Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Në një raport të publikuar nga Gazeta Shqiptare, i cili përmbledh një analizë të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit, thuhet se degët i janë ankuar kreut të PD Lulzim Basha se një ndër shkaktarët e humbjes janë edhe kritikët e tij. Ndërkohë që degët i ka porositur vetë Lulzim Basha që analizën ta bënin në këtë lloj forme duke thënë se kanë qënë kritikët shkak i humbjes.
PD ka gati 250 mijë vota më pak se katër vite më parë, Basha e ka pranuar këtë duke ju thënë degëve që të fajësojnë kritikët për humbjen.Të paktën për herë të parë në jetën e tij është treguar i sinqertë.
Më poshtë po sjellim detajet të publikuara nga Gazeta Shqiptare.
Baza e PD-së i është ankuar kreut Lulzim Basha se kritikët e tij kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar, gjë që sipas saj, thelloi humbjen në zonat ku ata ishin më parë të zgjedhur të PD-së.
Aktivistët e PD-së kanë përmendur emra konkretë përmes raporteve konfidenciale të hartuara pas mbylljes së procesit të analizës në mbarë vendin. Në Partinë Demokratike qëndrojnë të depozituara raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka edhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Lulzim Basha, në çdo qark.
Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, apo përdorimi i administratës, si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës eko-nomike dhe mënyra të tjera. Por, më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë përfshirë ato të brendshmit. Pikërisht në këtë pikë janë përmendur emra konkretë të njerëzve që punuan kundër fitores së PD-së në zgjedhje, duke cituar kon-kretisht emrat e kundërshtarëve të Bashës në parti.
Burime për ?Gazeta Shqiptare? konfirmojnë se bëhet fjalë kryesisht për zonat e qarkut të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës etj. Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën ekskluzive të Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave. Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr edhe në marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e PD-së në zgjedhje. Koha e gjatë prej tre muajsh në çadër vonoi fillimin e fushatës së PD-së, ku baza e PD-së e pati të vështirë të përgatitej në kohë për 25 qershorin.
Ky fakt u përmend edhe nga vetë kreu Basha gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë së PD-së mbrëmjen e së enjtes, teksa u diskutua edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryesia e PD-së vendosi në mbledhjen e 8 marsit që të thërrasë me 28 dhe 29 prill mbajtjen e Kuvendit Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore.
Gjithashtu, u vendos unanimisht se brenda datës 22 mars, një grup i posaçëm pune të mbledhë të gjitha propozimet për ndryshimet statuore dhe më pas të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu Lulzim Basha njoftoi ngritjen e një grupi pune për propozimet për ndryshimin e statutit, që do të paraqiteshin në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Por, grupi anti-Basha në PD kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për të bërë edhe njëherë analizën e humbjes së 25 qershorit, si dhe diskutimin e propozimit për ndryshime statutore.
Raporti konfidencial, arsyet e humbjes së zgjedhjeve
http://www.gsh.al/2018/03/11/raporti-konfidencial-deget-e-pd-kritiket-e-bashes-sabotuan-fushaten/
Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer sërish vëmendjen tek aksi...
Këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj, në një p...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i kërkoi sot kr...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Ko...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat...
Të rinjtë duhet të jenë në shërbim të Shqipërisë turistike ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Në një intervistë për “Oktapod” me Turjan Hyskën, analisti A...
Pas investigimit të gazetës amerikane “Mother Jones”, e cila...
Kryetari Basha mori pjesë në konferencën (De)Rregullimi i Tr...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, e ka komentuar në...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se eksodi i...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti dhe ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...