web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja e Detit me Greqinë/ Zbardhen të tjera detaje

14 Mars 2018, 17:37, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha vijon akuzat në drejtim të pasardhësit të tij, Edi Rama.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha pasditen e sotme ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama në lidhje me marrëveshjen e Detit me Greqinë.

Sipas Berishës, Rama i fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe.

?Marreveshjen e shitjes se detit nga Rama dhe spiuni i tij patriot!

Te dashur miq, dy dite me pare Edvin Kristaq Rama shpalli para shqiptareve spiunin Artur Muçollari, qe ai perdori per faljen e detit, si patriot te vertet.
Ai nuk guxoi te mohonte dosjen e tij te spiunit por deklaroi se ai, spiuni i njohur, eshte patriot i vertet.

Me kete deklarate Rama nuk kishte hallin e Muçollarit por te marreveshjes se detit, me te cilen ai i fali Greqise fushat me te mbedha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe. Por natyrisht, kur si apatrid ke konsumuar aktin e tradhetise se larte kombetare, spiuni te duket lule, patriot e shkuar patriotit! Sb?- shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga