Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.
Burime i thanë Top Channel se hetimet kanë nisur pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ndërkohë që prokuroria në kryeqytet po heton për falsifikim formularësh, për sa kohë dyshohet se Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ të dhëna të rreme për financimin.
Burime nga grupi i hetimit shprehen për Top Channel se do t?i drejtohen autoriteteve amerikane me letërporosi për të plotësuar dosjen ku përmenden se si Nik Muzin u pagua për të vendosur kontakte në Uashington për Partinë Demokratike.
Gjatë javës, prokurorët pyetën Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili përsëriti se i qëndron versionit zyrtar të partisë së tij për këtë çështje.
Për hetimin e nisur kryesisht që prej muajit nëntor 2017, prokurorët shqiptarë posedojnë një raport të KQZ-së për financimin e Partisë Demokratike, por së fundmi edhe një shkrim të revistës amerikane ?Mother Johnes?, ku dalin në dritë edhe biznsemenë rusë.
Prokurorët tregojnë se do kërkojnë dokumente shtesë edhe nga tatimet dhe dega e Thesarit për të verifikuar pagesat e depozituara nga Partia Demokratike. Kjo e fundit, thotë se i ka paguar kompanisë ?Biniatta Trade? 150 mijë dollarë për lobim. Por nga ana e saj, revista amerikane ?Mother Jones? paraqiti skemën e financimit. Sipas kompanisë, së Muzin, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ?Biniatta Trade LP?, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.
Ndërkohë, Partia Demokratike thotë se ka paguar vetëm 150 mijë dollarë për lobim. Debati dhe hetimet në Uashington dhe Tiranë kanë nisur për 525 mijë dollarët dhe burimet e financimit, duke marrë shkas nga deklaratat që ka bërë kompania e lobistit Muzin.
Që nga zgjedhjet e fundit presidenciale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një debat të nxehtë për ndërhyrjen ruse, ndërsa prej kohesh vijojnë hetimet për ndërhyrje të Moskës në fushatën e Trump, të cilat kanë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë. Ndaj edhe organet ligjzbatuese dhe autoritetet atje janë aq të ndjeshme sa herë bëhet fjalë për ndërhyrjen politike apo financiare të Rusisë. /TCH
Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer sërish vëmendjen tek aksi...
Këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj, në një p...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i kërkoi sot kr...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Ko...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat...
Të rinjtë duhet të jenë në shërbim të Shqipërisë turistike ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Në një intervistë për “Oktapod” me Turjan Hyskën, analisti A...
Pas investigimit të gazetës amerikane “Mother Jones”, e cila...
Kryetari Basha mori pjesë në konferencën (De)Rregullimi i Tr...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, e ka komentuar në...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se eksodi i...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti dhe ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në ...
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i grupit parlame...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...