Ekskluzive/ Vasili zbardh qëndrimin ndaj Ramës dhe raportet me PD
Kreu i grupit parlamentar të LSI në një intervistë ekskluziv...
Tema më e nxehtë politike e ditëve të fundit në Shqipëri është financimi me firmën e Lulzim Bashës në një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.
Basha vetë po përpiqet ta kalojë në heshtje duke mohuar gjithçka, por sa herë flet thotë diçka ndryshe dhe përpiqet pa dashje të fshehë atë që nuk mundet ta bëjë.
Socialistët nga ana e tyre janë gati ta shpëtojnë Bashën, duke u përpjekur të çojnë vëmendjen tek një financim i mundshëm rus, në mbështetje të destabilitetit të vendit, kur në fakt ajo që do ndjekur është burimi i parave.
Nuk mund të akuzohet Lulzim Basha që janë para ruse, se ka gjetur një kompani guackë për të çuar lekët në SHBA. Paratë Luli mund ti ketë dhënë nga xhepi, mund ti kenë dhënë rusët, mund ti kenë dhënë donatorë, por sot ka vetëm një provë, 150 mijë dollar janë paguar në SHBA nga një kompani ruse, për të mbështetur Lulzim Bashën.
Në muajin nëntor të vitit të shkuar, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane. (foto 1)
Rreth dy javë pas publikimit të këtij denoncimi është publikuar një foto e Lulzim Bashës. Në media dhe nga politika u raportua se kreu i PD-së po udhëtonte drejt Edinburgut, kryeqytetit të Skocisë. (foto 2)
Pak ditë më parë, revista investigative amerikane ?Mother Jones? publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA. (foto 3)
Denoncimi u publikua edhe të Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollar për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.
Lulzim Basha në emisionin Opinion deklaroi se nuk e njihte kompanine Binniata, por kontrata e firmosur prej tij e ka të shkruar emrin e Binniata-s dhe të deklaruar nga kompania Muzin.
Binniata është një kompani, e cila sipas Mother Jones ka dy pronarë rus dhe qendrën e ka në Edinburg, aty ku Basha shkoi në dhjetor. Disa javë pas publikimit të skandalit nga BIRN, Basha ka shkuar në Edinburg për Binniaten?
Kësaj pyetje duhet ti përgjigjet kreu i PD-së, i cili duhet të sqarojë së pari një gënjeshtër që bëri publikisht kur tha se nuk e njihte Binniaten.
Së dyti, kreu i PD-së duhet të tregojë nëse ka qënë në Edinburg dhe pse?
Së treti, Basha duhet të na thotë kush i ka paguar 150 mijë dollarët, kompania ruse apo dikush tjetër?
Kush është pronari i 150 mijë dollarëve, që ka paguar Binniata?
Kjo pyetje ka rëndësi sepse shpjegon akuzën ruse nga socialistët dhe zbardh të vertetën e burimit të financimit dhe të gjitha hijet e akuzave që Luli po kërkon ti kalojë në heshtje.
Biniata e ka qendrën në Edinburg, këtë e thotë denoncimi i Mother Jones. Kompania Muzin deklaron se ka marrë nga Binniata 150 mijë dollar për ti dhënë mbështetje Partisë Demokratike.
Fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump është e provuar, deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania Muzin janë të provuara, pagesat e Binniata tek Muzin, të konfirmuara. (foto 4)
Ajo që ka ngelur për tu sqaruar është burimi i 150 mijë dollarëve, të dhëna nga Binniata dhe lidhja e Lulzim Bashës me këtë kompani.
Një pikëpyetje e madhe për Bashën është edhe fotoja që ne po publikojmë dhe që mediat e kanë raportuar në dhjetor, një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku ?rastësisht? sipas Mother Jones, Zërit të Amerikës dhe New York Times i ka zyrat Binniata me dy pronarë rus.
Dritë-hijet thellohen. Sa më thellë të analizohet, aq më shumë detaje dalin. Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtje dhe qëndrime kontradiktore të vetë Lulzim Bashës.
E nëse Rama kërkon ta shpëtojë Bashën me dekonspiracionin rus, burimi i të ardhurave dhe ndjekja e tyre nuk e shpëton dot Lulzim Bashën, ashtu si nuk shpëtoi dot Bilalin e Edi Ramës.
Basha ka para të dyshimta të paguara në mbështetje të tij, kurse Bilali për gënjeshtrën që bëri u dënua nga drejtësia amerikane. Në rastin e Ramës, lekët i pagoi Bilali, përgjegjësitë dhe kostot i pagoi sërish Bilali. Ndërsa në rastin e Lulit, lekët i ka paguar një kompani guackë, që ka pronarë rus, përgjegjësinë dhe kostot i ka vetëm Lulzim Basha./ CNA.al
Kreu i grupit parlamentar të LSI në një intervistë ekskluziv...
“Call center-at”, janë një sektor që kanë një numër të madh ...
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, shqiptari Talat Xhafer...
Nuk ka asnjë instrument ligjor ndërkombëtar që mund të justi...
Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar kërkesën e dymbëdhjetë deput...
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, i cili ...
Ish-kryeministri Berisha vijon denoncimet dhe akuzat në drej...
Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit në Komisionin Europian ...
Jerry Brown, guvernatori aktual i Kalifornisë do lërë postin...
Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ...
E ftuar në studion e News 24, kryetarja e LSI, Monika Kryema...
Një ditë më parë sekretari i PD –së, Arben Ristani, u shpreh...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, në një ...
Sapo kanë filluar festimet e ditës së verës në qytetin e Tir...
Durrësi është qarku me pjesëmarrjen me të ulët në forcën e p...
Ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është vetëm...
Kreu i PD –së , në Gjirokastër Roland Bejko, i ka shkruar nj...
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është ndjerë në qytetin e ...
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për kon...
Arkat e Thesarit të Shtetit, për ish të përndjekurit politik...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...