Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Siç ndodh në kësi rastesh a kthesash të mëdha historike, pluhnaja, thashetheme, xhelozi, inate e dufe ngrihen si mjegull në horizontin e shoqërisë.
Enno ishte i vetdijshëm për gjithçka kur vendosi t’i ngjitej udhës së Kryqit. Pa dilema i braktisi çështjet e mëdha, temat universale, teologjike e kozmogonike për tu marrë me meskinitetet, vogëlsitë, përhumbjet e kësaj virane Shqipëri. Me këtë vetëdije si shkrepje gjenialiteti e bëri rrugën këto ditë nga shtëpia në selinë e Partisë Demokratike. Ndonjëherë shihej kur hynte e tepër rrallë kur dilte. Pasi deklaroi se po shkruante planin e shpëtimit kombëtar e gjithë vëmendja u përqendrua mbi të.
Në këto raste vëmendja të miklon të jep energji por edhe të streson, të ndal shikimin, të ndërpret të menduarit, të shton keqkuptimet. Por Enno pas komunikimit të parë u mbyll përsëri në zyrë.
Orët kalonin. Të shumta, pa ndërprerje, ku njëra mundte tjetrën orët merrnin teposhten, bashkë me to kërshëria shtohej, preokupimi po aq. Në korridor përballë zyrës shtoheshin njerëzit por nuk pipëtinin. Teksa koha konsumohej pamëshirshëm si inati i shejtanit, mileti kërrusej në maraz. Filluan t’i bien derës me lutje e ankth, me ankth e lutje por asnjë përgjigje, asnjë zë, asnjë hukamë. Vendosën njëzëri të thërrasin Gridën e cila i kupton natyrat njerëzore si askush tjetër. Të dy i kishin tejkaluar diatrribat e çadrës. Tek dashuria për Lulin kishin gjetur respektin për njëri-tjetrin.
Kur Grida ja behu një si kurorë ylberi pushtoi korridorin. Trokiti në derë bam bam, bam bam, andej si nga honet e qoftëlargut veç heshtje.
-Jam Grida!- i tha, “Të lutem hape, dil të pish një kafe se të bie tensioni kaq gjatë mbyllur!”
Një përgjigje nervoze theu ajrin: -“..sdu..sdu!”
“Të keqen shoqja hape të pish pak ujë se të thahet goja dhe mendimet!”
Nga andej, sërish, “sdu sdu sdu…”
“Të keqen motra dil të hash pak bukë se të rritet sheqeri në gjak…”
-“sdu sdu sduu…”
-“Po dil se të kam xhan e di dhe Saliani e nuk është fare xheloz…
-“sdu sdu…” – vinte përgjigjia që andej.
Grida u mendua dhe nxori asin që kishte nën mëngë.
-Dil të keqen motra se të kam sjellë çokollatë kinder…
Heshtje… Kur befas dera u hap… Enno pa majtas e djathtas, i mori, i qëroi dhe i hëngri… Të tjerët prisnin. I pa vëngër… Diku shquajti Ed Lesin që po zgërdhihej. U murrëtye, u mpak, u hidhërua, vetëm psherëtiu… Mosmirënjohja është cilësi e jona kombëtare. Shqipërinë po e marrin në qafë bukëshkalët!!!
U kthye përsëri në zyrë rrethuar me mister e zjarrmi.
Një ditë më pas u shfaq Babalja. Enno kishte bërë pyetje. Modestia nuk e la të mburrej por pastruesja kishte parë boçat mbi tryezë. Kjo ishte germa a e planit për shpëtim kombëtar.
Ne si redaksi po e presim me padurim alfabetin e këtij plani ashtu si fëmijët, burrat, gratë e pleqtë e atdheut, që duan prosperitet.
Amani asnjë fjalë Edi Ramës se na saboton, është eksiq i madh e ziliqar në të tilla nisma të mëdha. /SATIRË
Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri he...
Prej disa ditësh, CNA.al ka raportuar për një takim të Fahri...
Enno pat si tharje fyti gjatë natës ! Sa më shumë pinte aq m...
Këto ditë nuk kanë qenë të zakonta për Salianjin. E ka hedhu...
Prej kohësh Aldo Bumçin po e lëpin melankolia si lopa viçin....
Salianji pasi e ndau mendjen që do të shquhej tani e tutje e...
“Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rr...
Ka tri ditë që uji për ujitje, i cili rrjedhë nga liqeni i G...
Një intervistë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë Pet...
Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlamentin spanjoll ...
Konstitucionalisti Çlirim Gjata, ishte i ftuari i radhës në ...
Kritikat ndaj qeverisë kanë qenë të vazhdueshme, një ndër të...
Prokuroria ka konfirmuar ditën e sotme ngritjen e një aktaku...
Parlamenti i Maqedonisë po diskuton mbi propozimet e kryemin...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Bur...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në st...
Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drej...
Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipëri...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qyt...
Në media ditën e sotme qarkulloi lajmi se kryetari i Partisë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...