web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luleshtrydhet, e kuqja e tavolinës së pranverës

17 Prill 2018, 14:40, Lifestyle CNA

Të bukura për t?u parë, të mira për tu ngrënë dhe për shëndetin e bukurinë. Flasim për luleshtrydhet, shijen e kuqe të pranverës.

Vetitë ushqyese
Mes të mirave të çmuara është përmbajtja e lartë e vitaminës C dhe flavonoidë. Të mendosh që vetëm pesë luleshtrydhe kanë sasi të kësaj vitamine sa një portokall.

Për më tepër ky frut është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe plakjen e lëkurës. Janë të nevojshme si anti moshë por edhe për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur zemrën. Ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të mirë dhe qëndrueshmërisë së tensionit të gjakut. Luleshtrydhet janë të pasura me ujë dhe përmbajnë shumë pak kalori. Të mendosh që 100 gram i këtij fruti kanë vetëm 30 kalori. Janë ëmbëlsira ideale për të shijuar, duke shtuar dhe pak lëng limoni.

Si t?i zgjedhësh?
Rregulli i artë që vlen për të gjithë frutat: pavarësisht se sot luleshtrydhet i gjejmë gjatë gjithë vitit, duhet respektuar kur e kanë stinën, që është fundi i prillit dhe fillimi i majit. Zgjidhini të pjekura, të forta dhe pa shenja. Mos u tërhiqni nga ngjyra intensive apo përmasa e frutave pasi ka mjaft varietete. Kur i blejmë i heqim menjëherë nga vasketa dhe i vendosni butësisht në një enë pa i mbivendosur. Heqim frutat që janë të dëmtuara dhe mos harroni ti konsumoni dy ditë nga dita e blerjes. Nuk i lajmë derisa t?i vendosim në tavolinë./CNA





Lajmet e fundit nga