Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kur shikon personazhin tënd të preferuar shqiptar në televizion apo revista, është paska e vështirë të besosh se ato kanë qenë njerëz, që bënin punë të zakonshme. Por edhe yjet më të mëdha duhet që ta nisin nga diku për të arritur në majë të karrierës!
Pavarësisht se je kameriere, kasiere apo një shitës, shanset janë që të paktën një nga imazhet e famshme ka bërë të njëjtën punë të lodhshme dikur, si ty sot.
Morali i historisë? Mund të jeni mërzitur nga puna juaj në ?fast-food?, por nuk e dini kurrë se çfarë mundësish do t?ju ofrohen, kështu që jini në fokusuar në ëndrrat e tuaja, sepse talenti juaj do t?ju shpërblejë një ditë.
Sot është një nga moderatorët më të njohur në Kosovë, por Labinot Gashi dikur ka punuar si kamerier. Ai ka rrëfyer se paguhej mirë për shkak të bakshisheve që u linin.
Sipas DJ Blunt, reperi shqiptar Gjiko dikur ka qenë kamerier dhe bënte sanduiçë me proshutë. Në studion e emisionit ?Xing me Ermalin?, Gjiko u pyet në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi:
?Jo sanduiçë nuk kam shitur, por mund të ta bëj një sanduiç shumë të mirë pa problem!?.
Gjithashtu ai ka përfunduar studimet për Stomatologji.
Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli ka treguar se puna e saj e parë kur jetonte në Amerikë ka qenë kasiere.
?Kur mbusha 16 vjeçe, fillova punën time të parë. Isha kasiere në Amerikë tek një dyqan. Por më vonë më larguan nga puna?, tregoi këngëtarja për ?Xing me Ermalin?.
Kryebashkiaku u kujtoi banorëve te zona e Pazarit të Ri në dhjetor të 2017-s, kohën kur ai ishte i vogël dhe shiste fiq në treg. Ai e përdori historinë e tij me fiqtë, për të theksuar se secili, pavarësisht të kaluarës, mund të arrijë gjithçka nëse punon.
?Për të gjithë ata që kanë shitur tek Pazari i Ri në vitet ?92,?93,?94, e mbajnë mend atë çunin që shiste fiq. Kështu që në qoftë se njëri që shiste fiq tek Pazari i Ri bëhet kryetar Bashkie, çdo kalama i qytetit tonë mund të bëhet kryetar Bashkie, deputet, President, Presidente. Unë besoj fort që nëse ne rrisim një qytet me dashuri, ne mund ta kemi qytetin e ëndrrave tona?, tha Erion Veliaj.
Kryeministri Rama fillimet e karrierës së tij i pati me artin. Ai ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe piktor. Ndër arritjet e tij kujtojmë se, ai hapi një ekspozitë në Gjermani në vitin 1992, së bashku me piktorin Vlladimir Grilon.
Këngëtarja e njohur ka kujtuar në një intervistë për emisionin ?Rreze Dielli? kohën kur ajo ka emigruar në Gjermani, ku në moshë fare të vogël ajo është përballur me shumë vështirësi.
?Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty?, rrëfeu këngëtarja e njohur.
Këngëtarja me origjinë shqiptare foli për ?SPIN Magazine? për një periudhë të vështirë, në të cilën i është dashur të punojë për të siguruar para, për të bërë muzikë.
?Isha kameriere në një restorant meksikan dhe për më tepër nuk më pëlqen fare ushqimi i tyre. Aty të gjithë ishin të dehur dhe më ngacmonin me lloj-lloj fjalësh?, tha Lipa.
Pasi u zhvendos në Londër me familjen, në moshën e adoleshencës, Noizy nisi që të ishte pjesë e përleshjeve të rrugës, në lagjen ku Noizy jetonte ?South East WooldWhich?. Ai ishte shumë i suksesshëm dhe dilte gjithnjë fitimtar.
Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s?kishte aspak lidhje me skenën. Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke: ?Kam punuar furrxhi, bëja bukë?.
Aktori i humorit dhe moderatori Gent Hazizi zbuloi në emisionin ?6 ditë pa Ermalin? në 2016-s për të kaluarën e tij në emigrim. Ai foli me shumë sinqeritet se ka bërë punë të ndryshme, përfshirë edhe ndërtimin.
Ai ka deklaruar se ndërkohë që punonte në ndërtim e ka gjetur kohën edhe për të realizuar pasionin e tij, duke performuar çdo të premte dhe të shtunë, pa pagesë në lokale, në Itali, ?Stand Up?.
Aktori i humorit të ?Apartament 2 XL?, Albano Bogdo tregoi në maj të 2016-s rrugëtimin e tij drejt famës. Si u bë nga kamerier në një personazh publik me më shumë se 100 mijë fansa.
?Po ju them një sekret. Para 5 vjetësh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në FB kisha 120 miq dhe femrat nuk ma pranonin kërkesën për shoqëri (as shoqet e klasës). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në ?fanpage?. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë?ka këngëtare në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse, SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë??, shkroi ai në ?Facebook?.
Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i habiti të gjithë kur zbuloi në mars të këtij viti, se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.
?Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës?, tregoi biznesmeni në emisionin ?Xing me Ermalin?.
Ai ka nisur të punonte kur ishte vetëm 13 vjeç, jo në televizion. Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka punuar kur ishte shumë i ri në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrgurit në Memaliaj.
Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë. Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali, vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.
Para se të bëhej bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha dhe biznesmenë e një dyqani, Andrra ishte modele. Profesion të cilin e la për t?iu përkushtuar lidhjes dhe më pas familjes./CNA
Ato janë dy motrat më të famshme të showbiz-it shqiptar dhe ...
E drejta e autorit vijon të jetë një problem në artin shqipt...
Oriola Marashi pak kohë më parë lajmëroi se së shpejti do të...
Bleona Qereti është një ndër këngëtaret shqiptare më të përf...
Modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti Blerim Xhamajli pak...
Akuzat për ndërhyrje estetike janë përhapur aq shumë në mesi...
Një gëzim i madh në familjen e aktorit të spektaklit të humo...
Seti i ri fotografik i velinës së emisionit “Xing me Ermalin...
Moderatorja Luana Vjollca, është shkëputur nga ekrani që pre...
Operacionet plastike janë një trend që kanë përfshirë pjesën...
Pak kohë më parë, Turjan Hyska lajmëroi se emisioni i tij “O...
Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu zgjodhi një look mjaft “...
Ish modelja e Play Boy, Barbara Moore ka rrëfyer një histori...
Ajo ngriti supeve rripat e hollë të fustanit të zi, shtoi të...
Nicole Kidman kujton shpesh javët e kaluara në shesh-xhirime...
Aq shumë janë bërë celularët pjesë të jetës tonë të përditsh...
Personazhet e famshëm shqiptarë ekspozojnë vazhdimisht në rr...
Të gjithë ne humbim orë të tëra të fokusuar në ekranet e te...
Keni menduar të nisni fitnesin apo palestrën? Doni një trajn...
Noizy dhe Oriola Marashi janë dy personazhe tipike që nuk i ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...