Aldo Bumçi bie në mendime!
Prej kohësh Aldo Bumçin po e lëpin melankolia si lopa viçin....
Këto ditë nuk kanë qenë të zakonta për Salianjin. E ka hedhur pas krahëve lëngatën shpirtërore e fizike që i shkaktuan kamerat e CNA të cilat e zunë atje në Parlament duke u djegur nga e ëmbla sevda me GD. Qenë ditë të pikëlluara të cilat i rrëfehen vetëm natës së varrit. Njerëzia e pamëshirshme siç është e etur për lajme pothuaj e bluajti në mullirin e saj. Xhani i rrihte si motopompë që nxirrte lot. Mendja i vagëllohej teksa lëronte arat e pesimizmit dhe limontisë. Trupin e tij e mbështillnin pikëpyetje të mëdha.
Mbulohej me çarçafë të lagur po përsëri digjej si llave. GD po ashtu njohu më të thellën melankoli, më të egrin trishtim, më të madhen vuajtje. Befas e gjetën veten në faj për më të vluarën e ndjenjave njerëzore, merakun dhe sevdanë i kishte! E kush nuk u dorëzua para tyre. Mbretërit humbën fronin për një të llaftaruar shikim. Luftëtaret hoqën armët nga brezi dhe i varën në degët e manit për tu prehur mbi pëqi e lëpirë e thithur pak sisë të fryrë!
Por ato ditë të zeza shkuan e vanë. Partia u bashkua rreth tyre! Vuajti me ta, me ta qau e u ngashërye. Dëlirësia e tyre u këputi shpirtin. Arben Ristani s’e përballoi dot piu e piu sa u bë kacek dhe përhumbej në heshtje e shikime të gjata mbi horizont. Në atë kauzë sheshoi të gjitha kontradiktat e jetës!
Pas një terapie disa ditore sipas një recete që një hoxhë i Devollit i kishte përgatitur, një përzierje me qumësht pele, jonxhë e zier dhe pak kripë nxori gjithë stresin dhe qëroi zërin gjë që u ve re studio më studio. Fati e ndihu dhe një ditë të bukur e pa veten hero të Lulit dhe të demokratëve të mbetur. Babalen e kishte gjetur ai. Ditë e çfarë ditësh plot zulme, nafakë, e triumf! Doli me Kryetarin dhe vetëm. Doli në televizion dhe në seli duke çnderuar kundërshtarët. Fatmir Xhafa dhe i gjithë krimi i organizuar përballë Salianjit dridhen si purteka. Madje edhe vetë Edi Rama, që deri dje e shikonte me çmeritjen që shkakton e paqena tani ngryset, kruan mjekrën e shkrehet në heshtje. Parulla e Ennos ?Salianj ti je Hero ndaj ty Grida fort të do? bashkon mishin me thoin në këtë histori. Por qysh dje pasi doli nga zyra e Ennos pati një si pendesë të thellë. U bind që kishte gabuar duke e pranuar Ennon si ideolog. Nuk i falet vetes që ishte magjepsur nga plani i tij i shpëtimit kombëtar. Gjuhën hante me dhëmbë për përqafimet që ashtu badihava i kishte lëshuar në këto ditë heroizmi. Meditoi gjatë. Një si xhelozi e kapërtheu të tërin. Xhelozia me kalimin e orëve po i kthehej në urrejtje. Urrejtja në forcë. Forca në vizione.
Unë jam edhe deputet tha me vetë ndërsa Enno një hiç një sekretar organizativ që nuk organizon asgjë. Unë mund të jem edhe ideolog edhe hero. Sot u nis i vendosur për në seli në kërkim të sfidës. Enno rrinte në shkallë ashtu siç di ai në mënyrë monumetale. I ndriti balli kur pa Salianjin të ngjitej. Por Ervini i ndenji rëndë. Si shumë u njohëm dhe u afruam ne të dy i tha… u bëmë si këmbët e dhisë o lëng groshe! Enno nuk po ju besonte syve, as veshëve. Desh u përmbys. Por qëndroi nuk pipëtiu prej urtisë dhe jo prej frikës. Dukej si Çezari pas thikave të Brutit.
E pa me vështrim të krishterë. Salianji vazhdoi… “Ta kam ngjeshur një herë me dackë pas qafe, por ki kujdes se do të bëj pistil”, – i tha “po mu hoqe si kokë e madhe”. Tani planin e shpëtimit kombëtar do ta bëj vete. Dana, sekretarja e Bashës, e cila ndiqte nga dritaret si bedena gjithçka aty poshtë si në tragjeditë antike luhej, trandej se i dukej ajo përballje si dueli i Menelaut me Paridin. Mjerë ne, mjerë Basha, mjerë PD, mjerë historia jonë bashkohore mërmëriti se nga kjo përçarje veç zi e tmerr do të ketë! /SATIRË
Prej kohësh Aldo Bumçin po e lëpin melankolia si lopa viçin....
Salianji pasi e ndau mendjen që do të shquhej tani e tutje e...
“Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rr...
Ka tri ditë që uji për ujitje, i cili rrjedhë nga liqeni i G...
Një intervistë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë Pet...
Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlamentin spanjoll ...
Konstitucionalisti Çlirim Gjata, ishte i ftuari i radhës në ...
Kritikat ndaj qeverisë kanë qenë të vazhdueshme, një ndër të...
Prokuroria ka konfirmuar ditën e sotme ngritjen e një aktaku...
Parlamenti i Maqedonisë po diskuton mbi propozimet e kryemin...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Bur...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në st...
Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drej...
Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipëri...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qyt...
Në media ditën e sotme qarkulloi lajmi se kryetari i Partisë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një grua k...
ARMO, uzina e rafinerisë së naftës në Ballsh, megjithëse një...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ministrja e Arsimit...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjses Socialiste për In...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...