web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLD rikthen në detyrë Shpresa Beçajn

7 Maj 2018, 11:00, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të rikthejë në detyrë gjyqtaren Shpresa Becaj.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë ka mundur të fitojë betejën ligjore me LKD, ndërsa ka rifituar me gjyq vendin e emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjyqtarja rikthehet me vendim të KLD pasi ka fituar dy vendime gjyqësore.

Beçaj ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në vitin 2013 e kishte refuzuar kërkesën e Beçajt, duke mos e emëruar, ndërsa sot ka vendosur ta rikthejë në detyrë.

Në detyrë është rikthyer edhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ishte pezulluar. Ndërkohë, mësohet se KLD ka shpallur vende vakante në gjykatat e rretheve; Krujë, Kavajë, dhe Lushnje.

Kush është Shpresa Beçaj

Shpresa Beçaj ka punuar në gjykatat shqiptare që në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit ajo është emëruar kryesekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1985 është emëruar Këshilltare Ligjore po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1987 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 1990. Ndërsa në vitin 1990 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Katër vite më pas, Beçaj është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2004, ajo është emëruar Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2006 ku ka dhënë dorëheqjen me daljen e ligjit ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike?. Me Dekretin nr. 5913 më datë 08 tetor 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Beçaj është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë. Këtë detyrë, ajo e ka lënë në mars të vitit 2013.





Lajmet e fundit nga