web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i “21 janarit”, manipuloi me pasurinë?/ Zbardhet skema

6 Maj 2018, 10:29, Aktualitet CNA

Prokurori Adriatik Cama është një ndër emrat që do ti nënshtrohet me përparësi procesit të  Vettingut.

Për shkak të kandidimit  për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Cama pritet që së shpejti të dalë para Komisionit të Vettingut.

Prokurori Cama nuk është emër i panjohur për publikun. Ai ka hetuar një prej çështjeve më të rënda kriminale, vrasjen e katër demostruesve para kryeministrisë, në protestën e opozitës së bashkuar me 21 janar 2011.

Dosja e 21 janarit është përzgjedhur nga  Komision i Kualifikimit dhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për parë mënyrën se si ka proceduar prokurori Cama në këtë rast, nëse ka ndjekur rrugën e duhur apo jo.

Ndër të tjera, prokurori Adriatik Cama ka përfaqësuar organin e akuzës në gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë.

Prokuroria e ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama, i cili ka kaluar në duar dosje të rënda, ndryshe mund të themi që ka njohur edhe dështimin, rezulton i mbytur në kredi.

Me prokurorë të varfër, sigurisht që kemi edhe një drejtësi të varfër.

Cama nën kostumin e prokurorit ka marrë katër kredi brenda një viti, ndërkohë sipas asaj që ka deklaruar nuk është se i mungojnë të ardhurat.

Cama deklaron kredi bankare në shumat 5 528 818 lekë, 750 000 lekë, 600 000 lekë dhe 840 000 lekë, si dhe 1 450 000 lekë gjendje cash në banesë.

A janë kreditë një skemë për të manipuluar dhe justifikuar pasurinë? Sigurisht që përgjigja do të vijë nga Komisioni i vettingut, i cili ka në dorë ?kokën? e Camës, pas raportit të ILDKPKI ?së.

E ka nisur me një kredi në vitin 2014, për të vijuar më pas me katër kredi të tjera brenda vitit 2016.

Kredi bankare  e marrë nga bashkëshortja në shumën 750 000 lekë me datë 21 01.2014.

Kredi standarte bankare në shumën 600 000 lekë e marrë me datë 13.02.2016.

Kredi hipotekore bankare, në shumën  5 528 818 lekë e marrë me datë  13.12.2016.

Kredi bankare e marrë nga bashkëshortja me datë 04.08.2016 në shumën  840 000 lekë

Kredi për blerje mallrash nga bashkëshortja e marrë me datë 03.09.2016.

Të ardhurat e deklaruara pranë ILDKPKI për vitin 2016

Gjendje cash në banesë nga të ardhurat e bashkëshortes 1 450 000 lekë.
Shtim pasurie, gjendje në llogarinë e Fondit SICRED. Llogari e çelur në shtator 2015 me  burim krijimi nga paga, 53 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në shumën 1 377 618 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, Alma Cama në shumën, 600 564 lekë.
Të ardhura nga disbursimi i kredisë bankare në shumën 4 000 000 lekë, sipas kontratës rë adtës 13.12.2016.
Të ardhura nga qiraja e ambientit me sipërfaqe 45.56 metër katror (ish parkim-garazh) në shumën, 240 000 lekë.

Të ardhura nga over drafti në llogarinë bankare të pagës në shumën  221.334 lekë.
Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit në shumën 27 807 lekë.

Të ardhura nga bursa për nxënësit ekselentë për djalin, në shumën 27 000 lekë.
Kredi hipotekore bankare, në shumën  5 528 818 lekë e marrë me datë  13.12.2016, me interes 6 përqind, me afat 10 vjeçar, me këst mujor 44.409 leke, principali 4 000 000 lekë, e cila ka shërbyer për mbylljen e dy kredive të tjera. Një pjesë 1 450 000 lekë disponohet cash në bankë, ndërsa pjesa tjetër prej 500 000 lekë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes.

Kredi standarte në shumën 750 000 lekë, me datë 21.01.2014. 254 601 lekë, shlyer me pagesën sipas kësteve përgjatë vitit 2016 dhe pjesa tjetër prej 270 112 shlyer me datë 16.12.2016.

Kredi standarte bankare në shumën 600 000 lekë e marrë me datë 13.02.2016. 153 620 lekë, shlyer me pagesën sipas kësteve përgjatë vitit 2016 dhe pjesa tjetër prej 495 184 shlyer me datë 16.12.2016.

Detyrim për pagesën e over-draftit më 31.12.2016, plus komiisonet dhe interesat. Detryim i pashlyer në shumën 18 666 lekë.

Kredi bankare e marrë nga bashkëshortja me datë 04.08.2016 në shumën  840 000 lekë, me këst mujor në shumën 26 711 78 lekë. Detyrim i shlyer në shumën 106 847 lekë, ndërsa detyrim i pashlyer në shumën 718 577 lekë.
Kredi për blerje mallrash nga bashkëshortja e marrë me datë 03.09.2016, me afat 30 muaj, interes bazë 11.6 përqind dhe me këst mujor 3 270 lekë. Detyrimi i shlyer 9 810 lekë, ndërsa detyrim i pashlyer në shumën 88 290 lekë.

Bashkëshortja,Alma Came, gjendja e llogarisë rrjedhëse, 517 270 lekë. Burim i të ardhurave, paga dhe kredia e marrë nga bashkëshorti me datë 16.12.2016.

Pakësim pasurie:Heqja nga qarkullimi i mjetit ?Fiat Punto?.

 

 





Lajmet e fundit nga