Manastirliu takon Yang: Aparatura të teknologjisë së lartë për trajtimin e tumoreve
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vij...
AKZM, AdZM Elbasan, shoqëria civile dhe komuniteti i zonës festuan së bashku 10 vjetorin e shpalljes me Vendim Qeverie të Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanic, i cili përkoi me një sërë datësh të rëndësishme mjedisore, si 24 maj Dita Evropiane e Parqeve, 22 maj Dita e Biodiversitetit, 21 maj Dita e Rrjetit Natura2000. Festimet kanë nisur më datën 19 maj dhe kulmuan sot.
Të gjitha këto aktivitete janë organizuar nga AKZM, AdZM Elbasan, me mbështetjen e projektit NaturAL, financuar nga Bashkimi Europian. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Librazhd Kastriot Gurra, Drejtori i AKZM-së Zamir Dedej, drejtori i AdZM, Elbasan Xhek Nezha, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe drejtues të projektit NaturAL.
Zonat e Mbrojtura mbajnë vlerat më të mira natyrore, në shërbim të njerëzimit. ??Parku Kombëtar Shebenik Jabllanic është parku më i madh në vend, i cili gjithashtu ka dhe një administratë të përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të këtij parku. Kjo bënë që numri i vizitorëve të rritet çdo vit dhe kjo do të thotë më shumë të ardhura për komunitetin?, tha Kastriot Gurra, Kryetari i Bashkisë Librazhd.
?Çdo ditë e aktivitetit është e organizuar sipas një teme të veçantë që tregon bashkëpunimin e suksesshëm midis komunitetit, OJF-ve, Administratës së Zonave të Mbrojtura, dhe të rinjve në përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe promovimin e asaj çka është e rëndësishme për të gjithë ne, natyrës?, tha Drejtori i AKZM-së Zamir Dedej.
“Ne po investojmë në qendrat e vizitorëve në zonat e mbrojtura për të ekspozuar të gjithë vlerat dhe biodiversitetin e pasur të natyrës së jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe jetës së egër. Po mbështesim gjithashtu komunitetin shkencor, duke u mundësuar pikat dhe stacionet e trajnimit dhe kërkimeve, duke synuar të rrisim njohuritë rreth biodiversitetit”, tha Caterina Carugati, drejtuesja e projektit NaturAl gjatë ceremonisë.
Ndërkohë nga sot Qëndra e Vizitorëve, e cila ndodhet në këtë zonë është në funksion të vizitorëve vendas, të huaj, nxënësve të shkollave e të apasionuarve të natyrës. Ajo qëndron e hapur për të dytin vit radhazi, por risia e këtij viti është çelja e katit të dytë e cila është areduar falë mbështetjes së projektit NaturAl, financuar nga BE dhe do të jetë një
?Derë e hapur? për cdo vizitor, studiues, student që do të kenë dëshirë të eksplorojnë resurset e PKSHJ, por dhe për ata turistë, të cilët për arsye të ndryshme, do të kenë nevoj emergjente për të marrë ndihmën e shpejtë, apo për t?u strehuar në qendër. Aredimi i ambienteve të kësaj qendre ka kushtuar rreth 5 mijë euro. Sikundër kjo qendër janë areduar, është kryer sistemimi i zonave përreth, pasjisja me panele diellore, dhe i 10 qendrave të vizitorëve dhe zyrave të AdZM-ve, të cilat gjithashtu do të përdoren për të pritur turistë. Ky është një investim rreth 300 mijë euro, mbështetur nga projekti NaturAL, financuar nga Bashkimit Europian
Një Qendër Vizitorësh nuk merr vlerë vetëm nga infrastruktura që ka, por dhe nga shërbimet që ofron. Për këtë arsye shërbimet që do të afroj kjo qendër, si informimi i turistëve vendas dhe të huaj, ofrimi i guidave për ta natyrore dhe kulturore, si ecje me këmbë, me biçikleta, shëtitje me varkë, apo sporte të ndryshme, do t?i ofrohen për t?i siguruar një shoqate jo fitimprurëse, sikundër në këtë rast është Agri-en. Mënyra e menaxhimit të Qendrës së Vizitorëve, Shebenik ? Jabllanic do të shërbej si model për t?u zbatuar edhe në Qendrat e tjera të Vizitorëve, ngritur vitet e fundit pranë Parqeve Kombëtare.
Këtë vit aktivitetet tona u përqëndruan gjatë datave 19-23 Maj. Në Parkun Kombëtar Shebenik ? Jabllanicë po zhvillohen në një seri aktivitetesh që përfshijnë komunitetin dhe të gjithë dashamirësit e natyrës. Të gjitha aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtyre ditëve mjedisore kulmuan sot në Qendrën e Vizitorëve, Fushë Studen, ku u promovuan investimet e bëra nga NaturAL, financuar nga BE, në kompletimin e Qendrës së Vizitorëve në Fushë ? Studen si dhe vendosjen e tavolinave të piknikut dhe koshave të mbetjeve përgjatë shtegut të përcaktuar nga AdZM Elbasan.
Parku Kombëtar Shebenik ? Jabllanicë është një nga shembujt më të suksesshëm se si përpjekjet e përbashkëta mbështesin komunitetin në përdorimin e burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme. Kështu, kjo javë ishte një shpërfaqje e të gjitha vlerave të natyrës, të treguara dhe kremtuara në një maratonë aktivitetesh që ftojnë këdo t?i bashkohet dhe të festojë trashëgiminë tonë të përbashkët me të gjithë potencialet e saj.
Aktivitetetet nisën më datë 19 maj me Junior Rangers, një program ky që zhvillohet me nxënësit e shkollave, pranë Zonave të Mbrojtura, i cili konsiston në edukimin e fëmijëve me dashurinë për natyrën dhe hapat që ndërmerren për të mbrojtur atë. Junior Rangers me nxënësit e shkollës së mesme ?Ibrahim Muca? bëjnë promovim te vlerave të zonës me informacionet e fituara gjatë trajnimeve të organizuara, shpërndan mesazhe për natyrën. Ndërkohë ekspertët e AdZM Elbasan ju foli mbi biodiversitetin dhe larminë e llojeve të florës dhe faunës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Më pas u zhvillua një guidë në shtegun këmbësor Llangë, mbledhja e të dhënave nga kamera kurth e vendosur për monitorimin e faunës, nxitja e kreativitetit, nëpërmjet pikturave, ese, poezi vizitë tek MN Shpella e Malit të Letmit (Shpella e Akullit), foto në natyrë. Në mbrëmje u ngritën tendat për përgatiten e vendit ku do shfaqen filma mjedisorë për të gjithë pjesëmarrësit. Më datën 20 maj u bë ndarja në grupe dhe një tur në këmbë në shtegun e përcaktuar nga AdZM, ndërsa një tur tjetër ecën me biçikleta dhe ndërkohë u hap panairi me produktet artizanale dhe agro ushqimore të zonës. Eshtë i katërti vit rradhazi që AdZM nxit banorët e zonës së Stëblevës e Llangës për promovimin e vlerave të ZM nëpërmjet organizimit të panairit Agro- ushqimor, kulinar, kulturor./CNA.al
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vij...
Një paketë fiskale me reduktim taksash për të nxitur agrotur...
Qendra Shëndetësore e Picarit në Gjirokastër, nga një ngrehi...
Arsimi i lartë në vendet e Ballkanit është një mundësi që mu...
Nga Denis DyrnjajaYxhymi turk kundër një këngëtari grek ësht...
Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për s...
Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gj...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ...
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbet...
Pas vendimit të ndalimit të qeseve plastike, së shpejti do t...
“Ndërhyrjet jo vetëm estetike. Ja 7 shërbimet e njësisë Oper...
Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë...
Ditën e sotme shirat janë rikthyer në pjesën më të madhe të ...
Një histori vërtet dramatike ajo e 35-vjeçarit Alfred Karaj ...
Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që d...
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë fes...
Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehab...
Sipas IGJEUM: Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shqetësimin...
Muaji maj erdhi me vranësira dhe shira të paparashikueshëm, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...