"Batalioni" me 75 zëvendësministra pritet të raportojnë për punën e bërë
Pas kritikave të shumta për numrin e madh të zëvendësministr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzohet se ka lobuar për zgjedhjet e 25 qershorit, duke paguar para në kompani offshore në SHBA. Ky skandal shpërtheu gjatë kohës kur Basha protestonte në “Çadrën e Lirisë” para Kryeministrisë, ndërsa akuzohej se i ka paguar 1 milionë dollarë një kompanie pastrimi parash.
Në vijim ka qenë prestigjozja “MotherJones” e cila nxjerr fakte të reja në dritë lidhur me një firmë fantazmë, të lidhur me Rusinë dhe që ishte kontraktuar për të punuar në SHBA që të lobojë për PD-në gjatë zgjedhjeve parlamentare.
Pavarësisht kësaj, Lulzim Basha, ka mohuar gjithçka madje e ka quajtur shkrimin si një prodhim dhe financim të qeverisë dhe Edi Ramës, ndërsa ky i fundit duket se po orvatet të shpëtojë Lulin nga skandali në të cilin është përfshirë.
Më poshtë po ju sjellim të gjithë atë që ka ndodhur lidhur me pagesat për lobimin në favor të PD-së.
Kryedemokrati Lulzim Basha, e ka pranuar pagesën në shumën 25.000 USD, ndonëse kjo nuk është deklaruar. Ndërkohë që edhe dy shuma nga 25 mijë USD të kontraktuara me Muzin më 22 Prill dhe 22 Maj, nuk janë konfirmuar as nga Muzin e as nga PD si të shlyera, e në të njëjtën kohë nuk ka deklarim në KQZ, siç e detyron ligji “Për partitë politike”.
Krahas këtyre shumave prej 25 mijë dollarë, është edhe ajo prej 500 mijë USD, për të cilën nuk ka asnjë kontratë, por Muzin e ka deklaruar si të arkëtuar më 9 qershor 2017, dhe asnjë deklarim në KQZ. Lulzim Basha e ka mohuar që kjo shumë të jetë paguar nga PD. Ai ofron të dhëna alternative si, Fondacion, apo donatorë të pa identifikuar, ndërsa nuk ofron datën e këtij transaksioni. Ai tha në “Opinion” se PD nuk ka bërë asnjë pagesë të tillë të pretenduar për në 9 qershor. Po ashtu, në KQZ nuk ka një deklarim të financimeve dhe shpenzimeve, që sipas ligjit duhet të ishte bërë para datës 25 shtator 2017.
Nga ana tjetër, kemi një shumë prej 150 mijë USD të kontraktuara dhe konfirmuara nga Muzin me Biniatta Trade LP, por që nuk është konfirmuar nga Basha, i cili mohon njohjen me Biniatta Trade LP.
Janë edhe dy shuma të tjera nga 150 mijë USD, për tu shlyer, të cilat janë të pakonfirmuara si të shlyera nga Muzin, përkatësisht në 15 Prill 2017 dhe 15 Maj të 2017.
Me Biniatta Trade LP, Muzin ka kontraktuar edhe një shumë prej 500 mijë USD për tu shlyer më 23 mars 2017, por që deklarohet si pagesë nga Biniatta për llogari të PD, por që nuk del qartë nëse është e njëjta shumë me atë të deklaruar nga Muzin dhe të pranuar dhe nga Basha si e siguruar nga fondacioni anonim.
Analiza e deklarimeve të Bashës:
Basha deklaron se PD, ka paguar vetëm 25 mijë dollarë në favor të ?Stonington Strategies? dhe duket sikur kjo pagesë është publike dhe e deklaruar në përputhje me legjislacionin në Shqipëri dhe në SHBA. (Por, kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ). Basha shton se PD nuk ka asnjë lidhje me ?Biniatta Trade LP?, sepse nuk ka kontratë me të.
Basha ka deklaruar më parë se shuma prej 500 mijë dollarë është kryer nga një fondacion shqiptaro-amerikan, i cili ka bërë fund-raising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar kompaninë ?Muzin Capitol Partners?.
Dhe në fakt në listën e pagesave që deklaron kompania ?Muzin Capitol Partners?, si të kryera nga ?Biniatta Trade LP?, (për llogari të PD) rezulton midis të tjerave një shumë prej 500.000 USD.
Dyshimet:
Pse kompania ?Biniatta Trade LP?, ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si të shlyera vetëm 150 mijë dollarë?
Duke iu referuar VOA-s, risjellim në vëmendje se pagesa e parë e datës 24 mars 2017 (?Biniatta Trade LP?) ka qenë në vlerën 150 mijë dollarë.
Pagesa në vlerën 25 mijë USD konfirmohet si nga Basha ashtu edhe nga kompania ?Muzin Capitol Partners?.
Sërish referuar VOA-s, pagesa e dytë është bërë me datë 27 mars 2017 nga Partia Demokratike në vlerën e 25 mijë dollarëve.
Pse Basha ka kontraktuar 75 mijë dollarë shërbime, (sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe ?Stonington Strategies?, a division of Muzin Capitol Partners?, ndërkohë që Basha njeh detyrimin dhe kompania ?Muzin Capitol Partners?, deklaron si të shlyera vetëm 25 mijë dollarë?
Të dy duken të kënaqur me shlyerjen e 25 mijë USD dhe duket sikur e quajnë kontratën të mbyllur.
Pse kompania ?Muzin Capitol Partners?, deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, kur nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim?
Sipas VOA ?s, pagesa e tretë është bërë datë 9 qershor 2017 nga Partia Demokratike në vlerën 500 mijë dollarë.
Më tej:
Pse ?Muzin Capitol Partners?, deklaron nën përgjegjësi ligjore se kontrata me ?Biniatta Trade LP? është lidhur për t?i shërbyer PD-së?
Pse Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij?
Gjëja e rëndësishme në këtë deklarim është se Basha ka konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe se ai është në dijeni të saj. Për këtë shumë përputhen deklarimet e Bashës dhe të kompanisë ?Muzin Capitol Partners?.
Me këtë pohim Basha indirekt konfirmon se palët kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu siç ajo është bërë në fakt.
Mjegulla rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe ?Muzin Capitol Partners?, dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.
Pse një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar Shqipërinë?
Pse ky shpenzim devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në PD nuk shfaq as shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi?
Pse ?Muzin Capitol Partners?, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në, për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për PD-në, ky nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së?
Pse Basha deklaron se i ka bërë publike dhe i ka deklaruar shpenzimet e kryera në favor të ?Muzin Capitol Partners?, (Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies) kur kjo gjë nuk është e vërtetë?
Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe ?Stonington Strategies? ka pasur objekt ?hartimin dhe zbatimin e fushatës politike për zgjedhjet e vitit 2017?. Si e tillë ajo ka qenë objekt i detyrimit për raportim menjëherë pas zgjedhjeve.
Në të njejtën logjikë edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, ?Biniatta Trade LP? ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t?i nënshtrohej, jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja te lidhura me pronësinë), ndalesave të rrepta ligjore.
Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posaçme bankare etj.
Fakti është, se të gjitha shumat e paguara në favor të ?Muzin Capitol Partners?, për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.
Fakti eshte se PD-ja në KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të: ?Clearpath Strategies?, në shumën 1.820.109 lekë; ?Barnes & Thornburg LLP?, dy pagesa në shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.
Nga ana tjetër PD-ja është ndëshkuar me masë administrative, gjobë nga KQZ-ja për mosdeklarim edhe për:
Konsulencë me kompaninë ?Murphy Vogel Askew? në vlerën 609.169 lekë, sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit.
Me kompaninë ?Barnes & Thornburg LLP? në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.
Gjate seancës së shqyrtimit të shkeljes së Kodit për mungesën e deklarimeve, sa i takon konsulencës me kompaninë ?Murphy Vogel Askew? dhe me kompaninë ?Barnes & Thornburg LLP?, përfaqësues të PS ?së, në KQZ refuzuan organizimin e një seance hetimore për çështjen e financimeve dhe kërkuan mbylljen e shqyrtimit me vendosjen e gjobës, e cila shkonte në vlerën 1.000.000 lekë./CNA.al
Pas kritikave të shumta për numrin e madh të zëvendësministr...
Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Studio...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka puvlikuar denoncimin e rad...
Ndihmës Sekretari i ri i Shtetit për çështjet evropiane dhe ...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazin...
Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta ratifikuar marrëv...
Këngëtarja e njohur shkodrane, Rita Ndoci, nëpërmjet një kom...
Sekretari i PD –së Arben Ristani, ka folur rreth zhvillimev...
Një vit më parë, në fillim të Marsit, gazetari Elvi Fundo u ...
Kuba të dielën mori hapin e fundit politik para një tranzici...
Duke filluar nga dita e sotme Qeveria e Kosovës e kryesuar n...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtje...
Analisti Agron Gjerkmarkaj, teksa merr në mbrojtje kryetarin...
Analisti Agron Gjekmarkaj, nëpërmjet në analize të tij të bë...
Në një dalje për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha i është...
PD-LSI, pa protestës së fundit, i kanë ftohur marrëdhëniet d...
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamen...
Në një intervistë dhënë gazetës “Dita”, gazetari Elvi Fundo,...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS –së, kreu i Grupi Pa...
Gazeta Shqiptare, ka publikuar një raport të shkaqeve që çua...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...