Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Pas skandalit me tjetërsimin e pronave, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të pushtetit lokal, dhe Hipotekës, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, Drejtoria e Policisë së Lezhës ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar arrestimet e bëra.
Drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara, tha se, janë arrestuar 12 zyrtarë, janë shpallur në kërkim 11 të tjerë, ndërsa dha detajet rreth ngjarjes.
Konferenca e Drejtorit Vendor te Policise Lezhe Ferdinand Mara dhe Drejtorit te Hetimit te Krimeve Ekonomike Financiare ne DPPSh, per operacionin ne Lezhe:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vijojnë operacionin policor ?Ranishtja 4?.
Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.
Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.
Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale të ?Shpërdorimit të detyrës?dhe ?Falsifikimi i dokumentave?.
Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale ?Arrest ne burg? për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar për shtetasit:
1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.
2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë
3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë
4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.
5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,
6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.
7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.
Me masën e sigurisë personale ?Arrest në shtëpi? për zyrtaret:
1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.
2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë
3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.
4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.
5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.
Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.
Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore ?ranishte dhe pyll?, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur ?Rana e Hedhun?, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur ?Rana e Hedhun?, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 2016-2017, Bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP-në Lezhë dokumentacionin për pajisjen me tokë të shtetasve Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F., Z, Gj,, N. T., Pjetër Lini (Gjoni), V. Gj. dhe R.M.
Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmimet e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikuara dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të Fshatit Mali i Rencit.
Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë ?Arë? dhe ?Pemtore?.
Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë se Paluajtshme Lezhë, pasi ka administruar dokumentacionin, gjatë analizimit të dokumentacionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcituar, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë bujqësore por janë tokë pyll dhe ranishte.
ZVRPP-ja ka kërkuar konfirmim për dokumentacionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë.
Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPP-së Lezhë, ku rikonfirmohet zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemtore.
Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e Bashkise dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP-së Lezhë, kanë proceduar me regjistrimin e këtyre pasurive, ku sipas dispozitave ligjore të Ligjit 7501, datë 19.07.1991 ?Për tokën?, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, nga ana e tyre nuk duhej të procedohej me regjistrimin e këtyre pasurive.
Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara. /CNA.al
Ditën e sotme, policia vuri në pranga kryebashkiakun e Lezhë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e de...
Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zbatimi i ...
CNA.al ka publikuar pak më parë dokumentin që tregon se Lulz...
Pas skandalit me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit...
Mes të arrestuarve të ditës së sotme në Lezhë për akuzat e s...
Partia Demokratike ka depozituar një projektligj të firmosur...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar në lid...
Bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në RS...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një strategj...
Tema e ditës vazhdon të jetë financimi nga Lulzim Basha për ...
Një nga treguesit që shërbente për të matur indeksin e lumtu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të shpeshta duke s...
Çështja e lobimeve ruse në SHBA në mbështetje të Partisë Dem...
DASHI 21. mars – 20. prill Pak lodhje nuk do t’ju lejojë që...
Në vijim të hetimeve rreth aktivitetit të organizatës terror...
Në vendin ky gjashtë vite më parë i ndjeri Lirak Bejko, u ...
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka dhënë mbrëmjen e...
Në vijim të diskutimit rreth tryezës së emisionit “360 gradë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...