Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Prej kohësh Aldo Bumçin po e lëpin melankolia si lopa viçin. Në televizor shfaqej i ulur si në gji të Krishtit afër Jorida Tabakut, por as kjo përkëdheli e fatit nuk po ja kthente humorin e trembur si zogjtë nga buçimet e çiftes. Vrer e kishte shikimin, të rëndë e kishte fjalën, qefin e kishte heshtjen.
Dertet e vatanit i kanë trazuar midenë, prishur gjumin, bjerrur oreksin, zbehur vizionet e turbulluar oratorinë. I gjendur mes dilemash të mëdha të denja veç për njerëz të përmasave të tij, ai nga lartësia e kulturës, përvojës dhe formimit ideologjik e ka kuptuar tashmë se Edi Rama realisht vetëm atij i druhet.
Të pranosh realitetin nuk është e lehtë. Vit pas viti, Aldo po burrërohet nga brengat e atdheut. Tre herë ministër, e katër herë deputet. Ky është vetëm fillimi. Shqipëria pret shumë prej tij. Me këtë vetëdije shkoi në protestën e datës 26 Maj.
Dukej si Lenini në tetor. Llërëpërveshur, gjoksin hapur…vështrimin e paepur, fjalën si kumt, kumtin si gjyle dhe populli nga pas. Aty e kuptoi përfundimisht se kishte lindur për të qenë prijës.
Mantel i rëndë ky i prijësit. Bashën e ka mik për kokë. Por tani poshtë e përpjetë, Aldo me xhanin e zhuritur nga shpresat e vrara po thotë që duhet një alternativë e re. Është gati të vetëofrohet për të udhëhequr popullin e djathtë në revoltë. Ato metra ne bulevard, ajo ecje plot rëndesë, ajo trimëri e racionalizëm për të dominuar turmën, e bënë të kuptojë se ai ka të gjitha ato që Luli nuk i ka.
Edi Rama e ka kuptuar këtë. Mos ardhtë ajo ditë u thotë të vetëve kur Aldo të udhëheqë opozitën se na përpiu dheu.
Ditë të zeza na presin. Olgerta Manastirliu çjerri faqet kur e mori vesh. Etilda Gjonaj qau me ngashërim. Mirela Kumbaro po mendon për azil politik. Arben Ahmetaj do vishet si grua për të kaluar kufirin. Niko Peleshi me pasaportë greke do shfrytëzoje imunitetin si minoritar. Vetë Rama do strehohet në tunelet e Dajtit. Të gjithë projektojnë vendet e tyre për kur të vijë dita e kiametit.
Ndaj, Aldo është i menduar. Deri tani ka bërë jetë të qetë e bukolike. U ka lënë njerëzve hapësira për dyshim. Ata ndaheshin në gjykim, disa mendojnë që Aldo është budalla, disa gjeni.
Tani të gjithë e kanë kuptuar që është gjeni edhe Avokat Ngjela, të cilin e shtiu në ngasje dhe e bëri të besojë se është idiot. Jo more jo, tani të gjithë e dinë me kë kanë të bëjnë. Aldo Furia është kthyer në piedestalin e veprimit në PD, aty ku i takon si përfaqësues i katolicizmës dhe antikomunizmit. Por rrudhat në ballin e tij që po shtohen duhen interpretuar.
Mos misteret e Ennos dhe egoja e Salianjit si shkopinj nën rrota do i dalin përpara si zbehje vegimesh? Mos e dhëntë Zoti. Aldo është rikthyer si prijës. Ditë të mira po vijnë për PD. Shpresa në Zotin dhe në Aldon është e njëjtë./SATIRË
Salianji pasi e ndau mendjen që do të shquhej tani e tutje e...
“Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rr...
Ka tri ditë që uji për ujitje, i cili rrjedhë nga liqeni i G...
Një intervistë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë Pet...
Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlamentin spanjoll ...
Konstitucionalisti Çlirim Gjata, ishte i ftuari i radhës në ...
Kritikat ndaj qeverisë kanë qenë të vazhdueshme, një ndër të...
Prokuroria ka konfirmuar ditën e sotme ngritjen e një aktaku...
Parlamenti i Maqedonisë po diskuton mbi propozimet e kryemin...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Bur...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në st...
Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drej...
Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipëri...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qyt...
Në media ditën e sotme qarkulloi lajmi se kryetari i Partisë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një grua k...
ARMO, uzina e rafinerisë së naftës në Ballsh, megjithëse një...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ministrja e Arsimit...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjses Socialiste për In...
Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...