“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Pas vendimit të ndalimit të qeseve plastike, së shpejti do të miratohet edhe vendimi për kosto tarifimin e mbetjeve urbane.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në simpoziumin shkencor ndërkombëtar për sfidat e trajtimit të mbetjeve, organizuar nga Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, ne Universitetin Politeknik në Tiranë. Ministri Klosi tha se miratimi së shpejti i këtij vendimi synon vendosjen e rregullave të barabarta, dhe të qarta , pra një metodologji të unifikuar të kostimit dhe tarifimit të mbetjeve urbane. Kjo do të sjellë mirëmenaxhim të mbetjeve por edhe të buxheteve në cdo bashki apo njësi administrative në vend.
Ministri Klosi kërkoi mendimin profesional dhe të specializuar për trajtimin e mbi 180 pikave të vendgrumbulimeve problematike të evidentuara në masterplanin e mbetjeve. ?Nuk është një kosto e papërballueshme, është një menaxhim i papranueshëm?- tha ministri Klosi duke shtuar se Shqipëria është pis nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane.
Duke kërkuar zgjidhje të mirëmenaxhimit nga vendedepozitimet e vogla drejt zgjidhjeve afatgjata, kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se 100 fshatrat turistikë do të jenë modelet e para të ndarjes së mbetjeve në burim.
Në fjalën e tij, ministri Klosi vlerësoi kontributin e botës akademike duke theksuar se intelektualët dhe inxhinerët e Mjedisit janë pjesë e rëndësishme e politikëbërjes për një zhvillim të qëndrueshëm të Mjedisit. Për studentët e inxhinierisë së Mjedisit, ministri Klosi bëri thirrjen që t?i bashkohen projektit Smile Albania për të realizuar nëpërmjet praktikës mësimore, dy qëllime: mikpritjen shqiptare për turistët e huaj dhe mbajtjen pastër të pikave turistike.
Fjala e ministrit Klosi
Shume faleminderit te gjithe profesoreve te nderuar qe jane ne kete bisede, shqiptare apo te huaj ato qofshin pasi realisht flasim per nje mjedis qe une e the shpesh qe eshte e veshtire qe te ndahet nese eshte nje mjedis europian apo nje mjedis i vendi kandidat per BE. Nes eka nje gje qe ne duhet ta thrmi fort eshte qe flasim per te njejtin mjedis pasi per politika mund te kemi nevoje qe te permiresojme standarte por kur vjen puna te mjedisi e kemi te pamundur ta ndajme. E vleresoj shume qe ne kete simoozium ka opinion, mendim, ka shume partnere te politikave tona persa i perket filozofise se mjedisit dhe qe nga mbeshtetja që na vjen nga cooperazioni gjerman padyshim edhe prania e profesoreve qe vijne nga Hollanda pasi sic e thashe ne na duhet te kapim hapin e kohes.
Dua ta filloj fjalen time me nje vklerësim tashmë që për mua Shqipëria nuk është e ndotur, por e papastër. Dhe me këtë pohim dua të theksoj që ne kemi akoma metoda të vjetra ose s ?kemi metoda fare në mënyrën sesi ne menaxhojmë papastërtinë e Shqipërisë, mënyrën sesi ne trajtojmë mbetjet urbane, në mënyrën sesi ne të gjithë gjykojmë që Shqipëria mund të trajtojë pa bërë veprime dhe operacione konkrete pa pasur një mendim të specializuar profesional që nuk ka nga të vijë tjetër përvecse nga ky auditor. Ndaj them që ndihem shumë mirë që kemi këtë bsahkëbisedim dhe do të bëj atë që mbase nuk do ta bëjë asnjë administrator public, do të doja që të ishit më kritikë karshi politikave të shtetit, ne jemi në këtë bisedë sepse duam që të marrim shumë më tepër mendim kritik pozitiv.
Ne duhet të jemi më të kritikuar pozitivisht nga ju në mënyrën sesi funksionon menaxhimi i Mjedisit në vendin tonë. Dhe këtu ka profesorë të nderuar, kandidatë për profesorë, ka studentë ka inspirantë për tu bërë profesor doktor por ama duhet që të gjithë bashkë duhet të mendojmë që ka një moment kur të gjithë duhet t?i themi stop mënyrës së vjetër të menaxhimit të mjedisit dhe mbetjeve urbane vecanërisht në vendin tonë. Nuk e them më kot këtë, pasi ne plot 6 muaj më parë më 24 nëntor shpallëm operacionin cleen and green 2020. E bëmë këtë operacion dhe po vjen data 24 maj kur e mbyllim fazën e parë dhe realisht ne duam që të bëjmë një aktivitet të madh për të shpalosur cfarë ne bëmë në 6 muaj dhe natyrisht ne të kemi vlerësimin kritik të njerëzve të shkencës së mjedisit, sesi e kemi bërë detyrën tonë. A kemi mundur ne që nëpërmjet kësaj faze të parë të paraqisim mundësinë që deri në vitin 2020 mundet të kemi një Shiqpëri më të pastër dhe të gjelbëruar në rajon.
Kur e nisëm këtë bisedë para gjashtë muajsh dukej e vështirë dhe e paarritshme. Sot mendoj qe kemi bërë disa progrese të qenësishme dhe kjo falë një grupi pedagogësh të cilët kanë bashkëpunuar sistematikisht me këshillin e të urtëve por tashme ne kemi vendosur disa linja të cilat kishin vite që silleshin në mendje; pra a duhet të kemi një strukturë të nagjshme dhe të njëjtë menaxhimit të mbetjeve urbane në të gjithë shqipërinë. Unë mendoj që ishte një gozhdë që i kishte mbetur administratës publike dhe burokracisë, por shtyrja shumë e madhe edhe nga grupi i profesorëve bëri që tani ne kemi në prag të vendimarrjes dhe do të marrin vendim shumë shpejt për një mënyrë të njësuar të menaxhimit të mbetjeve urbane në cdo njësi të pshtetit vendor. Sot që flasim, Tirana që është bashkia më e madhe në vend dhe që ka natyrisht aksionin më të madh të pastrimit, në 4-5 rajone të ndryshme ka 4-5 mënyra të ndryshme trajtimi , përllogaritjeje, edhe investimi në pastrimin e trajtimin e mbetjeve urbane. Për të mos folur pastaj që Tirana e ka ndryshe, Durrësi e ka ndryshe. Tirana e Durrësi e ka ndryshe nga Fieri ndryshe nga Ura Vajgurore dhe ndryshe nga Policani. Pra sa më e vogël të jetë bashkia ka një mënyrë tjetër përllogaritjeje mbetjesh urbane. dhe kjo ka bërë që paratë e taksapaguesëve shqiptarë në buxhetin qendror apo lokal të harxhoheshin në mënyra të ndryshme dhe jo të mirëmenaxhuara.
Po kështu ka shumë nevojë për të kuptuar nëse mundet që në Shqipëri të ketë një pastrim të parë të mbetjeve urbane dhe këtu prapë ka pasur shumë nevojë për mendimin profesional sesi mund të bëjmë një masterplan të cilin e kemi drejtuar si ministri me mbështetjen e Cooperazionit gjerman dhe zviceran dhe tani kemi të evidentuara mbi 180 pika që në Shqipëri duhen pastruar. Po të mbeteshin aty dhe po të mos kishin një përllogaritje të faturës, do të ishin edhe 25 vite të tjera. Por tani që ne kemi një fotografim të situatës, ne na duhet që të kemi mendimin inxhinierik, sesi këto veprime mund të bëhen të qendrueshme dhe për të kuptuar që po realisht ne mund të pastrojmë këto vendgrumbullime urbane të cilat e bëjnë Shqipërinë krejt ndryshe nga një vend normal europian. Nuk është një kosto e papërballueshme, është një menaxhim i papranueshëm.
Po ashtu marrja e masave emergjente për të evidentuar mënyrën sesi trajtohen mbetjet ne vendin tonë. Është një debat i hapur, duhen inceneratorë, apo landfille, një debat i hapur për cilësinë e këtyre investimeve të mëdha, por unë vazhdoj të them që ne kemi shumë nevojë për ta trajtuar këtë nga poshtë lart dhe këtu fakulteti juaj, studentët, kanë shumë nevojë që të jenë pjesë e një politike tjetër për të përhapur në komunitet mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane. Mbetjet urbane vetëm në Shqipëri krijojnë drama, në të gjithë botën e qytetëruar janë pasuri, konkurrojnë kompani se kush do të trajtojë mbetjet urbane. Vetëm në Shqipëri mbetjet urbane kthehen në një problem social dhe këtu duhen padyhsim njerëzit që e ndiejnë se kjo punë mund të ndodhë dhe ndaj jemi në këtë bisedë për të kërkuar partnerë në këtë betejë të përbashkët për të ndryshuar botëkuptimin se Shqipëria nuk është e ndotur, por e papastër dhe këtë papastërti e bëjmë ne njerëzit, qytetarët, që nga fshati më i vogël deri te lagjja më e zhvilluar e qytetit më të madh të vendit.
Dhe e treta që doja të ndaja me ju ësthë roli i njerëzve të fushës. Ka shumë nevojë që ju të jeni pjesë e politikave tona të përbashkëta dhe në këtë aspekt më lejoni që t?ju bëj një thirrje publike për shumë studentë, të rinj e të reja të cilët duan që gjatë sezonit të verës të jenë pjesë e një praktike mësimore që ne tashmë kemi lancuar pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Do duam shumë që gjatë sezonit duke kombinuar edhe funksionin e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ne të lancojmë projektin Smile Albania që është një projekt që kërkon që turistët që do të vijnë në Shqipëri, të gjejnë një mikpritje shqiptare, me karakteristikat e buzëqeeshjes dhe pastërtisë shqiptare. Do të donim shumë që nga ky grupim i të rinjve që këto dy -tre muajt e verës do të jenë pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në kreditet e një praktike mësimore, dhe praktike të ushtruar në terren, të bëjmë dy gjëra shumë të rëndësishme; e para të mirëpresim turistët që vijnë në Shqipëri, duke u uruar atyre mirëseardhjen dhe informacionin për zonat e trashëgimisë kulturore, zonat e mbrojtura, bukuritë e natyrës shqiptare, biodiversitetin e larmishëm, por po ashtu kjo praktikë do të jetë e bashkërenduar me edukimin mjedisor, pra cilat janë ato elemente të para bazë të edukimit mjedisor që ne do t?i japim atyre që na vijnë në Shqipëri pro edhe turistëve shqiptarë dhe të huaj.
Aplikimi është i hapur tani pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura do të jetë një aplikim për 500 të rinj dhe të reja me pagesë dhe 500 të tjerë do të jenë vullnetarë për të operuar së bashku me organizata mjedisore në të gjithë vendin për mikpritijen, edukimin mjedisor dhe ndihmesë në bashkitë për të pastruar plazhet dhe mbajtur pastër zonat tona turistike,. do të donim shumë që edukimi mjedisor të ishte pjesë e rëndësishme e gjithë filozofisë sonë. Ndaj duke përfituar nga ky rast do të doja që të shprehja bindjen se nëse ne kemi një aleancë shumë më të fortë ndërmjet administratës publike, qendrore dhe lokale, me universitetet me njerëzit e fushës, me intelektualët, inxhinierët e mjedisit, ne mund të kemi shumë shpejt rezultate shumë pozitive të cilat realisht mund të na bëjnë ne që brenda vitit 2020, operacioni ?Clean & Green 2020? të ketë rezultate të paimagjinuara kur ne e nisëm.
Unë do të doja ta mbyllja me një ndjesi timen shumë të mirë që ne nuk na duhen tre vjet, nuk na duhen 3 muaj dhe as 3 ditë për të pastruar Shqipërinë, por ne na duhet 1 ditë, që ne të kuptojmë që ne mundet ta pastrojmë Shqipërinë, që qeset plastike nuk mund të përdoren më se nuk i përdor e gjithë bota, një ditë që ne të kuptojmë që ndarja e mbeturinave në burim do të bëjë të mundur që mbetjet urbane të shndërrohen në një tëmirë për komunitetin e një fshati, i cili mbetjet organike i trajton për pleh dhe ato të riciklueshme i trajton për të fituar para. Në 100 fshatrat tona turistike, duhet të kemi një goditje gjatë sezonit të verës me projektin e të rinjve, për t?i shndërruar në 100 fshatra model që ndarja në burim është një gjë fare e thjeshtë që e ka bërë historikisht fshati shqiptar dhe nuk ka pse të mos e bëjë edhe sot dhe pastaj për të hyrë nëpër qytete, nëpër zona turistike ku realisht edukimi mjedisor, forca e ligjit, por edhe bindja mund ta bëjë Shqipërinë të pastër në një moment. Ne nuk kemi gjëra që na ndotin. Kemi menaxhim të keq të mbetjeve urbane.
“Ndërhyrjet jo vetëm estetike. Ja 7 shërbimet e njësisë Oper...
Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë...
Ditën e sotme shirat janë rikthyer në pjesën më të madhe të ...
Një histori vërtet dramatike ajo e 35-vjeçarit Alfred Karaj ...
Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që d...
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë fes...
Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehab...
Sipas IGJEUM: Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shqetësimin...
Muaji maj erdhi me vranësira dhe shira të paparashikueshëm, ...
Farmacistët kanë anuluar protestën pas tërheqjes së Qeverisë...
Tregtia globale e ushqimit është thelbësore për të gjitha ve...
“Lista e re e barnave të rimbursueshme, e cila ka nisur të a...
Formula e pagesës së taksave vjetore të automjeteve nuk ndry...
Ashtu siç pritej Enti Rregullator i Energjisë edhe për muaji...
Reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin edhe gja...
Startojnë festat lokale që do të jenë oferta e re turistike ...
Ndryshimi i klimës, ngjarjet ekstreme të motit dhe temperatu...
Sa të sigurt jemi për bukën që hamë? Sa i garantuar është us...
Në mentalitetin shqiptar një femër që ndërron shumë partnerë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...