web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli tregon rrugën si mund të rrëzohet qeveria Rama

17 Prill 2018, 16:21, Aktualitet CNA

Në një prononcim për TV Klan, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, teksa ka komentuar aktualitetin e ditëve të fundit në PD, ka treguar rrugën si mund të rrëzohet qeveria e Edi Ramës.

Topalli ka thënë se qeveria Rama mund të largohet vetëm me kthimin e opozitës në shina dhe largimin e Bashës nga kryetar i saj, pasi ai është pjesë e listëpagës së Kryeministrit dhe oligarkëve të tij.

“Për sa kohë Basha është në krye të asaj që ai i thotë PD, Rama do jetë rehat dhe komod në vendin e tij. Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar Ramën. Kthimin e opozitës në shina. Në misionin e saj opozitar, nuk mund të jetë opozitë një grup politik i cili ka një kryetar i cili është në listëpagën edhe të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij?,- shpreh Topalli. /CNA.al





Lajmet e fundit nga