web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masa për 23 të arrestuarit në Kukës i kalon Gjykatës së Tiranës

3 Prill 2018, 14:55, Aktualitet CNA

Gjykata e Kukësit, ka vendosur që dhënien e vendimit për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës për “Rrugën e kombit” e cila eskaloi në përdorimin e dhunës dhe shkatërrimin e vendpagesave të tarifës së rrugës, t’ia kalojë Gjykatës së Tiranës.

Burime nga Gjykata e Kukësit bëjnë me dije se ky vendim është marrë për shkak se kjo gjykatë nuk ka kapacitetet e nevojshme për 23 persona.

Masa e sigurisë do të jepej sot, por ajo është shtyrë për ditën e nesërme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga