web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Raporti i BE-së i sheqerosur”/ Çollaku: Cila është situata në vendin tonë?

23 Prill 2018, 20:05, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin ?Stusio e Hapur? në News24, ka folur për progres-raportin e Bashkimit Europian dorëzuar Shqipërisë.

Çollaku e ka përqendruar vëmendjen tek raporti i 2017 i cili sipas tij ishte një raport dramatik për vendin, ndërsa këtë të vitit 2018 e ka quajtur të sheqerosur më tepër seç duhet, pasi situata nuk është aq favorizuese.

?Çdo raport që vjen nga SHBA mund të trajtohet në mënyrë relative, por një raport për të drejtat e njeriut është optika se si SHBA-të shohin një vend. Unë dua të vë theksin te raporti i 2017, që ishte një raport dramatik për Shqipërinë. Nuk ka sektor jetik të zhvillimit të demokratik në një vend ku nuk ka pohime dramatike në raport.

Jemi shumë afër trajtimit të situatës në Bjellorusi, hapni raportin për Bjellorusinë dhe do shihni që është fare i ngjashëm me raportin për Shqipërinë. Ka pohime të tmerrshme përsa i përket policisë, papërgjeshmëri, efiçencë e ulët e cila vjen për shkak të mungesës së vullnetit për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë.

Progres raporti i BE, ngjan shumë i sheqerosur, shumë i ëmbël, por a është vërtet situata kështu në vendin tonë??, – u shpreh Kreshnik Çollaku. /CNA.al





Lajmet e fundit nga