Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përveç ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka rikthyer në detyrë dhe gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Rikujtojmë se Fetahu u pezullua një vit më parë, pas një videoskandali që u publikua në media.
Gjyqtarja Fetahu u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, ajo kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.
Sipas videos gjyqtarja Fetahu kishte marrë një vendim, që favorizonte të pandehurin, ndërsa u shkarkua menjëherë nga KLD për ?korrupsion pasiv?.
Pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Por, hetimet e kryera nuk provuan implikimin e gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj Krimet e Rënda vendosën që të pushojnë çështjen.
Korrupsioni me zë dhe figurë
Sekseri ? E paska me 25?
Qytetari ? Me 25 apo 26?
Oficeri ? Me 25 e ka.
Qytetari ? E sigurt?
Oficeri ? Po, e pashë unë tani.
Seksesi ? E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë?Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq.
Sekseri ? Ky është shoku jonë.
Qytetari ? Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë?
Qytetari ? Çfarë? Si i bëhet? E dyta ose e treta.
Oficeri ? E treta, se tha nuk dimë gjë në çfarë faze është dhe kur të mbarojmë gjyqin, po e shoh.
Sekseri ? Sa mund të zgjasë gjyqi?
Oficeri ? Një çerek ore, njëzet minuta.
Oficeri ? Jo, pot ha e bëj, mos?
Qytetari ? Çfarë roli ke këtu ti tani?
Oficeri ? Unë mbuloj Peqinin dhe mbuloj gjykatën.
Qytetari ? Me të shoqërimit?
Oficeri ? E? Ishte vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë. Dhe ajo thotë, çfarë kërkojnë, që të paktën hë se nuk ke çfarë me i dhënë më tepër, të paktën gjashtë muaj, që t?i bëjë me gjithë këto shtesat. Ka ca klauzola, se janë tre vepra, vetëm kundërshtim i forcave të policisë, sa e ka? Dhuna në familje, një vit, vjedhja?.
Qytetari ? Çfarë mund të bëhet në këtë rast?
Oficeri ? Pyet këtë sa ka, kur është arrestuar, sa ka bërë, që ta shohim.
Sekseri ? Katër muaj e gjysmë.
Oficeri ? I bie dhe 40 ditë burg.
Sekseri ? Le t?i bëjë.
Oficeri ? Dhe i bën mirë.
Sekseri ? Me tre vepra penale qenka?shans i fundit.
Qytetari ? Me një fjalë dhe për 40 ditë burg.
Oficeri ? Të më thotë sa e ka?
Qytetari ? Ok, mirë!
Sekseri ? Dhe 40 ditë burg i bie me bërë.
Oficeri ? Një muaj.
Oficeri ? Dhe këtë seancë se qenka prokuroria në seminar tha, do shtyhet në seancën tjetër tha, mund të ekzekutohet. Po nuk ta nxjerr dot pa pesë muaj e dhjetë ditë.
Oficeri ? Me vdek, s?kam çfarë të bëj, tha. Duhet t?i bëjë, që t?i heqë se janë tre vepra, tha.
Oficeri ? Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha. Është edhe trupi gjykues.
Sekseri ? 2000 euro nuk janë asgjë.
Oficeri ? Po e bëj për ty, tha.
Sekseri ? Kur i do ajo?
Qytetari ? Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro?
Oficeri ? Po, po! Po tha ajo, i vë vulën të thashë unë.
Qytetari ? Do shihemi.
Oficeri ? Prapë është mirë. Të jesh në Tiranë, pa pesë mijë euro, e kam hëngër unë.
Qytetari ? E ke hëngër ti?
Oficeri ? Pesë mijë e kisha.
Sekseri ? Tani ky do bëjë dhe sa i bie? Dhe dy muaj?
Oficeri ? Ky ka bërë tre, i bie edhe dy muaj se do shtyhet gjyqi, se gati dhe dy javë i bie gjyqi.
Sekseri ? Dhe ishalla nuk e ankimon ajo, prokurorja?
Oficeri ? Po s?e besoj.
Sekseri ? Mirë pra Behar, se shihemi në Tiranë.
Oficeri ? Çfarë bëre mirë kalove? Tania jo nuk ka ardhur akoma, pot ë flasim për pjesën e prokurores, se ajo tha për pjesën e vet. Ta kryejë ajo. Se most ë na bëjë ankesë.
Qytetari ? Brenda dhjetë ditëshm po thua me bërë ankesë?
Oficeri ? Se ajo bisedoi me kolegët e vet, po me prokuroren, nuk qe atë ditë. Do bisedojë dhe ta bëjmë taman, mos ta lejmë te apeli, ta lirojë, pastaj kjo ta arrestojë? kështuqë, më mirë t?i mbyllim gjërat fiks, sesa?
Qytetari- Nejse, gjithsesi, në pjesën e kësaj, unë e mora me vete pjesën e kësaj dhe ja jap sot. Ky ta diskutojë avash-avash dhe kur të takohemi në Tiranë, pastaj? hajde shkojmë dy minuta te makina ime.
Oficeri ? Ku e ke makinën, mos e ke në rrugë kryesore?
Qytetari ? Jo në rrugicë, rrugicë, hajde lëvizim.
Oficeri ? Ku e ke lënë makinën?
Qytetari- Në fund të gjykatës.
Oficeri ? S?kam, ku ti mbaj në dorë, se bien në sy.
Qytetari- Jo ore, i ke në xhep, o burrë.
Oficeri ? Po janë shumë o burrë, sa i ke, pesëdhjetëshe?
Qytetari ? Pesëqindëshe.
Oficeri ? Pesëqindshe, po!
Oficeri- Se mos na bën ndonjë gjë andej ?, se na?
Qytetari ? Po ik , or burrë.
Oficeri ? Tek lokali, or burrë.
Qytetari ? Si me ja bo për prokurorin o, shoku?
Oficeri ? Do flas unë tani, do flas. Po qe, se kam kohë, mos po ashtu, nesër do flas.
Qytetari ? Pash zotin, derisa është muhabeti i sigurt, se s?kam ku me gjet lekë tjetër.
Oficeri ? Hec ti, se unë po futem direkt, hajde!
Në pjesën e tretë të emisionit ?STOP? gjyqtarja merr përsipër, që përveç vendimit të trupit gjykues, ?ta rregullojë? edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Gjyqi shtyhet, pasi prokurorja Ermira Tafani është pa qejf, por edhe zëvendësuesi Neritan Hoxha, nuk lëviz nga e njëjta skemë. Gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë, se për prokurorinë duhen 1500 euro të tjera dhe i paraburgosuri Kristjan Leka shijon lirinë e blerë me valutë.
Qytetari ? Ça tha ajo? A tha ndonjë gjë?
Oficeri ? Po, mo, edhe me prokuroren llafosa, bjeri tha t?ia jap, ta mbyllim.
Qytetari ? Sa?
Oficeri ? Aq sa të thashë, 1500(euro).
Qytetari ? 1500 euro.
Oficeri ? Për sy të ballit, asigjo, e ke me mua, i ke gjërat.
Qytetari ? Kur duhen? Duhen brenda kësaj jave?
Oficeri ? Po, t?ia coj. Më mirë unë ta heq qafe. Që unë mos ta kem. Kurse me Verin merru vetë, e me mua mos ketë punë.
Qytetari ? Jo, jo!
Oficeri ? T?ia jap, t?ia coj asaj. Mbarojmë punë me atë. Dhe me atë e ke të garantuar?, mos e ki?, s?ka ndonjë problem?.
Qytetari ? E kuptova atë pjesë. Po prokurorja çfarë kishte kërkuar?
Oficeri- Po prokurorja, ajo foli, ajo.
Qytetari ? Nejse, çfarë ka kërkuar ajo, si ta quajmë, a ka mundësi, apo s?ka?
Oficeri ? Jo, jo! Po duhet me e bërë. E mbyllim këtu ne. S?ka as apel, asgjë më, prandaj i kërkoi aq ajo.
Qytetari ?Me një fjalë e ka dhënë atë?
Oficeri ? Po, po!
Qytetari ? Ç?a? Për ç?a dënohet? Se nuk e di.
Oficeri ? Mbaro punë me të. Bjer këtë kafen e saj, siç më ka thënë, unë ia dhashë asaj direkt, s?kam qejf t?i mbaj gjërat, o burrë.
Edhe është e mbyllur.
Qytetari ? U kry.
Oficeri ? Në i paç sot mirë, s?i pate sot, nesër?
Qytetari ? Gjatë javës vij e të takoj në Elbasan.
Qytetari ? Hajde shkojmë te makina ime dy minuta.
Oficeri ? Si e kalove?
Qytetari ? Mirë!
Oficeri ? Çfarë bëre?
Qytetari ? Merri 1500 euro për atë. Kur e kanë lënë datën e gjyqit?
Oficeri ? Me 8.
Qytetari ? Me 8?
Oficeri ? Po.
Qytetari ? Me një fjalë për dhjetë ditë.
A thua do dali o burrë, apo çfarë do bëhet?
Oficeri ? Po, po, o burrë, po
Qytetari ? Përshëndetje!
Gjyqtarja- Përshëndetje! Një sekondë. Po, tani po.
Qytetari ? Kristjan Leka.
Gjyqtarja- Kristjan Leka.
Qytetari ? Kur e ka seancën e gjyqit?
Sekretarja- Kristjan Leka s?ka fare, Klodian Leka, ndoshta.
Qytetari- Po.
Gjyqtarja ? Klodian Leka, datë 25, në ora 9:00, të martën. Kush je ti?
Qytetari ? Vëllai i tij.
Gjyqtarja- Ik! Me datë 25, ora 9:00.
Qytetari ? Fole gjë me Beharin?
Gjyqtarja- Ik!
Qytetari- Në rregull.
Gjyqtarja- Ik, tani!
Qytetari- Shumë faleminderit!
Qytetari ? Si kaluat? Mund të bisedojmë pak, të lutem? Vëllai i Klodjan Lekës.
Gjyqtarja ? Ik, tani ik! Kemi gjyqin përfundimisht seancën që vjen, hajde tani, vëllai i Klodjanit? nuk? nuk mungoj, ç?ke?
Qytetari ? Thjesht afatet kohore, se po bën shtatë muaj brenda. Si llogariten?
Gjyqtarja ? Shtatë muaj brënda, llogariten me kohën, sa ka vuajtur me 1.5. Ka tre vepra penale, një më e vogla është një vit burg. Mund të thithen të gjitha, mund të vihet në minimum, mund të ketë më shumë dënim, por predispozicioni është pozitiv. Ik tani!
Qytetari ? Ok edhe për prokuroren?
Gjyqtarja -Ditën e mirë! Çfarë të na dali në gjyq.
Qytetari -Shumë faleminderit!
Gjyqtarja ? Hajde!
Qytetarja ? Më falni! Doja të pyesja, se jam një e afërmja e K?. L??. Kur e ka gjyqin? Sot?
Gjyqtarja ? Për atë, po diskutoja. Prokurorja është e sëmurë dhe e mora në telefon dhe mund të vijë. Dhe në ca momenti do vijë, nuk e di.
Qytetarja ? S?ka një orar domethënë?
Gjyqtarja ? S?ka një orar, se është me raport dhe është me hernie diskale. Dhe s?lëviz dot. Po, do dal një moment, tha. Se e ka thirr dhe Prokurori i Rrethit (Elbasan) edhe me dashamirësinë, për të mbaruar gjyqin e K? L?.. Mirë?
Qytetarja ? Faleminderit!
Gjyqtarja ? Edhe shtyrja deri sot, ka qenë në favor, sepse i ka ec njëcikë paraburgimi? edhe të shikojmë. Me predispozicionin, për të mbaruar.
Qytetarja ? Të dukem më vonë?
Gjyqtarja ? Nga je ti? Këtu nga Elbasani?
Qytetarja ? Po, po.
Gjyqtarja ? Atëhere ik, hajde nga ora 2- 3 të shofësh. Të marrësh vesh, ç?a u bë. Me predispozicionin, për t?u bërë gjyqi, për t?u përfunduar. Mirë?
Qytetarja ? Faleminderit.
Gjyqtarja ? Hajde! Në datën 16 themi, se do ta mbyllim atë.
Qytetarja ? S?u bë gjë sot?
Gjyqtarja ? Se prokurorja është me hernie diskale dhe s?luan dot nga vendi, ndaj s?erdhi. Dhe unë e kam caktuar shumë shpejt, për 4-5 ditë. Jo për 2 javë e për 3 javë dhe ka mundësi do zëvendësohet prokurori, që të mos humbasim datën 16. Dakord?
Qytetarja ? Do zëvendësohet prokurori?
Gjyqtarja ? Po, po. Do zëvendësohet? është tjetri, pa problem. Datë 16, ora 11 e gjysmë.
Qytetarja ? Faleminderit!
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të p...
Në 6 muaj punë janë ngritur një sërë problematikash të vjetr...
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nisur sot procedi...
Deputeti socialist Erion Braçe ka sfiduar kreun e Krimeve të...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur ditën e sotme, ...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet ditën e sotme, ...
Ish-deputeti i PS-së, aktualisht kryetar i partisë ZGJIDHJA,...
Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të jetë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë...
Ka shumë njerëz që pyesin se cila është lidhja e Fahri Balli...
Procesi i Vettingut është thelbësor në zbatimin e reformës ...
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendo...
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë nderi...
Mbledhja e Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Pu...
Anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha është gjyqtari i...
Gjykatësi Fatmir Hoxha ka dalë sot para Komisionerëve të Pav...
Grupi parlamentar i PS –së, ka mbajtur sot mbledhjen e radh...
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ish-ministri i Br...
Prej një kohe të gjatë kam filluar të masturbohem dhe duke k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...