Veliaj justifikon Ramën për protestën në "Rrugën e Kombit"/ Janë vandalë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i ftuar ...
Nga Mero Baze
Majlinda Bregu do të jetë prej vitit 2019, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në nismën e Europës Juglindore. Ky është posti më i lartë që një politikan shqiptar ka marrë këto 25 vite në krye të institucioneve europiane dhe është mundësuar për shkak të profilit të Majlinda Bregut në çështjet europiane, pasi në garë kanë qenë shumë emra të njohur të politikës rajonale, por dhe bonsensit që ka treguar qeveria shqiptare, duke mbështetur aplikimin e saj me rekomandim pozitiv.
Në këtë aspect, fitorja personale e Majlinda Bregut është një ngjarje europiane për Shqipërinë, ndaj së cilës politika shqiptare duhet të reflektojë.
Së pari, duhet të reflektojë për profilin e politikanëve që promovon dhe aftësinë e tyre , për të pasur vlera të pranuara europiane. Majlinda Bregu konkurroi me disa emra shumë të njohur politikanësh rajonalë, ish- kryeministra, ministra dhe deputetë, të cilët garuan në këtë post, dhe përzgjedhja si fituese është një shenjë e mirë.
Nga ana tjetër, përzgjedhja e saj është një leksion për mënyrën se si politikanët shqiptarë duhet të sillen në arenën ndërkombëtare, kur vjen fjala për një ngjarje shqiptare. Kandidimi i Bregut ishte personal, pasi është formula e aplikimit për atë post, por rekomandimet politike për mbështetjen e kandidaturës merren nga qeveria e çdo vendi. Qeveria shqiptare ka dhënë rekomandim pozitiv për Bregun, edhe pse është figurë politike e një partie kundërshtare, dhe kjo i ka vlejtë më shumë qeverisë, se sa vet Bregut, pasi ka lënë shije të mirë tek ata që e kanë parë.
Përfytyro tani të ketë Berisha në dorë mundësinë për të thënë një fjalë të mirë për një kundërshtar politik në Europë, dhe ta bëjë këtë. Edhe tani që bëhet fjalë për çeljen e negociatave dhe nevojën për një gjuhë më pozitive ndaj të ardhmes së Shqipërisë, ai dhe PD kanë kaluar në gjuhë ekstreme kundër vendit të tyre për qëllime politike, e jo më për emra konkretë.
Së fundmi, ky është një leksion dhe për lirinë personale të çdo politikani. Shumë politikanë shqiptarë problemin më të madh që kanë në jetë është se ngelen pa punë, nëse i heq nga deputet, pasi nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Majlinda Bregu është tanimë një vlerë e Partisë Demokratike, një parti që nuk gëzon dot për të, çka tregon regresin real që ka brenda asaj force politike.
Bile më keq se kaq. Për shkak se Basha nuk e ka uruar, nuk guxon ta urojë dhe asnjë ish- koleg i saj, ende deputet në atë parti, çka tregon autoritarizmin e Bashës mbi listën në parti.
Majlinda Bregu u la jashtë parlamentit nga Lulzim Basha dhe u zëvendësua me Klevesin apo Salianjin, ndërsa një institucion europian ka lënë jashtë politikanë të njohur dhe ka zgjedhur Bregun. Ky fakt është shpjegimi për vizionin e Lulzim Bashës për PD.
Në këtë apsket, ish- deputetë të PD të larguar brutalisht nga Basha, nga karriera politike, dhe kushdo që ndjehet i fyer nga qëndrimet e tij klienteliste, duhet të provojnë se dinë të gjejnë veten e tyre në shoqëri dhe politikë, edhe pa Lulzim Bashën dhe PD. Qoftë si politikanë që ja rinisin nga e para, qoftë edhe si profesonistë nga fushat që vijnë. Se për demokratët, më shumë shpresë në të ardhmen është dikush si Bregu që i përfaqëson në familjen europaine, se sa dikush si Basha që i përfaqëson si ?dhëndër brenda?. /TemA
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i ftuar ...
Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj një deklarat...
Ndërkohë që ditën e nesërme priten deklaratat e Nezar Seitaj...
Në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Partia Demokratike dhe LS...
Nënkryetari i Parlamentit, si përfaqësues i opozitës, Edi Pa...
Nënkryetari i Parlamentit nga opozita, Edi Paloka, i ftuar n...
Sot është larguar nga kjo jetë Liri Belishova, një nga drej...
Drejtuesja më e lartë e OKB-së për Çarmatimin dha sot alarmi...
Një javë para se të mblidhet kongresi i radhës i PD-së, figu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e ...
Te mbjellesh peme pa njohurite duhura nuk do te thote se ke ...
Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, një nga ish drejtuese...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Valbon...
Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se ...
Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e t...
Pas miratimit të Draftstautit nga Këshilli Kombëtar i Partis...
Joseph Dio Guardi është 78 vjeç. Shpreson të jetojë edhe 20 ...
Pavarësisht që Lista Serbe ka deklaruar se ka braktisur koal...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas pak kohësh ata do të s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...