web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mogherini: Po punohet që në qershor të hapen negociatat për Shqipërinë

20 Mars 2018, 15:05, Politikë CNA

Federica Mogherini, përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, në mbledhjen e Parlamentit Europian, ka thënë se puna e bërë nga Shqipëria në reformën në drejtësi është për tu përshëndetur.

Mogherini ka thënë se në 3 apo 4 muajt e ardhshëm do të punohet nga KE për të pasur një rekomandim të pakushtëzuar për Shqipërinë, gjithashtu të hapen negociatat në qershor.

?Nëse rrëzohet Shqipëria apo ndonjë vend i Ballkanit Perëndimor, nuk është aspak në interes të Bashkimit Europian.

Besoj dhe në çdo rast ky është objektivi im politik që në këto 3-4 muaj që vijnë:

Së pari të ketë një rekomandim të pakushtëzuar për Shqipërinë nga KE dhe së dyti për të bërë që Këshilli Europian të vendosë në qershor të hapë negociatat e më pas do të fillojmë?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga