Tentoi të vjedhë minimarketin/ Policia i bën "gjëmën" hajdutit
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar...
Me 22 shkurt 2018, pas dorëheqjes së Eduard Halimit, biznesmeni Astrit Veliaj u rikthye si deputet në Parlament.
Mandatit që ai mori i paraprinë një sërë komentesh. Pasi dy kandidatet femra, në listën e PD-së për Beratin dhanë dorëheqjen nga kandidimi apo zgjedhja si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, për vendin e lënë bosh pas largimit të Eduard Halimit.
Eduart Halimi kryesonte listën e Qarkut të Beratit, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe pas tij vinin Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi.
Në fund të listës, në vendin e gjashtë dhe të shtatë, ishin dy kandidatet, Juvina Jani dhe Monika Qose.
Nëse do të respektoheshin kuotat gjinore, Halimi do të zëvendësohej nga zonjat Jani ose Qose.
Si kandidatja Juvina Jani, ashtu edhe Monika Qosja, paraprakisht iu drejtuan me një letër dorëheqjeje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas presionit të Lulzim Bashës për ti lënë vendin Astrit Veliaj, ka raportuar me herët CNA.al.
CAN.al paralajmëroi se Basha po përsëriste skenarin e Arben Ndokës, duke hequr dy zonja që u takonte mandati sipas ligjit, dhe duke futur një biznesmen. Dhe, në fakt kështu ndodhi.
Përveçse si deputeti i pazareve apo si deputeti i Bashës, Veliaj lakohet edhe për pasurinë e tij.
Në Shqipërinë e varfër, një pasuri si e Veliaj, duke se bën thirrje për Vetting në politikë.
Referuar të dhënave të Open Spending Albania, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Astrit Veliaj, ka deklaruar 36 prona të paluajtshme që i ka blerë nga viti 2003 deri në 2013.
Në deklarimin fillestar të pasurisë, Veliaj ka deklaruar aksione në shoqërinë ?UFO? si dhe blerjen e shtatë trojeve në Tiranë me sipërfaqe të përgjithshme 1332 m² dhe me vlerë 1.8 milionë euro.
Gjithashtu ai ka deklaruar se ka marrë me dhurim në vitin 2007 dhe 2009 tri troje me sipërfaqe 747 m² dhe truall së bashku me ndërtesë 1264 m².
Përgjatë 10 viteve, Veliaj ka blerë 26 apartamente.
Vlera totale e sipërfaqes së blerë nga Veliaj është 3 mijë m², ndërsa vlera e këtyre apartamenteve është 3.9 milionë euro.
Po në të njëjtën periudhe ai ka blerë një bodrum 90 m² në Tiranë, të cilin e ka blerë në vitin 2003 me vlerë 36 mijë euro si dhe një ndërtesë 3-katëshe me sipërfaqe 1372 m² në Tiranë.
Ndërsa në vitet 2003, 2007 dhe 2009, ai ka blerë tre makina të markave ?Mercedes? 72 mijë USD, ?Chrysler Vogue? 23 mijë euro dhe ?KIA SORENTO? 15 mijë euro.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2016, Veliaj deklaron mbi 300 milionë lekë të ardhura nga qiratë. Gjithashtu ai ka deklaruar blerjen e disa pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në një kompani private.
Viti 2013
Zotërim 100% i 24 apartamenteve në Tiranë, të ndodhura kryesisht në zonën e Rr. së “Kavajës” e një pjesë e vogël në Rr/ “Hajdar Hidi” dhe Rr. “Durrësit”, blerë gjatë viteve 2001-2011, me sip. totale 2 646 m2 dhe vlerë 3 554 550 euro. Apartamentet janë financuar përgjithësisht nga të ardhurat nga biznesi dhe pjesa tjetër me të ardhurat nga qiratë dhe paga e Z. Veliaj.
Truall me sip. 500 m2, vlerë 500 000 euro, në zonën e Plazhit, Durrës, blerë në vitin 2010 me të ardhurat nga biznesi.
Truall me sip. 56 m2, me vlerë 55 834 680 lekë, në Tiranë, blerë në vitin 2009 me të ardhurat nga biznesi.
Truall me sip. 409 m2, me vlerë 500 000 euro, në Tiranë, blerë në vitin 2007 me të ardhurat nga biznesi.
Truall me sip. 75 m2, me vlerë 105 000 euro, në Tiranë, blerë në vitin 2007 me të ardhurat nga biznesi.
Truall me sip. 70 m2, me vlerë 100 000 euro, në Tiranë, blerë në vitin 2007 me të ardhurat nga biznesi.
Apartament me sip. 220 m2, me vlerë 250 000 euro, në Durrës, blerë në vitin 2010 me të ardhurat nga biznesi.
Godinë me sip. trualli 180 m2 dhe 106 m2, vlerë 100 000 euro, në Tiranë, blerë në vitin 2003 me të ardhurat nga biznesi.
Bodrum me sip. 90 m2, vlerë 36 000 euro, në Tiranë, blerë në vitin 2003 me të ardhurat nga biznesi.
Ndërtesë 3-katëshe, me sip. 1372 m2, vlerë 580 000 euro, në Tiranë të ish Pallati Ali Kelmendi dhe Godina e Ish Estradës, blerë në vitin 2007 me të ardhurat nga biznesi.
Truall me sip. 42 m2, vlerë 100 000, Tiranë, blerë në vitin 2007 me të ardhurat nga biznesi.
Llogari bankare me vlerë totale 5 568 636 lekë.
Llogari bankare me vlerë totale 430 944 euro.
Llogari bankare me vlerë totale 561 dollarë. Të gjitha llogaritë bankare janë krijuar me të ardhurat nga paga, qiratë, shitje e pasurive të patundshme dhe të ardhurat nga biznesi.
Dhënë hua 6 personave fizik në vitin 2011, me vlerë totale 1 200 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, nuk specifikohet norma e interesit.
Dhënë hua një personi fizik 170 000 euro dhe 3 200 000 lekë, nuk specifikohet afati i shlyerjes dhe norma e interesit
Dy piktura blerë në vitin 2011 me vlera 56 000 euro dhe 30 000 euro, me të ardhurat nga biznesi, paga dhe qiratë.
Një pikturë të blerë në vitin 2012, me vlerë 135 000 euro, me të ardhurat nga biznesi, paga dhe qiratë.
Zotëron 100% të aksioneve të UFO Security sh.p.k., krijuar në vitin 2007 me 4 000 000 lekë kapital fillestar, të financuar me të ardhurat nga biznesi, paga dhe qiratë.
Zotëron 49.3% të aksioneve në ish shoqërinë “Stamles”, referuar vendimit të Gjykatës Durrës. Nuk specifikohet vlera e këtyre 18 499 aksioneve.
Truall me sip. totale 747 m2, te Bulevardi Zogu i Parë, Tiranë, përfituar me dhurim në vitin 2007. Nuk specifikohet nëse dhuruesi është subjekt publik apo privat dhe vlera e saj.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si deputet, 2 229 989 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 273 489 lekë.
Të ardhura nga parapagimi i dividentit, 240 350 euro.
Të ardhura nga qiratë, 12 654 642 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e UFO shpk dhe “UFO Security sh.p.k”, 1 260 744 lekë.
Blerë ne 25. 06. 2014, pronar me 100 % i një trualli me sip. 33 m2 dhe ndërtese me sip. 22.50 m2, në Fier, vlera 33 300 euro.
Blerë ne 25. 06. 2014 dhe Pronar me 100 % i një ap. me sip. 141 m2, në Fier, vlera 44 255 euro.
Blerë më 25. 06. 2014 Pronar me 100 % i një ap. me sip. 49 m2, në lagjen “Kastriot”, Fier, vlera 33 300 euro.
Blerë më 25. 06. 2014 Pronar në regjim martesor, ap. me sip. 50.70 m2 në lagjen “Kastriot”, Fier, vlera 17 745 euro.
Fituar ne datën 23. 05. 2014 më kontrata shkëmbimi dhe pronar me 100 % i një ap. me sip. 71.5 m2, Tiranë, vlera 14 000 000 lekë.
Marrë në pronësi 2.36 % të aksioneve në shoqërinë “Stamles”, vlera e aksioneve 67 343 euro.
Blerë me datë 29. 08. 2014 një automjeti “Land Rover”, vlera 88 000 euro.
Gjendja e llogarive bankare, në banka të nivelit të dytë, 18 677 270 lekë.
Gjendja cash, 5 000 euro.
Bashkëshortja, blerë më 25. 06. 2014 50 % e një ap. me sip. 50.70 m2 blerë nga bashkëshorti.
Bashkëshortja, gjendja cash 8 426 dollarë, marrë si dhuratë me të dhëna konfidenciale.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si deputet, 2 363 527 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 117 165 lekë.
Të ardhura nga qiratë, 25 708 700 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e “UFO sh.p.k”, 959 784 lekë.
Blerë më 03.11.2015 1.5% pjesë e një trualli me sip. 1372 m2 dhe ndërtesë me sip. 1372 m2, me të ardhura nga qiratë, 130 000 euro.
Blerë 1.54% të aksioneve të shoqërisë Stamles, 64 933 euro dhe 171 338 lekë.
Gjendja e llogarive bankare, 18 687 208 lekë.
Gjendja e parave Cash, 240 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare, 491 329 lekë.
Vënë si garanci për kredi bankare marrë si person juridik 15 prona nëpërmjet kontratës së hipotekimit.
Deklarimi i pasurisë për vitin 2016
Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 453 235 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, konvertuar në monedhën vendase, 69 670 lekë.
Të ardhura nga qira, konvertuar në monedhën vendase, 30 078 396 lekë.
Përfituar nga çelje trashëgimi nga llogaria bankare e babait më 23.04.2016, 240 577 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e UFO shpk , 959 784 lekë.
Shkëmbyer më 18.02.2016 një ap. me sip. 147 m2 në Tiranë duke përfituar dy apartamente me sipërfaqe 100.8 m2 dhe verandë 44 m2 dhe me sipërfaqe 40.2 m2 në Tiranë.
Blerë më 11.11.2016 pjesë trualli dhe ndërtese (1.89% të pronës), përkatësisht 1372 m2 truall dhe 1372 m2 ndërtesë në Blv. Zogu I, Tiranë, 50 000 euro.
Marrë në pronësi 617.5 aksione (1.22% e aksioneve) të shoqërisë ?Stamles?, nëpërmjet 12 kontratave me të tretë, për vlerën totale 45 473 euro.
Gjendje likuiditete në bankë më 31 dhjetor, konvertuar në monedhën vendase, 25 647 296 lekë.
Gjendje likuiditete cash, më 31 dhjetor, 180 000 lekë.
Vendosur dorëzanës në kontratë kredie të datës 17.06.2016 marrë nga person juridik, për të cilën ka vendosur si garanci 5 prona sipas kontratës së hipotekimit të datës 26.07.2016 kontratë me të dhëna konfidenciale.
Vendosur dorëzanës në kontratë kredie të datës 12.11.2015.kontratë me të dhëna konfidenciale
Vendosur dorëzanës në kontratë kredie (overdraft) të datës 29.12.2016 kontratë me të dhëna kofidenciale.
Bashkëshortja, gjendje e likuiditeteve në bankë më 31 dhjetor, konvertuar në monedhën vendase, 247 352 lekë.
Bashkëshortja, vendosur dorëzanëse në kontratë kredie të datës 12.11.2015 kontratë me të dhëna kofidenciale.
Bashkëshortja, vendosur dorëzanës në kontratë kredie (overdraft) të datës 29.12.2016 kontratë me të dhëna kofidenciale.









Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar...
Bashkia e Tiranës po vret në mënyrë monstruoze qentë e rrugë...
Një akuzë e rëndë është lëshuar në Kuvendin Kombëtar të Part...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e televizionit “N...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përveçse ka për...
N jë 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentua...
Ish-ministrja e Integrimit, tashmë në postin e lartë të Sekr...
Ish-kryetari i PD-së, në Kukës, Ibsen Elezi, ndërsa ka kriti...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Kukës, Ibsen Elezi i ka ...
Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Parti...
Patriarku rus Kirill ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, e p...
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Strugë, ku u pri...
Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cila tha ...
Ditën e sotme ka zhvilluar punimet, Kuvendi Kombëtar I Parti...
Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Dem...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka mbyllur punimet. ...
Ditën e sotme Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuven...
Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka kritikuar ash...
Ish- kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje zërave krit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...