Topalli ironizon mosbindjen civile
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se kjo është hera e tretë që KE rekomandon hepjen e negociatave, ndërsa rëndit të parën atë në vitin 2013 ku së bashku me rekomandimin për marrjen e statusit kandidat ishte edhe rekomandimi për çeljen e negociatave, por që nuk u votua nga vendet anëtare. Hera e dytë sipas Tabakut ishte në vitin 2016 ku përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.
Sipas saj raporti që iu dorëzua Ramës është një dështim i asaj çfarë vetë qeveria kishte premtuar, por një dritë jeshile për shqiptarët, ndërsa shprehet se ka shumë për të bër dhe për këtë duhet një përpjekje titanike nga qeveria.
Postimi i plotë i Tabakut:
Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.
Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.
Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.
Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.
Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.
Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të ?marrë tepsinë për veten e saj?. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.
Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës.
Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.
Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek!
Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.
Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare. /CNA.al
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkry...
Në një prononcim për TV Klan, ish-nënkryetarja e Partisë Dem...
I ndodhur për një vizitë zyrtare në Kosovë kryeministri i Bu...
Opozita në Kuvend vazhdon të kontestojë legjitimitetin e qe...
PresidentiIlir Meta priti në takim Ambasadoren e Delegacioni...
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkry...
Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, duke shpresuar der...
Lista Serbe ka dhënë ultimatum se këtë të premte në mënyrë t...
Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian dhe rekoma...
Ministrat dhe përfaqësuesit e lartë të 100 vendeve të Botës ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:30, pasi...
Pas dhënies së rekomandimit të KE-së, për çeljen e negociata...
Pas dhënies së rekomandimit nga KE për hapjen e negociatave,...
Çeljen e negociatave për anëtarësiimin e Shqipërisë në BE, e...
Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë Berisha, Majlinda Bre...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ishte e ftuar në...
Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian,F...
Pas dhënies së rekomandimit nga KE për hapjen e negociatave,...
Posta nr 7 në zonën e Laprakës, ka rënë pre e një grabitësi ...
Kryeministri Edi Rama në një reportazh të shkruar nga gazeta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...