Enno Bozdo vendos të thërrasë në skenën e historisë Babalën
Siç ndodh në kësi rastesh a kthesash të mëdha historike, plu...
Gjithë këto ditë Enno Bozdo ka qënë i zymtë si vetë kiameti. Si askush tjetër, ai identifikohet me plagët e atdheut. Ashtu hijerendë dhe i menduar është shfaqur në selinë e PD se siç i ka hije prej kohësh nuk del më në televizor në rreshtin e parë aty ku i takon serës dhe kontributeve të tij.
Prej kohësh kamerat qajnë si kali i Skëndërbeut për të zone. Prej kohesh demokratët ndiejne thatësirë në ide se ai nuk po flet, nuk po shkruan, thjeshtë po mendon e në të thella ka rënë. Pastaj nëse flasim për inteligjencë do duhej të merrte karrigen e Bashës, por jo gjithmonë drejtësia mbretëron. Por ama vetëdija nuk i mungon.
Ai e di që Shqipëria ka ndalur frymën dhe prej tij e pret zgjidhjen e madhe. Socialistët, këta sherrxhinjë e zullumqarë prej tij e presin goditjen. I ndërgjegjshëm për këtë mantel që kombi i ka hedhur mbi ato supe të gjëra, burri ngjiti shkallët e ndërtesës pa shikuar as majtas as djathtas, pa përshëndetur askënd , i përhumbur u fut në zyrën e tij. Orët kalonin dhe ai nuk shfaqej. Sekretarja e Bashës, Dana përzhitej në pikëllim. Ç?është kjo mbyllje?
Kjo vetmi ç?është? As ka ngrënë e as ka pirë. As ujë s?ka kërkuar e as kafe s?ka rrufitur. Basha e kërkon për të konsultuar strategjinë e rrëzimit të Ramës dhe ai nuk përgjigjet. Në këtë ankth u mbështoll gjithë drejtimi i partisë. Prit e prit, vuaj e vuaj vendosen ti trokasin në derë. Në fillim ashtu lehtë si puhizë a ledhatim, më vonë më fort derisa befas ai u ngrit dhe u shfaq! Gusha dhe buza e poshtme i vareshin nga pesha e mendimeve!
Enno ç?ke? Enno fol? Ç?po të ndodh? Ai rrotulloi sytë mbi ata gjind sikur të ishin sende! Më në fund foli dhe nxorri dy fjalë të rënda si kumt. Një kafe ! Pasi mori fryme thellë e rënkoi shtoi…të jetë pa sheqer! Ja çuan e teksa e rrufiste, të gjithë prisnin e në dritë të syrit e shikonin. Ai si për t?ju shtuar ankthin kredhej ende më tej në heshtje dhe zymtësi.
Salianji, i cili dikur kur nuk ja njihte madhështine dhe vetë i etur për të e kishte qëlluar me dackë pas qafe, tani e shikonte me admirim e përulësi. Sa kam gabuar, sa kam gabuar që e qëllova psherëtinte dhe lotët i rridhnin çurge. Nxitimi dhe egoizmi të marrin në qafë, mendoi. Tani jemi të dy udhëheqës. Enno i mendimit, unë i veprimit.
Kur gjendja po rëndohej nga pritja, Enno lëvizi pak karrigen dhe hop u ngrit në këmbë. Bijtë e mi (tha) Shqipëria po na pret dhe në këtë orë të rëndë po shkruaj një plan si ta shpëtoj atë. Heshtja pllakosi mbi të gjithë përsëri e përsëri. Por sot mjaftohuni me kaq. Nëse unë flas, ideja merr dhenë dhe plani kompromentohet. Mos ma merrni si nënvleftësim, por Basha nxitohet dhe ma keqpërdor, ju nuk keni eksperiencë, shumë dhe ju llap goja. Ndaj po hesht kini besim.
Shqipëria do të bëhet, shiu do të pushojë, dielli do të dalë përsëri mbi Dajt. Rroftë Shqipëria. Poshtë krimi e korrupsioni. Poshtë Fatmir Xhafaj. Tha këto fjali të shkurtëra dhe brram mbylli deri me furi. Qyqja qyqja tha pastruesja që lante korridorin. Ne si redaksi sapo ta kemi planin te strukturuar ashtu siç di ta bëjë Enno do jua bëjmë me dije lexues të dashur, por aman saken se e çoni fjalën tek Edi Rama se na morët në qafë. Zemërimi i Akilit është pesë me hiç, pastaj para zemërimit të Ennos.
Pastaj mendoni për Shqipërinë nëse Enno nuk i vë gjoksin? /SATIRË
Siç ndodh në kësi rastesh a kthesash të mëdha historike, plu...
Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri he...
Prej disa ditësh, CNA.al ka raportuar për një takim të Fahri...
Enno pat si tharje fyti gjatë natës ! Sa më shumë pinte aq m...
Këto ditë nuk kanë qenë të zakonta për Salianjin. E ka hedhu...
Prej kohësh Aldo Bumçin po e lëpin melankolia si lopa viçin....
Salianji pasi e ndau mendjen që do të shquhej tani e tutje e...
“Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rr...
Ka tri ditë që uji për ujitje, i cili rrjedhë nga liqeni i G...
Një intervistë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë Pet...
Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlamentin spanjoll ...
Konstitucionalisti Çlirim Gjata, ishte i ftuari i radhës në ...
Kritikat ndaj qeverisë kanë qenë të vazhdueshme, një ndër të...
Prokuroria ka konfirmuar ditën e sotme ngritjen e një aktaku...
Parlamenti i Maqedonisë po diskuton mbi propozimet e kryemin...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Bur...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në st...
Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drej...
Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipëri...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qyt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...