Takimi OSBE-Shqipëri/ Reforma zgjedhore, thelbi i bisedimeve
Në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipër...
Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me raportin e FMN për situatën ekonomike në Shqipëri, ka reaguar ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmetaj ka sulmuar Bashën duke thënë se jo vetëm nuk di tabelën e shumzimit, por ishte në një analfabetizëm të theksuar teksa ka lexuar raportin e FMN-së.
Ahmetaj pohoi se raporti i FMN është shumë serioz, ndërsa aty sipas tij janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë.
Kujtojmë këtu se orë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi raportin e FMN-së një kambanë alarmi për ekonominë shqiptare.
Basha theksoi se Rama ishte marrë peng nga PPP-të, nuk janë gjë tjetër veçse forma të pastrimit të parave.
Reagimi i plotë i ministrit Ahmetaj:
Që Lulzim Basha nuk e njeh mjaftueshëm as tabelën e shumëzimit, ky është fakt botërisht i njohur! Që Lulzim Basha ngatërrohet edhe kur flet për paratë e partisë së tij, këtë e tregoi më së miri numri i shpjegimeve kontradiktore që dha publikisht për financimet ruse të fushatës së tij kundër Shqipërisë nëpër botë!
Po që Kryetari i Opozitës ta lexojë publikisht raportin e FMN-së, si një analfabet që nuk ndjek dot as fillin e abetares, kjo shkon përtej Lulzimit si simbol paaftësie individuale e budallallëku politik dhe rëndon qenësisht vetë institucionin e opozitës! Dhe ky është tanimë një problem i madh shoqëror, jo thjesht një boshllëk i madh politik në shoqëri.
Raporti i FMN është shumë serioz për një qenie kaq jo-serioze sa c?është opozita sot. Në raport janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë sot, e cila rritet në mënyrë të qendrueshme dhe nuk ka lidhje as me fjalën ?krizë? e as me fjalë të tjera të përdorura rëndom në fletërrufetë e përditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj.
Ngushëllime të sinqerta asaj partie, prej të cilës nuk kemi pritur ndonjë gjë të madhe, por që na befason përditë me brockullat e mëdha që prodhon për një konsum publik gjithnjë e më në rënie! /CNA.al
Në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipër...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pr...
Pas shumë vitesh, duket se më në fund është vendosur “paqja”...
Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të Pa...
Paraditen e sotme, minatorët kanë protestuar para kryeminis...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një prono...
Pas reagimit të shefit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi...
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi në një lidhje tele...
Ekspertët kushtetues janë optimistë se pavarësisht kohës që ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e ftuar në emisi...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialsite për Integri...
Analisti Agron Gjekmarkaj, ndërsa e ka kthyer vëmendjen tek ...
Analisti Agron Gjekmarkaj, në një opinion të publikuar në ga...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar m...
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka dalë në përfundimin...
Federica Mogherini, përfaqësuesja e Bashkimit Europian për M...
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e ish-ministrit t...
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt ka zhvillu...
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Rama ka zhvi...
Në ambientet e organit më të lartë legjislativ të Mbretërisë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...