web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Importi i kokainës me kuintalë nuk është rrenë gazetarësh, por realitet

28 Shkurt 2018, 11:13, Kronika CNA

Pa rënë në pozitën e personazhit të skecit ?Doni më për Belulin? kam të drejtë të theksoj se në të paktën 6 raste gjatë viteve 2017-2018 në shkrimet e mija kam dhënë alarmin për faktin se tashmë Shqipëria ?eksporton? drejt tregjeve europiane kanabis me tonelata, ndërsa tranziton drejt këtyre tregjeve kokainë latino-amerikane dhe heroinë (truko-afgane) me kuintalë. Kapja e së martës në mbrëmje në Durrës të 6 kuintalëve kokainë puro provoi përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se Shqipëria ishte shndërruar në një ?Bonded Warehouse? për kokainën latino-amerikane dhe një trampolinë për ta dërguar atë me kuintalë e me kile sipas rastit drejt tregut italian, por edhe të 2-3 vendeve të tjera të BE-së.

Kolegët kolumbianë

Kolegët kolumbianë na informojnë që kompania shqiptare Arbri Garden Shpk, pas vitit 2013 ka vendosur kontakte pune me kartelet kolumbiane të drogës si edhe më një guerrilje kolumbiane duke importuar herë pas here kontejnerë tip Genset me ngarkesë legjitime bananesh për Shqipëri. Narkosët kolumbianë dhe shqiptarë kanë sfiduar edhe vetë DEA-n e tmerreshme amerikane duke i kaluar kontejnerët me banane+kokainë nëpërmjet Portit të Filadelfias për të përfunduar në Xhoja Tauor (Gioia Tauro) në Itali e më pas për të mbërritur në Shqipëri me anije të vogla kontejnermbajtëse të tipit ?Feeder?.

Kolegët kolumbianë na sollën informacione shumë të hollësishme dhe precise për dy kontejnerë me banane+drogë.

KONTEJNERI 1

Në prill 2017 kompania kolumbiane C.I. Baccota S.A.S. me adresë tregtare në Km. 5 Via Llanogrande Mall el Hato L RionegroAnt Colombia i shiti firmës Arbri Garden Shpk një kontejner me banane të varietetit: Vittola Premium (Cavendish). Kontejeneri i tipit Genset kishte numrin MEDU 9010867 dhe me numër policë-ngarkese MSCUTY 011730. Ky kontejenr me 22,3 ton banane + ca kuintalë kokainë në Portin Cristobal të Panamasë u ngarkua në bordin e anijes kontejnermbajtëse ?MSC Chloe? për në Portin e Philadelphia, ku u krye trasbordimi i kontejnerit në fjalë për t?u ngarkaur më vonë në një tjetër anije kontejnermbajtëse, me destinacion një port në Detin Mesdhe.

Kontejneri 2

Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe nevojës së shtuar për kesh për fushatën e ardhshme elektorale në javën e dytë të dhjetorit 2016, e njejta kompani kolumbiane eksportoi në drejtim të firmës shqiptare Arbri Garden Shpk. 19 ton banane me vlerë 7 252 USD po me kontejner tip Genset, me destinacion përfundimatar Portin e Durrëst (normal edhe kësaj radhe skaneri ultramodern nuk detektoi gjë në kontejner, përvec bananeve). Ky eksport bananesh + kokainë u krye nëprmjet deklaratës doganore të eksportit (dogana kolumbiane) me Nr. 6007605531941. Kontejneri u ngarkua në anijen kontejnermbajtëse në Portin Turbo të Kolumbisë për të përfunduar si zakonisht në Portin e Durrësit!!!! Bien ë sy kësaj rradhe, që kompania pritëse krahas adresës në Maminas ka edhe një adresë dytësore në Rrugën Ferit Xhajko 1001 në Tiranë. Këtë adresë në Tiranë kompania e ka përdorur edhe për korespondencën, që ka pasur zoti Arbër Cekaj me dy adresa të ndryshme në Holandë. Një pjesë e kokianës sëë këtij kontejneri ka përfunduar në një vendstrehim droge në qytetin Raesfeld në Gjermani në Landin e Nordrajn-Vesfalisë.

Pagesa me kesh apo me klering?!?!?!?!!?

Ashtu sic ironizoja ?ciftin? diplomatik Vllahutin-Lu, policinë shqiptare dhe ministrin Xhafa për qënien ende te ura, kur filluan të përmendnin kanabisin por hic fare miellin e bardhë kolumbian dhe atë të kuq turko-afgan, kësaj radhe bëj pyetjen ironike: Kjo kompania Arbri Garden Shpk. kokainën e importuar nga Kolumbia si e paguante me kesh apo me klering?!?!?!? Nëse pagesa bëhej pjesërisht me klering, me cfarë lloj mallrash paguhej? Me prodhime të fabrikave të Mjekësit, të Fabrikës së Teqesë së Cekinit, apo me stoqe të vjetra ruso-kineze, apo larg qoftë me ndonjë MANPAD vjetërsirë gjermano-lindore, që kishin efektivët e repartit FJB 40 në kohën e Honekerit ndjesë pastë?!?!?!?!??!

Në gjykimin tim modest më shumë sesa 6 kuintalë e ca kokainë, ka më pak rëndësi sesa fakti, që ia vlen të hulumtohet, nëse pagesa e pjesëshmë për ?miellin e bardhë? bëhej me kleringa po jo?!?!?! Në të kundërt nëse policët, socialistët dhe ambasadorët e ambasodoreshat do thone urime e përgëzime pa fund për 6 kuintalshin e kokainës do të jenë përsëri ?hala te ura? (After Pilafi), sepse kleringu është jashtëzakonisht interesant si mjet pagese. Jo më kot një proverb kinez uron: jetofshi në kohë interesante!/ GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga