Bushati takon delegatët e BE/ Ja bisedimet mes palëve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pr...
Në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi, njohën përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me ecurinë e reformës zgjedhore, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre. Takimi u zhvillua në kuadër të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, i cili është një forum i ngritur nga Prezenca, ku përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Shqipëri mblidhen periodikisht për të shkëmbyer informacion për çështje zgjedhore.
Në fillim të takimit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, lavdëroi Komisionin për përkushtimin në fillimin e punës për reformën zgjedhore. Ai theksoi se nevojitet një reformë zgjedhore e plotë dhe në kohë, që të trajtojë rekomandimet e ODIHR-it dhe çështje të tjera kyçe.
?Sikurse u theksua nga ODIHR-i në raportin e 2017-s, Komisioni duhet t’i japë përparësi punës për të adresuar çështjet e vazhdueshme të blerjes së votës. Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim,? tha Borchardt.
Lidhur me teknologjitë e reja të votimit, Borchardt tha se praktikat më të mira tregojnë se vendimet për përdorimin e teknologjive të reja nuk duhet të vihen menjëherë në zbatim në zgjedhjet e radhës, por, më parë, duhen testuar. ?Ne kemi sugjeruar në vijimësi që të bëhet një testim në një numër të kufizuar zonash, gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019,? shtoi ai. ?Votimi elektronik mund të pakësojnë disa rreziqe për zgjedhjet, por krijon rreziqe të reja, për shembull rrezikun e hakerave, nëse bëhet online. I takon Shqipërisë të vendosë nëse kostoja e këtij lloj votimi është e justifikueshme. Nga pikëpamja jonë, ne kemi inkurajuar përdorimin e numërimit elektronik, i cili nuk kushton shumë dhe do të kontribuonte për depolitizimin e administratës zgjedhore.?
Sa i përket çështjes së votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, Borchardt tha se sfida është e madhe për të gjetur balancën ndërmjet sigurimit të të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe garantimit të paprekshmërisë dhe sigurisë së votës.
Borchardt përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur reformën zgjedhore, së bashku me ODIHR-in dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Fjala e kryetarit të Prezencës në takimin e grupit Ndërkombëtar të Punës për zgjedhjet:
Mirësevini! Faleminderit që jeni këtu me ne, në këtë takim të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet. Është kënaqësi t’iu uroj mirëseardhjen dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Do të doja të filloja duke lavdëruar Komisionit të Posaçëm për përkushtimin në fillimin e punës për reformën zgjedhore. E kam thënë edhe në veprimtari të tjera që ekziston nevoja për një reformë të plotë dhe në kohë, që të adresojë rekomandimet e mirënjohura të ODIHR-it dhe çëshjet kyçe që prekin zgjedhjet demokratike.
Sikurse u theksua nga ODIHR-i në raportin e 2017-s, Komisioni duhet t’i japë përparësi punës për të adresuar çështjet e vazhdueshme të blerjes së votës. Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim.
Lidhur me një çështje tjetër të madhe, teknologjitë e reja të votimit, praktikat më të mira tregojnë se vendimet për përdorimin e teknologjive të reja nuk duhet të vihen menjëherë në zbatim në zgjedhjet e radhës, por, më parë, duhen testuar. Ne kemi sugjeruar në vijimësi që të bëhet një testim në një numër të kufizuar zonash, gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Edhe për këtë testim të kufizuar, nevojitet kohë për të realizuar studimet e fisibilitetit, testimin, pilotimin, ndërtimin e besimit të publikut, edukimin e zgjedhësve dhe trajnimin e zyrtarëve zgjedhorë. Votimi elektronik mund të pakësojnë disa rreziqe për zgjedhjet, por krijon rreziqe të reja, për shembull rrezikun e hakerave, nëse bëhet online. I takon Shqipërisë të vendosë nëse kostoja e këtij lloj votimi është e justifikueshme. Nga pikëpamja jonë, ne kemi inkurajuar përdorimin e numërimit elektronik, i cili nuk kushton shumë dhe do të kontribuonte për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Çështja e dytë e madhe e momentit është votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit, ku sfida është e madhe për të gjetur balancën ndërmjet sigurimit të të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe garantimit të paprekshmërisë dhe sigurisë së votës. Nuk duhet të ekzistojë asnjë mënyrë që të bëhet lidhja e individit me votën e tij, pasi ka kryer votimin. Për këtë kërkohet një sistem disi i ndërlikuar. Ne shpresojmë që komisioni të vendosë së shpejti për mekanizmin e votimit ? qoftë me postë, apo në ambasadë, apo në ndonjë mënyrë tjetër ? si edhe për sistemin e votimit, ku numërohen votat, për shembull, në kryeqytet apo në zonën e fundit të banimit apo gjetkë. E gjithë kjo është e nevojshme për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Praktikat e mira ndërkombëtare tregojnë se praktikat e votimit në internet paraqesin rreziqe të larta, për shkak të sulmeve kibernetike dhe të lidhjes të votës me votuesin.
Këto janë vendime të rëndësishme që duhen marrë. Kam parë një plan shumë ambicioz të Komisionit, për të cilin do të na flasin dy bashkëkryetarët. Si Prezencë e OSBE-së në vend, ne, padyshim, mbetemi të gatshëm, së bashku me kolegët tanë të ODIHR-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ta mbështetur këtë proces.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pr...
Pas shumë vitesh, duket se më në fund është vendosur “paqja”...
Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të Pa...
Paraditen e sotme, minatorët kanë protestuar para kryeminis...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një prono...
Pas reagimit të shefit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi...
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi në një lidhje tele...
Ekspertët kushtetues janë optimistë se pavarësisht kohës që ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e ftuar në emisi...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialsite për Integri...
Analisti Agron Gjekmarkaj, ndërsa e ka kthyer vëmendjen tek ...
Analisti Agron Gjekmarkaj, në një opinion të publikuar në ga...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar m...
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka dalë në përfundimin...
Federica Mogherini, përfaqësuesja e Bashkimit Europian për M...
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e ish-ministrit t...
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt ka zhvillu...
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Rama ka zhvi...
Në ambientet e organit më të lartë legjislativ të Mbretërisë...
I ftuar në emisionin e Ilva Tares, Gjergj Bojaxhi ka komentu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...