Morën ryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediet ka rikthyer sulmet kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sa i përket dorëzimit të mandatit të deputetit.
Paloka ka thënë se çdo minutë që kalon nga dorëzimi i Tahirit, provohet se është veçse një lojë dhe padyshim se Rama është në dijeni të këtij akti, ndryshe nga çka deklaruar.
?Çdo minutë që po kalon nga dorëzimi i Tahiri provon më shumë se kjo është një lojë. Nuk ka njeri ta besojë se akti i Tahirit ishte i pavarur dhe pa dijeni të Ramës. Me këtë akt që kanë ndërmarrë do ju vërtetojnë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve akuzën se ky ka marrë drejtësinë.
“Në marrëveshje me Edi Ramën do të mbetet i lirë, sepse Rama ka kapur drejtësinë. Ne e kemi deklaruar se qëllimi i Ramës me kapjen e drejtësisë ishte mbrojtja e Tahirit dhe kanabizimi i vendit ishte skenar i projektuar nga Rama i cili u zbatua nga Tahiri?,- u shpreh Paloka.
Më tij ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë ndaj Tahiri duke qenë se është një qytetar i lirë dhe pa mandatin e deputetit.
Kujtojmë këtu se para 6 muajsh kanë nisur hetimet ndaj Tahirit, të cilat janë firmosur nga kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe me deklaratën e Palokës duket se është shtuar presioni ndaj tij./CNA.al
Deklarata e plotë:
Çdo minutë që kalon që nga dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit, vërteton qartazi se ky akt nuk është gjë tjetër veçse një lojë e tij dhe e kapos së tij në përpjekje për ti hedhur hi syve të shqiptarëve dhe për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama mendon se me këtë veprim do të arrijë të mashtrojë jo vetëm ata që i kanë kërkuar kokën e Tahirit si një prej parakushteve për hapjen e negociatave por mendon se do të mashtrojë të gjithë shqiptarët. Vazhdon ti marrë shqiptarët për naivë dhe për budallenj. Nuk ka njeri që ta besojë se akti i Tahirit ishte, siç thotë Rama, një akt i pavarur dhe i kryer në padijeni të Ramës. Çdo gjë bëhet me shpresën që Rama do të mashtrojë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Në fakt me këtë akt që kanë ndërmarrë të dy, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do u vërtetojnë si shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, edhe një akuzë tjetër që ne kemi ngritur prej kohësh që ky zotëri ka kapur tërësisht dhe ka marë në duart e tij edhe drejtësinë. Çfarë ka ndodhur nga 6 muaj kur për herë të parë prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit?! Çfarë ka ndodhur që sot Tahiri vazhdon të dredhë i lirë dhe i pashqetësuar?!
Para 6 muajsh, prokuroria e Krimeve të rënda me fakte që kishte ajodhe me fakte që kishin ardhur nga prokuroria e Katanias, kërkoi në Parlament arrestimin e Tahirit. Arrestim që nuk u lejua nga Edi Rama i cili urdhëroi grupin e tij parlamentar të votojë kundër këtij arrestimi duke bllokuar drejtësinë. Sot, 6 muaj pas kësaj kërkese të prokurorisë të vetme ngjarje që lidhen me këtë çështje kanë qënë kapja e Orest Sotës me gati 900 mijë euro cash në makinë e tij dhe bashke me këto euro edhe 2 patentat e skafeve të Tahirit. Nëse e mbani mend, Tahiri i akuzuar nga Zagani dhe PD se ka në zotërim të tij edhe një skaf i cili gjithashtu është përdorur nga Habilajt si makina për trafik droge, e ka mohuar. Ashtu siç beri me makinën dhe siç vazhdon të bëjë edhe sot duke mashtruar këdo, kapja e patentave në makinën e Orest Sotës vërtetoi se këto akuza të PD ishin të drejta.
Por të kthehemi te ngjarja. Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që Tahiri nga kërkesa e prokurorisë për të qënë në arrest sot vazhdon të bredhë i lirë. Vetëm kjo ka ndodhur që lidhet me çështjen. Një akt dhe një ngjarje tjetër që e rëndon disa fish situatën e Tahirit. Ju kujtoj se menjëherë pas kësja ngjarje, pas kapjes së Orest Sotës, Tahiri mbylli gojën dhe nuk foli më. Nuk bëri me cubin nëpër ekrane siç kishte bërë deri në atë ditë. Dhe kjo sepse fakti i fundit, kapja e Sotës me 900 mijë euro dhe patentat e Tahirit i vuri vulën gjithëçkaje për të gjithë ata që duan të shohin dhe të kuptojnë.
Ndërkohë në vend që me dorëzimin e mandatit Tahiri të përfundonte në burg, sot vazhdon të jetë i lirë dhe siç kemi deklaruar ne në marrëveshje me Edi Ramën do të mbetet i lirë. Pse?! Sepse ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qënë shumë më e rëndë se kaq. Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe drejtësinë dhe siç kemi deklaruar ne që në fillim, PD, që në momentin e kapjes së prokurorit të përgjithshëm, i vetmi qëllim i Ramës ishte mbrotja e Tahirit, dmth mbrotja e vetes. Sepse nuk ka shqiptar dhe ndërkombëtar që të mos e besojë se Tahiri nuk bëri asgjë në kokën e vetë. Kanabizimi i Shqipërisë, futja e parave të drogës për të marrë pushtetin nuk ishte thjeshtë projekti i Tahirit.
Projekti ishte i Ramës dhe u zbatua nga Tahiri dhe bandat e rilindjes. Për këtë arsye sot Tahiri vazhdon të jetë i lirë çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte prapa hekurave sepse ka garancinë e plotë të prokurorit të përgjithshëm Edvin Rama.
Ndërkohë si kryetar i Komisionit Hetimor që rëndom quhet komisioni Tahiri por që në fakt po të shihni objektin është ngritur për të hetuar Ramën bashkë me Tahirin, ju garantoj se çfarëdo që të bëjë Prokuroria e kapur nga Rama, të hapë apo të mbyllë çështje, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë atë që përmenda më lart se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjehstë lojë e Tahirit por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama dhe u zbatua nga Rama dhe Tahiri. Ne do të vazhdojmë deri në fund megjithë pengesat që po i krijohen komisionit derisa ky fakt që sot dihet botërisht të vërtetohet edhe me dokumente. ?
Prokurori Adriatik Cama është një ndër emrat që do ti nënsht...
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 ...
Deputeti socialist Erion Braçe ka “shpërthyer “ ashpër ndaj ...
Në një kohë kur qeveria çdo ditë e më shumë po bën me dije s...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,Eno Bozdo, ka reaguar ...
Pas akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me dorëheqjen ...
Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë paralajmëroi se do të...
Ndërkohë që LSI çdo ditë po numëron largime të anëtarëve nga...
Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e Bulevardit të Ri të ...
Kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ...
Fahri Balliu është një personazh i medies që duke shfrytëzua...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilloi dy...
Një dosje e prokurorisë së Beratit, për korruptimin e një gj...
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Laprakë, në rrugën...
Bizneset akuzojnë inspektorët e Inspektoriatit të Punës për ...
Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari, nga Tirana, i cili pa...
Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet ndaj Partisë Demokr...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në burg dy ditë më pa...
Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari, nga Tirana, i cili pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...