Dorëzimi i mandatit të deputetit/ Ja garancia që mori Tahiri
Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Drtan Zagani shprehet i gats...
5 Maji -200-vjetori i lindjes së Karl Marksit. Në këtë përvjetor Gjermania po e kujton më miqësisht filozofin. Tani po fillohet të kuptohet, se ai nuk është përgjegjës për çdo gjë që u krye në emër të filozofisë së tij.
Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.
Rreziku i dogmës
I ndikuar nga kjo eksperiencë, ai hartoi në vitin 1847 ?Manifestin komunist”, në të cilin bashkë me shokun e idealit, Friedrich Engels, kërkonte shanse të barabarta për të gjithë. Me këtë manifest shënohet edhe lindja e komunizimit si ideologji. Sipas studiuesit të shkencave politike, Richard Löwenthal, komunizimi ishte më shumë se një analizë shoqërore, ai ishte në sytë e përkrahësve të tij gati si një fe. ?Ndikimi historik i Marksit bazohej në lidhjen e veçantë të njohurive të reja shkencore dhe vizionit entuziast utopik që i frymëzoi pionierët e lëvizjes punëtore në një lloj feje të kësaj bote. E një ideologji që përmbush funksionin e fesë rrezikohet gjithmonë që të ngrijë në një dogmë në mendjet e besimtarëve dhe priftërinjve të saj.”
Më vonë Marks shkroi librin e tij të famshëm, ?Kapitali”, që botohet në vitin 1867 e që u kthye në bazën teorike të ideologjisë komuniste. Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha një pakice. Ishte kjo vepër, së cilës sundimtarët komunistë të mëvonshëm i referoheshin gjithmonë. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Në emër të Karl Marksit ata ngritën diktaturat komuniste, shumë vite pas vdekjes së Karl Marksit, filozofi nga Trier nuk arriti të përjetojë se çfarë pasojash pati vepra e tij.
Njollosja e Karl Marksit
Komunizmi si realitet e njollosi emrin e Marksit. E vetëm tani, 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit, ai po fillon të kuptohet më ndryshe. Sociologu nga Universiteti i Trierit, Martin Endreß thotë se ?historiani Eric Hobsbawm e ka quajtur ?epokën e ekstremeve” shekullin e 20-të, një epokë që vetëm pas vitit 1989 e dha mundësinë për të vështruar disi më ndryshe Marksin.” Endreß thotë se nuk mund të injorohet funksionalizimi politik i analizave të Marksit. ?Por të paktën po bëhet e mundur të mënjanohet para-dënimi njëdimensional i veprës së Marksit. Për të kuptuar se çfarë bën me veprën e Marksit marksizmi, leninizmi, stalinizmi apo totalitarizma të tjerë si maoizmi.”
Marksi nuk ishte vetëm një teoricien i madh, por edhe një shkrimtar i shkëlqyer. Deri më sot ?Manifesti komunist” të habit me elegancën gjuhësore të tij. Teoria dhe arti i fjalës e bën Marksin një autor klasik të studiuar në të gjitha universitetet gjermane. Filozofi i njohur gjerman Ernst Bloch e kujton kështu kohën e universitetit. ?Në vitet 1920-1925 në Heidelberg e universitete të tjera gjermane ishte si test inteligjence për një student gjerman të ishte marksist. Dhe një student që donte të merrej seriozisht duhej të njihte Marksin.”
Marksi aktual
Analizat shoqërore të Marksit janë aktuale deri më sot. Me to mund të kuptosh e përshkruash padrejtësinë e shfrytëzimin, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Sociologu Martin Endreß përmend një shembull konkret. ?Punën e fëmijëve, që Marksi e kritikonte ashpër dhe që angazhohej për ndalimin e saj e kemi sot në koncernet e tekstilit që veprojnë globalisht në Azi apo Azinë Juglindore. Aty shohim një zhvendosje të asaj që Marks analizoi për perëndimin. Fillimisht kemi zhvendosje të prodhimit për shkak të krahut të lirë të punës. Pastaj zhvillohen, si në Kinë, reparte prodhimi të mira, që sjellin një nivel më të lartë rroge. Prodhimi vazhdon të shtegtojë në vende të tjera më të varfra, Kjo do të thotë që vëzhgojmë një koncept të Marksit edhe sot, rritjen relative të standartit të jetesës duke ruajtur në të njëjtën kohë shfrytëzimin.
Në vitin 1883 Karl Marks ndërroi jetë në Londër. Një filozof plot kundërshti, një njeri që kishte shumë ide teorike, por që praktikën nuk e mori shumë seriozisht. Në këtë 200-vjetor të lindjes, Karl Marks po përkujtohet më miqësisht në Gjermani. Po fillohet të kuptohet, se ai nuk është përgjegjës për gjithçka u krye në emër të veprës së tij./ DW
Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Drtan Zagani shprehet i gats...
Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Drtan Zagani shprehet i gats...
Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani në një lidhje ...
Menjëherë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri ...
Dorëheqja e Saimir Tahirit si deputet ishte lajmi më i bujsh...
Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka komentuar s...
Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tom...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nëpërmjet nj...
Prokurori Arqile Koça ishte një nga prokurorët që garuan për...
Gjykata Administrative, e cila thuajse ka dështuar në misio...
Unë jam gjithmonë kundër çdo lloj dhune, pavarësisht kush e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka shpërthyer në akuza në drejt...
Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Po...
Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elelzi i cili pak ditë më p...
Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga puna drejtorin e Hip...
“Çudia tre ditë zgjat”, thotë një shprehje e vjetër e cila s...
Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja që ka ndodhur në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dekl...
“Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...