"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Drejtuesit e dy prej mediave, ndër kryesoret në vend, Çim Peka i ?Syri.net? dhe Mero Baze i gazetës Tema janë përfshirë në një debat të ashpër, duke hedhur akuza të forta në drejtim të njëri-tjetrit.
I pari ka qënë gazetari Çim Peka, i cili mesditën e djeshme ka botuar një shkrim në të cilin thotë se gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze bashkë me kryeministrin Rama janë një ?çift? i pandashëm. Por, menjëherë ka reaguar botuesi i gazetës ?Tema?, i cili në një shkrim të botuar në këtë media akuzon Çim Pekën si vrasës në lidhje me një aksident të ndodhur dy vite më parë, ku humbi jetën një 29-vjeçare.
?Tema? ka botuar një shkrim të Kastriot Myftarajt, i cili e akuzon Çim Pekën për vrasjen e 29-vjeçarja Fleura Kola.
Ndërsa në ?Syrin? e Çim Pekës shkruhet se, ?Baze si një mjeshtër i vjetër i manipulimit të shkruar përdor një teknologji tjetër, nga ajo e shërbëtorëve dhe këshilltarëve mediatik të Ramës. Ai asnjëherë nuk hidhet hapur të mbrojë Ramën, nëse i plas ndonjë bombë kur nuk e pret. Ajo që bën ky ?mefistofel? i medias shqiptare është ushqimi i një tjetër ?skandali? në terrenin e denoncuesve dhe demaskuesve të Edi Ramës, me qëllimin për të sfumuar dhe hedhur sa më shumë mjegull.?
Po ashtu në shkrim, ?Syri? i Pekës thotë se ?Këtë teknologji po përdor aktualisht, edhe me çështjen ?Kokaina e Maminasit?. Së bashku me Edi Ramën, po bombardojnë opinionin publik me një skenar sa qesharak aq edhe të ndyrë, për një celulë spiunazhi rus, mu në selinë e partisë më antikomuniste dhe të themeluar si pro-amerikane e pro perëndimore; PD-së.?
Por nuk ndalet botuesi i gazetës ?Tema?, Mero Baze, i cili nëpërmjet një tjetër shkrimi ka shpërthyer serish në akuza të forta ndaj gazetarit Çim Peka.
Në një shkrim të botuar në gazetën ?Tema?, hidhen akuza të forta ndaj gazetarit Peka në lidhje me aksidentin e ndodhur dy vite më parë, në të cilin humbi jetën 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, e cila udhëtonte në makinë me Çim Pekën.
Në këtë shkrim, ndër të tjera theksohet se Prokuroria ka manipuluar hetimet për këtë aksident. Prokuroria nxori që në këtë aksident tragjik në të cilin humbi jetën një 29-vjeçare, ishte vetë viktima e cila drejtonte automjetin, por gazeta ?Tema? thekson se hetimet janë manipuluar, pasi drejtuesi i mjetit sipas saj ishte vetë Çim Peka dhe jo viktima, sikurse thuhet në hetimet e prokurorisë.
Baze shkruan ?Nëse i hedh një sy dokumentit fillestar të hetimit që ka të bëjë me marrjen në pyetje të palëve, shikohet qartë se shoferi tjetër i aksidentuar thotë se ?isha duke ecur në krahun tim kur mu shfaq përballë makina në të cilën udhëtonte viktima dhe Çim Peka?.
Më pas në dosje ka një sërë aktesh ekspertimi, dhe duket qartë që historia është pastruar në favor të Pekës, duke e nxjerrë të pafajshëm për vdekjen.?
Më poshtë shkrimi i plotë i gazetës ?Tema?:
Akuza e rëndë për Çim Pekën, për aksidentin e dy viteve më parë
Aksidenti i Çim Pekës, i cili i mori jetën bashkë-udhëtueses së tij në makinë, në drejtim të Ibës në pasdite duke u errur (ai u betua që ishin thjesht shokë dhe kishin dalë për shëtitje), është një histori e errët dhe për mënyrën si Prokuroria dhe policia u munduan ta mbyllin atë, duke shpallur fajtor palën tjetër.
Nëse i hedh një sy dokumentit fillestar të hetimit që ka të bëjë me marrjen në pyetje të palëve, shikohet qartë se shoferi tjetër i aksidentuar thotë se ?isha duke ecur në krahun tim kur mu shfaq përballë makina në të cilën udhëtonte viktima dhe Çim Peka?.
Më pas në dosje ka një sërë aktesh ekspertimi, dhe duket qartë që historia është pastruar në favor të Pekës, duke e nxjerrë të pafajshëm për vdekjen.
Por ajo që është interesante, ka të bëjë me presionin që kupola e LSI bënte ndaj Çim Pekës më 2015, kur ai sulmonte Metën e Monikën, duke thënë se ?Çimit ja kemi analizat e asaj çfarë është gjetur në sedilje në makinë?.
Në fakt, në dosje nuk janë.
Flitet vetëm për pambuk të pastër, me të cilin janë marrë monstrat e gjakut.
A është ky shkaku që Peka është sot një ushtar i LSI-së dhe është nën shantazh prej tyre?
Më poshtë shkrimi i plotë i Syri.net:
Çfarë po ndodh kështu?! Mero Baze, e katandis Ramën të qajë?
Nëse ka sot një njeri që i gjendet pranë Edi Ramës, sa herë i plas ndonjë skandal në oborr ai është gazetari dhe botuesi Mero Baze. Të dy e pranojnë në rrethet e ngushta (Baze, edhe publikisht) se tashmë janë një çift i pandashëm. Kur nuk gjendet koha që të takohen fizikisht për të përpiluar strategjinë e radhës propagandistike pas çdo skandali të madh, telefonatat nuk pushojnë.
Baze si një mjeshtër i vjetër i manipulimit të shkruar përdor një teknologji tjetër, nga ajo e shërbëtorëve dhe këshilltarëve mediatik të Ramës. Ai asnjëherë nuk hidhet hapur të mbrojë Ramën, nëse i plas ndonjë bombë kur nuk e pret. Ajo që bën ky ?mefistofel? i medias shqiptare është ushqimi i një tjetër ?skandali? në terrenin e denoncuesve dhe demaskuesve të Edi Ramës, me qëllimin për të sfumuar dhe hedhur sa më shumë mjegull.
Këtë teknologji po përdor aktualisht, edhe me çështjen ?Kokaina e Maminasit?. Së bashku me Edi Ramën, po bombardojnë opinionin publik me një skenar sa qesharak aq edhe të ndyrë, për një celulë spiunazhi rus, mu në selinë e partisë më antikomuniste dhe të themeluar si pro-amerikane e pro perëndimore; PD-së. Sa më shumë që kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, themeluesi i saj Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të opozitës nxjerrin fakte për implikim të njerëzve afër kryeministrit në këtë linjë gjigante të trafikimit miliardësh të kokainës, aq më shumë tymuese hidhen nga krahu tjetër.
Këtë teknologji të Bazes e huazon here edhe vetë Edi Rama, në mënyrën më imorale duke futur në lojë, edhe familjen. Kështu pak kohë më parë, ndërsa Rudina Xhunga e pyeste për, ?bombën e kanabisimit të vendit?, dhe se denoncimet e opozitës dhe specifikisht të Sali Berishës dolën të vërteta, ai ndryshoi si një aktor i lindur mimikën; bëri të revoltuarin, pastaj të përvuajturin me lot në sy dhe në vend që ti përgjigjej pyetjes, nisi të tregonte një histori traumatike, me djalin e vet të madh Gregorin.
Të njëjtën teknologji përdori edhe dy ditë më parë në emisionin e Eni Vasilit, kur i duhej të shpjegonte përveç kanabisimit të vendit edhe çështjen e ?kokainës së Maminasit? dhe denoncimeve, që bën paraardhësi i tij Berisha për këtë çështje.
Si me komandë mbushi sytë me lot dhe pasi morri pamjen e një të revoltuari që e kanë prekur aty ku as imagjinohet, nisi të tregojë sërish historinë ?horror? të djalit të tij dhe se nuk ja harron kurrë Berishës atë që i ka bërë.
Por çfarë i ka bërë Sali Berisha, Edi Ramës dhe djalit të tij, sa që ai kalon deri në qarje publike?!
Le të kthehemi prapa në kohë dhe ta ndihmojmë të risjellë kujtesën, meqenëse Edi Rama sa herë që kujton atë histori shfaqet si një i ?persekutuar politik? ; si një njeri që ka një traumë të madhe të cilën nuk e harron dot dhe madje, siç edhe deklaroi përpara Eni Vasilit, ?prandaj jam këtu?. Pra ekzistenca e tij në politikë dhe në krye të vendit ka një motiv të fortë të tipit, ?Edmond Dantes?, për tu hakmarrë për atë gjëmë që i kanë bërë në të kaluarën djalit të tij dhe atij vetë.
Në muajin tetor të vitit 2003, Mero Baze, në gazetën e tij ?Tema? botoi një histori që bëri bujë të madhe në atë kohë. Ai zbuloi procesverbalin e një gjyqi brenda familjes Rama, të denjë për filma thriller me personazh kryesor ?yllin në ngjitje? në politikën shqiptare, Edi Ramën. Për hir të së vërtetës Baze në atë kohë edhe pse po të ishte treguar më njerëzor mund ta kursente ?armikun Rama? duke mos e botuar atë histori, si rrallëherë në karrierën e tij nuk kishte shpikur, as shpifur dhe vjell vrer siç bën zakonisht kur të vë në shënjestër, për një ?grusht para?.
Ai botoi procesverbalin e plotë të gjyqit që me iniciativë e Edi Ramës u zhvillua në Tetor të vitit 2003 me objekt, divorcin me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi, me të cilën kishte edhe një djalë të quajtur, Gregor.
?Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore më 12.10.1987. Nga martesa i ka lindur fëmija Gregor, i dt. 1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq bashkëshortët kanë patur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra, në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nga kjo kohë nuk kanë patur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koincidon me periudhën e shtatzanisë?.
Nëse e lexon sot këtë procesverbal të botuar nga Baze, ka qenë gjyqtarja Eva Seiti, e cila e ka shpëtuar Edi Ramën duke mos lejuar që ai të heqë dorë nga atësi e Gregorit. Rama sot qan për traumën e fëminisë së Gregorit që ja pasja shkaktuar Sali Berisha, kujton herë pas here në kohë fushatash sesi vuajti dhe u kurua nga një sëmundje e rëndë në SHBA etj, por do të ishte interesante të imagjinonim sot sjelljen e tij, nëse gjyqtarja Seiti do të bënte atë që ai i kërkonte me këmbëngulje 15 vite më parë; mohimin e atësisë për Gregorin.
Gjithsesi detajet nga ky gjyq i turpshëm që ja uli kokën Kristaqit deri në fund të jetës së tij, falë Mero Bazes morën dhenë. Ndërkohë Edi Rama eci përpara furishëm në politikë dhe nisi betejat e tij politike. Por sa herë që ju shiste moral dhe integritet kundërshtarëve politikë, nuk kishte se si të mos i kujtohej gjyqi i famshëm i mohimit të djalit dhe akuzës së rëndë që bëri kundër babait të tij në moshë, botuar plot zell nga miku dhe këshilltari i sotëm Mero Baze.
Duket se Baze ishte treguar ?profesionist?, sepse Rama nuk guxoi në atë kohë as ta përgënjeshtronte dhe as ta hidhte në gjyq. Kurse sot e përdor në mënyrën më imorale si armë kundër Berishës!
Edi Rama nëse sot i ka të vërtet ata lot, sa herë i rikthehet asaj historie, nëse vërtet është i bindur se nuk është e vërtetë, gjëja e parë që duhet të bëjë është hedhja në gjyq për shpifje e Mero Bazes edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite. Ose si kryeministër dhe politikan, të paktën të distancohet publikisht prej tij.
Por nuk e bën, sepse dihet që historia është e vërtetë, sepse ai vetë nuk ka asnjë lloj traume të shkaktuar prej saj; sepse Bazja i duhet sot më shumë se kurrë duke i shërbyer edhe me ato fakte, që e sulmonte dikur.
Nëse lotët e Ramës janë vërtet për traumën e Gregorit, ato i ka prej Mero Bazes dhe nga çfarë ka katranosur vetë në rini. Nëse (siç edhe ka më shumë gjasa) janë në funksion të teknologjisë imorale sipas së cilës përdor edhe fëmijën për të shmangur vëmendjen nga ?Elefanti? i drogës dhe skandaleve të tjera, sërish i ka prej Bazes.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kthjellimet dominojnë në të gjithë vendin deri në orët e pas...
Nëse do të jeni me humor të mirë, do arrini të merrni në dor...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Repolitix”...
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, bëri një paralajmërim pa...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, priti so...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, nëpërmjet një njoft...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me president...
Pas shkarkimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tiller...
Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të fundit, krenohej se ...
Kastriot Dervishi vijon me publikimin e dokumenteve të komun...
Në vijim të qendrimit ndaj Rusisë kryeministrja e Britanisë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas votimit n...
Autoritetet italiane kanë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë...
Sikurse kemi raportuar më pare, miratimi i ligjit të gjuhë...
Ish-deputeti socialist, lëshoi deklarata të forta për një “b...
Ish-kryeministri Berisha vijon akuzat në drejtim të pasardhë...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar listat e m...
Tema më e nxehtë politike e ditëve të fundit në Shqipëri ësh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...