web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e fortë e ish-kryetarit/ PD punoi që të dështonte protesta në Kukës

29 Prill 2018, 14:20, Aktualitet CNA

Një akuzë e rëndë është lëshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike nga ish-kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi.

Pasi ia ka përplasur Lulzim Bashës në sy se ka deputetë të korruptuar, dhe ka nënvizuar të metat e statutit, Elezi, është ndalur tek protesta e  Rrugës së Kombit

Elezi ka thënë se  tre ditë para protestës, PD punoi kundër saj.

Sipas  tij, është tejet i rëndë fakti, që deputeti demokrat Flamur Noka, protestusit paraprakisht i kishte quajtur si njerëz të shitur tek Edi Rama.

?PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte. Noka ditën e enjte ka dhënë deklaratë në Kuvend që këta njerëzit që bëjnë protestën janë njerëz të shitur te Edi Rama. Kur një deputet del dhe bërtet në Kuvend se këshilltarët e djathtë janë shitur, ata që të luten ti takosh kryetar dhe nuk i takon?, ka thënë Elezi./CNA.al





Lajmet e fundit nga