhvillojmë rilindjen rurale duke ndërtuar pole të zhvillimit të zonave tona rurale ku kemi të kombinuara bukuritë e natyrës por edhe prodhimet e vendit dhe argëtimet për turistët.
Numri i turistëve të huaj që po vjen gjithmonë e më shumë në rritje për një turizëm që edhe ne që jetojmë në Shqipëri nuk kishim informacion. Dhe ka kaq shumë turistë nga Austrialia, Franca, Hollanda që ndjekin turizmin tuaj dhe që tregon se ka shumë nevojë për promovim, ka shumë nevojë për mbështetje, dhe ka shumë nevojë që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion të vërtetë turistik europian. Mendoj që Gjirokastra përvec bukurisë së natyrës dhe të kalasë i duhet afruar shumë edhe ky lloj turizmi që është turizmi familjar./CNA.al
Qendra Shëndetësore e Picarit në Gjirokastër, nga një ngrehi...
Arsimi i lartë në vendet e Ballkanit është një mundësi që mu...
Nga Denis DyrnjajaYxhymi turk kundër një këngëtari grek ësht...
Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për s...
Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gj...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ...
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbet...
Pas vendimit të ndalimit të qeseve plastike, së shpejti do t...
“Ndërhyrjet jo vetëm estetike. Ja 7 shërbimet e njësisë Oper...
Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë...
Ditën e sotme shirat janë rikthyer në pjesën më të madhe të ...
Një histori vërtet dramatike ajo e 35-vjeçarit Alfred Karaj ...
Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që d...
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë fes...
Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehab...
Sipas IGJEUM: Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shqetësimin...
Muaji maj erdhi me vranësira dhe shira të paparashikueshëm, ...
Farmacistët kanë anuluar protestën pas tërheqjes së Qeverisë...
Tregtia globale e ushqimit është thelbësore për të gjitha ve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...