Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Një dosje e prokurorisë së Beratit, për korruptimin e një gjyqtari në këtë qytet, është mbyllur me dënimin e dy të pandehurve, ndërsa më parë dosja ka qenë përgjegjësi e krimeve të Rënda.
Sikurse raporton ?Shqiptarja.com?, Mati Simoni dhe Gjergji Bumbli, janë dënuar përkatësisht me 6 dhe 8 muaj burgim për akuzën e ?Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, siç ishte rasti i një gjyqtari në Berat.
Prokuroria ka përgjuar dy personat në fjalë, teksa po tentonin të korruptonin kundrejt 250 mijë lekë të vjetra, gjyqtarin e Beratit, Kostika Çobanaqi, i cili kishte në gjykim të pandehurin Mati Simoni, në një çështje tjetër, ku akuzohej për akuzën e ?Shkeljes së të drejtave të pronësisë industrial?.
Për këtë akuzë Simoni është dënuar me 600 mijë lek të vjetra gjobë nga gjyqtari i Beratit, Kostika Cobanaqi, por prokuroria kishte dyshime se ky vendim ishte paracaktuar më parë, pikërisht në zyrën e këtij gjyqtari. Kjo pasi në disa biseda të përgjuara dhe vëzhgime në terren, Mati Simoni dhe Gjergji Bumbli flisnin për një pazar dhe punë, që duhet të zgjidhnin në gjykatën e Beratit.
Për të sqaruar rrethanat e këtij moment përgjimi është thirur dhe është pyetur në prokurori gjyqtari Kostika Çobanaqi.
Gjatë vitit 2016 ai thotë se ka dhënë rreth 400 vendime, por për rastin në fjalë, gjyqi i shtetasit Mati Simoni nuk i kujtohet. Për sa i përket pretendimit, që i pandehuri Gjergji Bumbli ka hyrë në zyrën e tij dhe ka biseduar me të në lidhje me arritjen e një kompromisi për një dënim të butë ndaj Mati Simonit, gjyqtari deklaroi gjatë fazës së hetimit se kjo gjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë.
Ai, pretendoi se nuk ka biseduar me shtetasin Gjergji Bumbli ne zyrën e tij dhe në asnjë vend tjetër.Për shkak të mungesës së provave, prokuroria nuk ka vepruar marjen të pandehur të gjyqtarit Çobanaqi, por ka akuzuar për ?Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? dy personat Mati Simoni dhe Gjergji Bumbli.
Bisedat e përgjuara mes Mati Simonit dhe Gjergji Bumblit, si dhe mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ku tregohen përpjekjet intensive për të dalë ?pa lagur? nga kjo çështje, mund t?i lexoni më poshtë:
Përgjimi i 17 nëntorit 2016
Gjergji: hë vlla..
Mati: hë Gjergj si ke një
Gjergji: mir, mir, car po bën, sot mar përgjigjen e saktë, sot
Mati: hajd ta marsha të keqen, n?mujsh me ma bo at pun
Gjergji: hajde pa merak fare, pa merak fare do të mar un
Mati: shnt pra, shnet zemër, hajd.
Biseda e dytë në të njëjtën ditë
Gjergji: he vlla ;
Mati: o vlla ku je te henksha zemren, ku je
Gjergji: ej, çun çun dhe me yje në ballë
Mati: eeee
Gjergji: djal djal
Mati: djal
Gjergji: po ore
Mati: aaa të lumt, falemners prej teje
Gjergji: ej po dua të flas un në telefon si bëjmë këto muhabete
Mati: mir në rregull
Gjergji: vajta fola vetë gojarisht me personin, nga atje po kthehem
Mati: po po
Gjergji: edhe më ka lënë nja 4 detyra të bukura, në 4 detyra në do të zgjedhim njërën, të fundit;
Mati: hajd mirë ta marsha të keqen, shumë falemners prej teje e ki problem ti vetëm të marohet puna
Gjergji: dëgjo, dua të flas gojarisht se në telefon nuk ti sqaroj dot
Mati: mirë në rregull, ta po vij vetë anej matanë, nga java tjetër po vij unë.
SMS e datës 17 nëntor mr tekst: ??kemi 4 varijante denimi 1. dënim me burg, 2. dënime me gjobë, 3. dënim me kusht, 4. dënim me punë në komunitet dhe ai miku këtë të fundit më sugjeroj ok??.
Bisedta e përgjuar në 21 nëntor 2016
Gjergji: hë mo vlla
Mati: hë more shtet çar bone, a ke atje
Gjergji: po mor keva mor burrë
Mati: çfar të thanë a gja
Gjergji: çar bona, pagova nja 500 mijë lekë për atë ditë me nji fjal të enjten
Mati: 200 kam pagu un për patent, ti thu
Gjergji: se kena met pa gja .
Përgjimi i datës 24 nëntor 2016
Gjergji: hë vlla, a je te spitali
Mati: sa mbarova serumet dhe erdha për shpi. Çar bëre
Gjergji: jo mor nuk u bo gja mor burr, na rrasi gjob mor burr
Mati: çar thua ti ere
Gjergji: po për shpirt të babës 600 mijë lek
Mati: gjob 600 mij lek???
Gjergji: po
Mati: po pse
Gjergji: nuk di gja un mor vlla
Gjergji: hajd se do të flasim prap se un ato nuk ja kam dhën, un i kam me vete ato
Mati: hala nuk ja ke dhanë ato
Gjergji: po, po, po nuk ja kam dhën, i kam un ato, e kupton, mos ma vrit mendjen për asnjë gjë pastaj
Mati: po pse dreqin nuk ja ke dhën
Gjergji: jo, jo më tha do flasim se fola në telefon, e kupton
Mati: kur fole në telefon, njitash me ta
Gjergji: jo, jo fola parëmbrëmë në darkë e më tha është i mbaruar ai muhabet,e kupton, mo. ma vrit mendjen se do ti rregulloj të gjitha, ato do ti kthej un do ti jap prap ato.
Mati: po un nuk i kam marrë me i kthy mor, un për njikët pun i kam ashtu, po shyqyr se je mir.
Bisedë e përgjuar në 24 nënëtor
Mati: a nuk ja ke dhan leket perpara mor burr a ;
Gjergji: fola në telefon, i kam unë lekët, i kam unë nuk ja kam dhën akoma se fola tha do të flasim tha, i kam un lekët.
Mati: po duhet me pague 600 mijë lek mor burr, si me ja bo tash
Gjergji: lerma ta s?qaroj un këtë muhabet.
Mati: hajd mir pra, un duhet me i pagu mor burr, ai po ma bjen letrën për Shkodër, duhet me i pague të tana për shpirt të babës.
Gjergji: në rregull hajde kur të duash.
Bisedë e përgjuar në 30 nëntor 2016
SMS dërguar nga Gjergji tek Mati: ??o vlla me atë mikun këtu mbarova punë ja dhash kafen sipas fjalës 250 ok??.
Mati: hë more kapedan, a je mirë, hiç për zotin.
Gjergji: hë, mirë ke qenë
Mati: hë
Gjergji: e i vajta atje dhe i lashë ato në tavolinë urdhëro i thashë në daç shumë në daç pak, ou më tha mua pse ma bëre kshu. Po pse si do ta bëj i thash un. Pse ma bëre kshu, e kupton.
Mati: sa i le mor zemër
Gjergji: dy e gjysëm
Mati: pash zotin, hajt mirë pra mirë
Gjergji: ia lashë në tavolinë. I thash si shumë si pak thashë un të jem borxhli i thashe unë për herë tjetër. Pse ma bërë kshu tha, e kupton.
Mati: po mirë zemër, hajt të lumtë dora pra. Hajt pra se ta po rregullohena bashkë pra mo vlla.
Bisedë e përgjuar në dhjetor 2016
Gjergji: po hajt se do kalojnë ato, kaluan kaluan
Mati: haj hajt, shyqyr që je mirë
Gjergji: dëgjo tani, tani sa dola nga ai miku dhe fajin ta ka vënë ty, se nuk e ke kërkuar ti. Ti i ke thënë shërbim prove, po shërbimi i provës ka disa gjëra. Vetëm i binte që tja thosha troç. Unë troc nuk ja thosha dot, tha e kupton?
Mati: po
Gjergji: duhej t?ja kërkoje ti dhe kemi një favor tjetër, tani do ta apelojmë në Vlorë a në Tiranë. Apelimi shkon një vit e ca dhe mbas një vit e ca, shkon o gomari o i zoti dhe gjoba ka të drejtë të hyj automatikisht mbas një viti, kur të mbaroj apeli, që do më thënë, nuk do paguajmë asgjë, asnjë gjobë…
Mati: oo Gjergj
Gjergji: puna e ankimit ka të drejtë nga kjo e sot, ka 10 ditë kohë.
Mati: nuk mund ti hij më kësaj pune se nuk kam ashu… për shpirt të babës o Gjergj…
Ndërhyn shtetesia Alma Simoni, bashkëshortja e shtetasit Mati Simoni:
Gjergji: dëgjo një çikë. Tani dola nga zyra dhe fajtor ai ka bërë tët shoq që i ka thënë pse i ka thënë që ka kërkuar atë. Unë nuk mud ta detyroj sepse e ka kërkuar ai këtë punë. Atë që folëm ne. Nuk e dëtyroj unë qytetarin, është qytetari që kërkon atë, kupton.
Alma: Matia, Matia e ka kërkuar dje.
Gjergji: e ka kërkuar por ka kërkuar shërbim prove vetëm. Shërbimi i provës ka këtë punë, punë të detyruar. Duhet të thoshte punë me detyrim, se ka disa gjëra shërbimi i provës brenda…..Ne kemi të drejtë brenda 10 ditë të ankimojmë vendimin që nuk jemi dakord me gjobën 600 mijë lekë, sepse nuk kam lekë dhe kjo ikën në Vlorë. Ajo do një vit e gjysëm të shqyrtohet në Vlorë e brenda kësaj kohe ne nuk paguajmë asgjë.
Alma: mirë o Gjergj, mirë
Gjergji: prokurori e kishte lënë 2 miljon lekë gjobë.
Alma: po, 2 miljon e gjysëm
Gjergji: ee pra. Unë tha kam bërë me minimumin, me minimumin tha
Alma: i lumtë për atë punë
Gjergji: e kuptoni tani, unë të kam lënë 600 mijë lek tani, futi dy gisht letër, bëj ankimin vetë me shkrim dore.
Alma: ne na met faji, ajo punë me dije
Gjergji: jo, jo nuk më kërkoi atë që tham ne, nuk e kërkoi ai
Alma: normal, ne nuk dishim as me kërkue ti u bone.
Gjergji: Jo, jo unë ja u spjegova edhe ti ishe në tavolinë me Matin, dua punë me detyrim, punë në komunitet, dy orë në ditë, ja kaq
Alma: ai se ka kuptu.
Shtetasi Mati Simnoni telefon shtetasin Gjergji Bumbli
Gjergji: kam folur me dy avokat të cilët më thanë as ankimim mos bëni as gjobë mos beni, se do të bëhet amnisti tani në dhjetor e falen të gjitha.
Mati: faleminers mo zemer…. o bo ca bo nuk kam ca ma thon mo.
Gjergji: ai të bëri ty fajtor, duhet ta kishe kërkuar ti at punë.
Mati: po ca dita unë me kërku, une i thash shërbim prove.
Gjergji: shërbimi i provës ka shumë gjëra, ajo është punë në komunitet. Kur nuk e kërkon ai, tha ca të bëja unë. Kur prokurori të ka kërkuar 2 miljon e gjysëm ty gjobën. E di ti sa të ka kërkuar prokurori.
Mati: po prokurori ashtu tha, se harroj
Gjergji: ti ere nga 2.5 miljon sa ta ka lënë ty
Mati: 600 mijë tha me pagua, do ti paguaj ca kam me ba.
Gjergji: se ai nuk të ka as mik as shok, s?të njeh fare se kush je
Mati: me gjyqtarin po
Gjergji: muhabeti për mua është i mbyllur, mos e vrit më mendjen.
Mati: unë hem anej e hem knej, tashi dreqi e hangërt, unë nuk kam ma….
Gjergji: nuk ke punë, tani vazhdo punën tënde, kaq.
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Laprakë, në rrugën...
Bizneset akuzojnë inspektorët e Inspektoriatit të Punës për ...
Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari, nga Tirana, i cili pa...
Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet ndaj Partisë Demokr...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në burg dy ditë më pa...
Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari, nga Tirana, i cili pa...
Gjatë kontrollit të ushtruar me drager nga policia e Tiranës...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku...
Policia Rrugore e Tiranës vijon aksionin e saj për parandali...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 6 ma...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Kjo ditë do të jetë shumë interesante, por do të shpenzoni s...
Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Po...
Një 50-vjeçar është arrestuar në Morinë, dhe më pas i është ...
Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Kru...
Një shqiptar është qëlluar me armë në Athinë nga dy persona ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi beson se ...
5 Maji -200-vjetori i lindjes së Karl Marksit. Në këtë përvj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...