Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Nicole Kidman kujton shpesh javët e kaluara në shesh-xhirimet e filmit ?Eyes Wide Shut? (1999) me ish-bashkëshortin e atëhershëm Tom Cruise dhe kineastin Stanley Kubrick. Aktorja ka prekur pak problemin e skenave erotike të realizuara me atë rast dhe vështirësitë e hasura për t?i xhiruar, duke hedhur dritë mbi një prej gjërave më të vështira të punës si aktor.
Me këtë problem bashkohen edhe Keira Knightley, Hilary Swank, Charlize Theron, Sharon Stone, Chloe Sevigny, Cléménce Poesy, Natalie Dormer dhe Maria Schneider. Nicole Kidman tregon se në fillim, Stanley i prishi mendjen dhe e bindi që t?i xhironte skenat erotike, madje arritën të realizonin pamje aq ekstreme, sa ato nuk u shfaqën fare në film. ?Çdo gjë e bëja, sepse ndihesha e sigurt. Nuk mendoja kurrë se ishte një situatë e pakuptimtë. Fakti që Stanley kishte një vajzë, më bënte të ndihesha mirë dhe e sigurt. Sillej me mua sikur ta kisha baba?, tregon aktorja. Ti besosh regjisorit është e rëndësishme, por kjo mund të mos mjaftojë, sidomos nëse partneri në film nuk është bashkëshorti yt, si në rastin e Kidman. Ja çfarë thotë aktorja Natalie Dormer, që interpreton Anna Bolena në serialin televiziv ?I Tudor?: ?Është një përvojë traumatie, me të vërtetë. Asnjëherë nuk është e lehtë, prandaj duhet të kesh besim te skenaristi dhe regjisori, për të qenë e sigurt që nuk do të mbizotërojë vazhdimisht lakuriqësia.
Këtë mund ta krahasoj me vizitat mjekësore që bëjmë ne gratë: nuk është kurrë e këndshme, por e bën për një qëllim të mirë?. Në fakt, ekzistojnë mënyra të ndryshme për të ndihmuar aktorët dhe aktoret. Për shembull, çarçafët mund të përdoren në mënyrë strategjike, duke nënkuptuar për audiencën sikur personazhet janë krejtësisht të zhveshur, kur në fakt nuk janë. Dhe nëse regjisori dëshiron që ?maskimi? të jetë i sigurt, të mos zbulohet aksidentalisht, mund t?u kërkojë kostumografëve të qepin rroba në ngjyrën e mishit.
Pastaj në montazh muzika e duhur dhe skenat erotike të ndërthurura së bashku mund ta bëjnë të paharrueshëm filmin, duke ruajtur të pazbuluara pjesët intime të trupit. Nëse ka ndonjë skenë të pazakontë, mund të korrigjohet me të ashtuquajturin set i mbyllur: në shesh-xhirim qëndrojnë vetëm regjisori dhe protagonistët e filmit, ndërkohë që të gjithë të tjerët nxirren jashtë. Ky është një rregull i pashkruar në botën e kinemasë, por që u përdor nga regjisori Nicolas Roeg për filmin ?Në Venecia? një dhjetor i kuq shokues?, me aktorët Donald Sutherland dhe Julie Christie, të cilët realizuan një skenë të nxehtë dashurie që më pas hyri në histori.
?Nuk u thashë atyre instruksione të veçanta rreth asaj që duhej të bënin. Ishte një skenë intime, që kërkonte një xhirim intim, ndaj mendova që ishte e mjaftueshme të ishin vetëm ata, unë dhe kameramani?, kujton Roeg. Rasti i demonstruar nga regjisori Nicolas Roeg duhet të jetë shembull për të gjithë të tjerët. Nuk ka pse të bëhen përjashtime.
Gjatë xhirimeve të skenave erotike, personat e panevojshëm duhet të dalin jashtë. Jo më kot, disa aktore përfshijnë në kontratat e tyre një klauzolë që e ndalon lakuriqësinë. Këtu bëjnë pjesë Julia Roberts, Scarlett Johansson dhe Sarah Jessica Parker. Por ka edhe nga ato që pranojnë të zhvishen, por me një lloj tjetër klauzole, e ashtuquajtura ?nudity rider?, që e përkthyer do të thotë: ?unë xhiroj e zhveshur, por them fjalën e fundit për montazhin e atyre skenave?. Në këtë kategori bëjnë pjesë Charlize Theron, Neve Campbell dhe Sharon Stone. Zhveshja është e vështirë për njerëzit, imagjinoni sa e vështirë është një shesh-xhirimi dhe para shumë njerëzve që të shohin.
Megjithatë, edhe kjo ka një antidot. Ja për shembull çfarë thotë Cléménce Poesy, Fleur Delacour e Harry Potter: ?Njoh persona si Keira Knightley që kthejnë disa gota alkool para xhirimeve. Për sa më përket mua, arrij ta menaxhoj situatën, duke mos i parë më ato skena, pasi i interpretoj?. Ashtu siç e theksojnë edhe aktorët, çdo film ka vështirësinë e vet.
Chloe Sevigny, për shembull, nuk pati asnjë lloj problemi që të realizonte filmin ?Brown Bunny? (regjisor dhe bashkëprotagonist ishte Vincet Gallo). Madje duke kujtuar skenën e dashurisë mes saj dhe Hilary Swank të realizuar në filmin ?Boys Don?t Cry?, thotë: ?Çdo gjë ishte koreografi. Regjisori fliste me ne gjatë gjithë kohës, duke na udhëzuar se çfarë të bënim. Vazhdimisht thoshte ?Vëre dorën këtu, mbaje kokën kështu dhe tani njëherësh do të keni një orgazëm?. Dua të them se është e lehtë kur të drejton dikush në mënyrë kaq të saktë?.
Por jo gjithmonë gjërat shkojnë vaj, pavarësisht rrjetit të sigurisë që ndodhet përreth. Në vitin 2007, 35 vjet pas interpretimit të një skene erotike së bashku me Marlon Brando (në filmin ?Tangoja e fundit në Paris?), Maria Schneider deklaroi: ?Marlon vazhdonte të më thoshte që të mos shqetësohesha, që ishte vetëm një film, por teksa xhironim, megjithëse unë isha e vetëdijshme se ajo që po bëja nuk ishte reale, qava me të vërtetë. U ndjeva pak si e përdhunuar?./CNA
Aq shumë janë bërë celularët pjesë të jetës tonë të përditsh...
Personazhet e famshëm shqiptarë ekspozojnë vazhdimisht në rr...
Të gjithë ne humbim orë të tëra të fokusuar në ekranet e te...
Keni menduar të nisni fitnesin apo palestrën? Doni një trajn...
Noizy dhe Oriola Marashi janë dy personazhe tipike që nuk i ...
Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktori i njohur dhe sh...
“Apple” ka ndërtuar një version sekret të “iPhone X” që nuk ...
Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të komentuara në ve...
Konkurenca në botën artistike shpesh është e ashpër pasi të ...
Çfarë thonë yjet , a mund të kemi një datë për futjen zyrtar...
Kur bëhet fjalë për të arritur shkëlqimin në Instagram duhet...
Në çdo program, spektakël, një vëmendje shumë të madhe marri...
Modelja shkodrane Angela Martini ka publikuar një foto nga s...
Prej disa ditësh qarkullon në media lajmi se ish banorja e B...
Festivali Coachella është festival i përvjetshëm i cili mbah...
Ato sigurisht që nuk janë grupi i parë i motrave që kopjojnë...
Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetue...
Mjaft i zhgënjyer me showbizin shqiptar është shprehur 20 vj...
Të bukura për t’u parë, të mira për tu ngrënë dhe për shënde...
A janë njerëzit me të vërtetë gati të largohen nga Facebook ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...