Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, priti sot në një takim Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Carin Jämtin, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes qeverisë shqiptare dhe SIDA, duke vënë theksin në disa nga projektet kryesore të financuara nga SIDA në Shqipëri.
Ministri Ahmetaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia ka dhënë për Shqipërinë, në aspektin politik dhe në atë të zhvillimit ekonomik e social të vendit tonë. Mes dy vendeve ka shumë potencial të pashfrytëzuar dhe, në këtë drejtim, Ministri Ahmetaj ftoi sipërmarrjet dhe investitorët suedezë të vijnë në Shqipëri.
Nga ana e saj, Drejtoresha Ekezekutive e SIDA shprehu mbështetjen e Suedisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian çka, sipas saj, është edhe qëllimi kryesor i punës së Zyrës së SIDA-s në Tiranë. Në këtë kuadër, ajo theksoi rëndësinë e veçantë të reformës në drejtësi.
Deklarata e Ministrit Ahmetaj pas takimit:
Përshëndetje,
Sot pata kënaqësinë të mirëpres znj. Carin Jämtin, Drejtore e Përgjithshme e Agjensisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën në Tiranë.
Gjej rastin të shpreh edhe publikisht mirënjohjen e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Suedisë, qoftë në aspektin politik, qoftë sa i takon zhvillimit ekonomik e social të vendit. Këtu dua të veçoj posaçërisht ndihmën për reformën administrative territoriale dhe projektin e ?Ngritjes së Sistemit të Vlerësimit të Pronës mbi Bazën e Vlerës së Tregut?, apo siç i referohemi ndryshe ?Kadastra Fiskale?, për të cilin disa ditë më parë, nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e SIDA, z. Lars Leijkvist.
Instrumenti kryesor për konkretizimin e ndihmës zhvillimore suedeze në vendin tonë është veprimtaria e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA), e cila bazohet në strategjinë e miratuar për periudhën 2014-2020. Kjo strategji parashikon financime vjetore në masën rreth 80 milionë korona suedeze, pra rreth 9 milionë euro.
Sigurisht që Suedia ofron asistencë teknike dhe një sërë programesh të tjera trajnimi, të cilat janë ndihmesë e jashtëzakonshme për implementimin me sukses të reformave dhe projekteve të lidhura me to.
Në aspektin e shkëmbimeve tregtare, shifrat janë akoma modeste por gjithsesi në rritje.
Në vitin 2017, tregtia midis vendeve arriti në 31.7 milionë euro me një rritje në masën 56 % krahasuar me vitin 2016. Eksportet me Suedinë ishin rreth 19 milion euro dhe importet nga Suedia rreth 13 milion euro.
Mallrat kryesore të importuara nga Suedia janë mjete transporti, mjete pune, lëndë drusore apo medikamente.
Ndërsa, Shqipëria eksporton kryesisht veshje, ferro-lidhje apo gaze të naftës; etj.
Në Shqipëri zhvillojnë aktualisht, duke iu referuar marsit të vitit 2018, një numër prej 20 ndërmarrje aktive suedeze në sektorin e tregtisë me shumicë e pakicë, industrisë përpunuese dhe shërbimeve, bujqësi pyje peshkim, megjithatë kapitali i investuar është akoma i ulët.
Ka patjetër shumë potencial të pa shfrytëzuar mes dy vendeve. Një nga shiftrat që ia vlen të përmendet është rritja, gati dyfishimi vit pas viti, i numrit të turistëve suedezë në Shqipëri. Është rritur nga 10 mijë në 25 mijë numri i qytetarëve suedezë të ardhur nëpërmjet agjencive. Pra, siç e shikoni, tërheqja që kanë vendet e Evropës veriore, në rastin konkret Suedia, për turizmin shqiptar tregohet në numra gjithmonë e në rritje.
Siç e theksova, ka patjetër shumë potencial të pashfrytëzuar midis dy vendeve. Ky është një moment shumë i mirë për ekonominë shqiptare, më një sërë nismash që janë ndërmarrë apo ndërmerren, si reforma e deregulimit për lehtësimin e klimës së biznesit, apo edhe incentivat fiskalë në sektorë të rëndësisshëm si turizmi dhe industritë e teknologjisë së Informacionit. Janë mundësi që duhen shfrytëzuar nga sipërmarrjet dhe investitorët suedezë, ndaj unë përfitoj nga ky komunikim që të ripërsëris edhe njëherë ftesën time.
Nga ana tjetër, kjo është një stinë shumë e rëndësishme edhe në aspektin politik, ku ne presim shumë shpejt hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe duke e vlerësuar mbështetjen e Suedisë në të gjitha hapat e procesit integrues të Shqipërisë në BE, jemi të bindur që do të vazhdojmë ta kemi atë edhe në kuadër të diskutimeve për hapjen e negociatave. Është një sfidë për të cilën Shqipëria është tashmë e përgatitur ta përballojë.
Dhe për ta mbyllur, siç e theksova, projekti më aktual dhe i drejtpërdrejtë i lidhur me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është ai i kadastrës fiskale. Ne kemi bërë një progres shumë të mirë në ngritjen dhe përgatitjen e sistemit, edhe me ndihmën e ekspertëve suedezë dhe siç e dini, nga data 1 prill do të jemi gati për të implementuar metodoligjinë e re të përllogaritjes së vlerës së taksës së pronës mbi bazën e vlerës së tregut.
Ekspertët suedezë kanë një eksperiencë të thellë dhe në rajon me kadastrën fiskale. Kanë ndihmuar Kosovën për ta ngritur dhe për ta kthyer në të sukseshshme. Jam i bindur që puna e përbashkët do të ketë edhe në Shqipëri sukses.
Ju falënderoj për vizitën.
Faleminderit
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, nëpërmjet një njoft...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me president...
Pas shkarkimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tiller...
Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të fundit, krenohej se ...
Kastriot Dervishi vijon me publikimin e dokumenteve të komun...
Në vijim të qendrimit ndaj Rusisë kryeministrja e Britanisë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas votimit n...
Autoritetet italiane kanë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë...
Sikurse kemi raportuar më pare, miratimi i ligjit të gjuhë...
Ish-deputeti socialist, lëshoi deklarata të forta për një “b...
Ish-kryeministri Berisha vijon akuzat në drejtim të pasardhë...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar listat e m...
Tema më e nxehtë politike e ditëve të fundit në Shqipëri ësh...
Kreu i grupit parlamentar të LSI në një intervistë ekskluziv...
“Call center-at”, janë një sektor që kanë një numër të madh ...
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, shqiptari Talat Xhafer...
Nuk ka asnjë instrument ligjor ndërkombëtar që mund të justi...
Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar kërkesën e dymbëdhjetë deput...
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, i cili ...
Ish-kryeministri Berisha vijon denoncimet dhe akuzat në drej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...