Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të opozitës lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor, për kapjen e 613 kilogramëve kokainë të pastër në një magazinë bananesh në Maminas të Durrësit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“SULMET E DY PARTIVE PËR SUPEROPERACIONIN POLICOR ANTIDROGË NJË PASQYRË E DEGRADIMIT TË OPOZITËS – As lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #Vajmedet kush u beson akoma”, ndërsa poston edhe reagimin e Ministrisë së Brendshme të bërë lidhur me sulmet e opozitës.
Reagim i Ministrisë së Brendshme:
Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëve dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratave denigruese të partive opozitare për superoperacionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë.
Ky superoperacion, i përshëndetur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol-i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatuese, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipit të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithëfarë absurditetesh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipin e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeministrin e Shqipërisë.
Hetimi për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Portin e Durrësit është duke u kryer intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Agjensive partnere ndërkombëtare.
Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit.
Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin.
Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t’i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.
Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajuese. E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të Operacionit ?Forca e Ligjit?. Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetjen aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjensive ligjzbatuese me autoritet të njohur ndërkombëtar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL tj.
Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë papushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.
Duke e konsideruar publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegjshmërie të skajshme institucionale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmërinë më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superoperacionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me Forcën e Ligjit. /CNA.al
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Damir Fazlic biznesmeni boshnjak i cili jeton në Amerikë, pa...
Në një postim në rrjetet sociale, aktori Julian Deda, ka kom...
Në një raport të publikuar nga Gazeta Shqiptare, i cili përm...
Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer sërish vëmendjen tek aksi...
Këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj, në një p...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i kërkoi sot kr...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Ko...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat...
Të rinjtë duhet të jenë në shërbim të Shqipërisë turistike ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Në një intervistë për “Oktapod” me Turjan Hyskën, analisti A...
Pas investigimit të gazetës amerikane “Mother Jones”, e cila...
Kryetari Basha mori pjesë në konferencën (De)Rregullimi i Tr...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, e ka komentuar në...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...