Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një vit më parë, në fillim të Marsit, gazetari Elvi Fundo u rrah barbarisht, në zonën pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
Dy persona e goditën nga pas dhe e rrëzuan në tokë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ndonëse ka kaluar një vit kohë, kur ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, organi i hetimeve ende nuk e ka zbardhur.
Në një intervistë për gazetën?Dita?, gazetari Elvi Fundo, ka treguar se çfarë ka ndodhur më 8 mars të një viti më parë, duke nënvizuar se nuk ka mbetur peng i asaj ngjarjeje.
?Vërtet ka kaluar një vit, por unë personalisht kam bërë një hap përpara dhe jam munduar ta harroj atë ngjarje. Mendoj se episode të tilla mirë është mos të kujtohen. Edhe pse njeriu duhet të mësojë nga e shkuara, unë nuk kam mbetur peng i asaj ngjarjeje.
Ishte një ditë e zakonshme. Dola nga shtëpia dhe shkova për dy veprime në bankë. Kalova në një rrugë që kam 15 vjet pasi punoj dhe banoj këtu. Kam qenë duke ecur dhe kam ndjerë dy goditje në kokë.
Pata një moment që humba ndjenjat sepse më pas mbaj mend një levë ose dy që më goditën në fytyrë dhe një goditje të fortë në këmbë. Në fillim ndjeva goditjen në kokë dhe në këmbë ndërsa në fytyrë e kuptova vetëm nga gjakderdhja?, ka thënë Fundo.
Më tej ai ka treguar se atë ngjarje e ka konceptuar si një mesazh paralajmërimi.
?Të gjitha çfarë kam pasur i kam bërë publike në të gjitha mediat. I kam bërë letër dhe ambasadorëve, dhe ministrit të brendshëm, dhe organeve ligjzbatuese. Unë e kam konceptuar si një mesazh, ?mos fol, mbyll gojën?. Kjo për shkak të levave që më erdhën në gojë?, është shprehur Fundo.
Ndër të tjera Fundo është ndalur edhe tek zvarritja e hetimeve të kësaj ngjarjeje.
?Pashë që atë ditë policia lëvizi shpejt. Pas daljes nga spitali kam qenë me disa punonjës të policisë në zonën ku ndodhi ngjarja për të gjetur filmime, por ato ishin zhdukur, çuditërisht. Kam vënë re dhe një mungesë bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë, pasi duhet të vepronin më shpejt dhe do të kishin më shumë pamje. Pas disa muajve ka patur një person të arrestuar i cili ngjasonte me një prej autorëve. Kam mësuar se personi është mbajtur rreth 30 ditë në qeli dhe për shkak të mungesës të provave dhe të faktit se askush nuk e identifikonte, është lënë i lirë?, ka thënë Fundo në intervistë.
Fundo tregon se ka dhënë emra në Prokurori, kur është thirrur se për kë dyshon. Por, sërish asgjë nuk ka lëvizur.
?Personalisht jam thirrur një apo dy herë në prokurori nga prokurori i çështjes i cili vazhdon punën. Unë kam shkuar vetëm për të kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe asgjë më tepër se kaq. Kur më ka pyetur ku mendon apo dyshon, i kam dhënë dhe emra. Deri më tani dosja është pezull, për mendimin tim është turp që në një vit mos gjenden autorët.
Ne kemi një thënie që shteti kur do e kap lepurin me qerre, por është dikush ose një dorë tjetër që e frenon këtë zbardhje. Ndoshta edhe ish-prokurorit të Tiranës nuk i ka interesuar zbardhja për shkak të disa shkrimeve të mija kundër tij?, është shprehur Fundo,
Në kohën kur ndodhi ngjarja pati tentativa për ta parë si sulm politik, por këto zëra u shuan nga vetë gazetari Fundo në atë kohë.
?Unë nuk lejova që ngjarja të bëhej politike. U tentua që të kthehej në politike pasi kujtojmë që atëherë ishte çadra e opozitës në bulevard.
Unë jam njeri me aktivitet politik pasi katër apo pesë vjet më parë kam mbajtur post publik politik dhe nuk e kam për turp të them se kam pasur bindje dhe kam qenë pjesë e një partie politike. Unë e kam vlerësuar shumë PD-në dhe kam vlerësuar shumë te vizioni i saj edhe pse sot ajo mund të jetë në një pozicion tjetër. Kam gati katër vjet që nuk jam në angazhim politik, por që mbaj një profil të djathtë konservator, që këtu në Shqipëri nuk ekziston. Pas ngjarjes bëra një reagim publik që çështja të mos politizohej?, është shprehur Fundo.
Kuba të dielën mori hapin e fundit politik para një tranzici...
Duke filluar nga dita e sotme Qeveria e Kosovës e kryesuar n...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtje...
Analisti Agron Gjerkmarkaj, teksa merr në mbrojtje kryetarin...
Analisti Agron Gjekmarkaj, nëpërmjet në analize të tij të bë...
Në një dalje për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha i është...
PD-LSI, pa protestës së fundit, i kanë ftohur marrëdhëniet d...
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamen...
Në një intervistë dhënë gazetës “Dita”, gazetari Elvi Fundo,...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS –së, kreu i Grupi Pa...
Gazeta Shqiptare, ka publikuar një raport të shkaqeve që çua...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Te nxitur nga Saturni, këtë jave ...
Shtresat e brishta të Shqipërisë, pensionistët, të varfëri...
Gjatë gjithë ditës moti paraqitet kryesisht i vranët me shir...
Një nga mediat më prestigjoze amerikane “Mother Jones” ka pu...
Partia Demokratike e Vlorës ka mbledhur ditën e djeshme krye...
Lulzim Basha sot raportoi një lajm të keq, falimentimin dhe ...
“Ti je një luledielli” mban emrin fushata sensibilizuese e c...
Kryeministri Edi Rama i cili ishte në qytetin e Fierit, ku i...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...